Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Milani drejt transferimit të një mbrojtësi, Allegri e zbulon të preferuarin e tij

26/01/2026 - 13:55
në Sport
A A
Milani drejt transferimit të një mbrojtësi, Allegri e zbulon të preferuarin e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Milani ka nisur lëvizjet në “Pazar” për ta përforcuar repartin defanziv, me trajnerin Massimiliano Allegri që ka kërkuar qartë afrimin e një qendërmbrojtësi të ri.

Kuqezinjtë po i vlerësojnë disa opsione, ndërsa një nga emrat që ka dalë në pah është ai i Radu Dragusin.

Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Tottenham Hotspur për ta diskutuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit rumun, përcjell “Gazeta Express”.

Dragusin, i cili ka përvojë të mëparshme në Serie A, shihet si një profil i përshtatshëm për kërkesat taktike të Allegrit.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet formula e marrëveshjes.

Kuqezinjtë e preferojnë një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, ndërsa Tottenhami kërkon një obligim blerjeje, të lidhur ose jo me kushte të caktuara sportive.

Kjo diferencë po i ngadalëson për momentin negociatat mes palëve.

Paralelisht, drejtuesit kuqezi po mbajnë të hapura edhe pista të tjera për mbrojtjen.

Një nga alternativat e përmendura është edhe Mario Gila i Lazios, megjithatë edhe në këtë rast situata është ende në fazë vlerësimi.

Afati kalimtar i janarit është ende i hapur dhe ditët në vijim priten të jenë vendimtare për ta kuptuar nëse Milani do të arrijë ta mbyllë një përforcim në zemër të mbrojtjes, ashtu siç kërkon Allegri për pjesën e dytë të sezonit.

JU REKOMANDOJMË

Sergio Ramos arrin një marrëveshje për ta blerë Sevillan
Sport

Sergio Ramos arrin një marrëveshje për ta blerë Sevillan

26/01/2026 - 13:53
Muriqi startues ndaj Realit sonte në “Bernabeu”
Sport

Vedat Muriqi takoi tifozin nga Kosova në “Metropolitano” dhe ia dhuroi fanellën pas ndeshjes (Video)

26/01/2026 - 11:41
Interesime të shumta për Granit Xhakën, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë
Sport

Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ku Xhaka u pa i acaruar

25/01/2026 - 13:22
Vedat Muriqi, pjesë e formacionit të javës në La Liga
Sport

Muriqi në formacion titullar kundër Atletico Madrid – sfidë e madhe në Metropolitano

25/01/2026 - 13:21
Lëndimi i Granit Xhakës, mësohet sa kohë do t’i mungojë ekipit të Sunderlandit
Sport

Lëndimi i Granit Xhakës, mësohet sa kohë do t’i mungojë ekipit të Sunderlandit

24/01/2026 - 22:23
UCF e revoltuar me KB Pejën, refuzon ftesën për takim nga klubi
Sport

UCF e revoltuar me KB Pejën, refuzon ftesën për takim nga klubi

24/01/2026 - 21:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    535 Shpërndaje
    Shpërndaje 214 Tweet 134
  • Nga call-centerat te fast-food-i: dosja KFC-Pizza Hut, rrjeti gjeorgjian, Amant Josifi dhe transaksionet me Fatmir Zymberin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Zyrtari që kurseu pagat e tij, përfundon në prokurori

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekzekutohen 100 eurot për studentët, Ministria e Financave del me njoftim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Ju vras, ju vras”: Kërcënon policët me armë dhe granatë, largohet me shpejtësi me BMW X5

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë