Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)

01/02/2026 - 18:46
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimeve për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar dy vendime të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilat gjobiten me nga 3 mijë euro secili dy doktorë për ushtrim të veprimtarisë së dermatologjisë pa licencë.

Fjala është për themeluesen e Klinikës “Hermosa”, Dr. Elira Grezda Manxhuka dhe bashkëshortin e saj, Dr. Noli Manxhuka, të cilët, sipas Inspektoratit Shëndetësor, kanë kryer shërbime dermatologjike pa licencë valide. Më saktësisht, të njëjtëve iu ishte refuzuar licenca nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim i Ministrisë së Shëndetësisë.

Foto nga faqja e "Hermosa" në Facebook: Noli Manxhuka dhe Elira Grezda Manxhuka
Foto nga faqja e “Hermosa” në Facebook: Noli Manxhuka dhe Elira Grezda Manxhuka

Me vendimin e Inspektoratit Shëndetësor 05-1240, të datës 23.07.2025, Dr. Elira Grezda Manxhuka ishte gjobitur me 3 mijë euro, pasi ishte gjetur se ajo në Klinikën “Hermosa” kishte ofruar shërbime dermatologjike pa licencë.

“Gjatë kohës së inspektimit gjetëm fakte se shërbimet dermatologjike ofroheshin nga Dr. Elira Grezda Manxhuka – Doktor i Mjekësisë, për pacientët: E.D., data 10.06.2025, shërbimi Otoplastika; E.D., data 16.06.2025, shërbimi Otoplastika; V.S., data 18.06.2025, shërbimi Otoplastika; D.K., data 07.07.2025, shërbimi Otoplastika; B.H., data 14.07.2025, shërbimi PRP-Flokë; L.D., data 14.07.2025, shërbimi konsultë mjekësore – shërbime të cilat do të duhej të ushtroheshin vetëm pas kualifikimit adekuat, kualifikim profesional i fituar gjatë shkollimit specialistik pasdiplomik, të kryer në Republikën e Kosovës ose jashtë saj, që është i njohur dhe i nostrifikuar në pajtim me ligjin”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor.

Edhe bashkëshorti i saj, Dr. Noli Manxhuka, ishte gjobitur me 3 mijë euro për ushtrim të veprimtarisë shëndetësore në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit 05-1241 të Inspektoratit Shëndetësor për Dr. Noli Manxhuka thuhet se janë gjetur fakte se në Klinikën “Hermosa” shërbimet shëndetësore dermatologjike ofroheshin nga Dr. Noli Manxhuka – Doktor i Mjekësisë, me licencë valide deri më datë 09.11.2028, i cili në sistemin elektronik DLA figuron si “i refuzuar”, ndërsa në sistemin elektronik të këtij institucioni figurojnë pacientë të cilët marrin shërbime dermatologjike nga Dr. Noli Manxhuka – Doktor i Mjekësisë.

“Gjatë kohës së inspektimit gjetëm fakte se shërbimet dermatologjike ofroheshin edhe nga Dr. Noli Manxhuka – Doktor i Mjekësisë, për pacientët: GJ.K., data 17.06.2025, shërbimi Otoplastika; B.D., data 07.07.2025, shërbimi Otoplastika; T.B., data 10.07.2025, shërbimi Otoplastika – shërbime të cilat do të duhej të ushtroheshin vetëm pas kualifikimit adekuat, kualifikim profesional i fituar gjatë shkollimit specialistik pasdiplomik, të kryer në Republikën e Kosovës ose jashtë saj, që është i njohur dhe i nostrifikuar në pajtim me ligjin. Andaj, Dr. Noli Manxhuka – Doktor i Mjekësisë, në IPSH ‘Hermosa’ SH.P.K., Rruga ‘Ali Aliu Kelmendi’ p.n., Prishtinë, ndëshkohet për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi”, thuhet në këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor të siguruar nga Veriu.info.

Veriu.info ka kontaktuar me Klinikën “Hermosa”, duke i pyetur për vendimin, pagesën e gjobës, arsyet pse e kanë ushtruar veprimtarinë pa licencë (me licencë të refuzuar) dhe nëse konsiderojnë se kanë rrezikuar shëndetin e pacientëve.

Në përgjigjen fillestare nga Klinika “Hermosa” mohohet se janë gjobitur, ndërsa thuhet se Dr. Noli Manxhuka është i licencuar në fushën e dermatovenerologjisë (v.j. degë e mjekësisë që diagnostikon dhe trajton sëmundjet e lëkurës, flokëve, thonjve, mukozës, si dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme/sëmundjet veneriane)

“Dr. Noli Manxhuka është mjek i licencuar në fushën e dermatovenerologjisë dhe kjo informatë mund të konfirmohet te Oda e Mjekëve të Kosovës. Klinika jonë asnjëherë nuk ka pranuar ankesë nga pacientët ose Inspektorati Shëndetësor për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Ne jemi plotësisht të hapur për çdo pyetje nga ana juaj dhe, përkundër respektit për gazetën tuaj, ju informojmë se informatat tuaja janë të pasakta dhe, në rast të publikimit si të tilla, rezervojmë të drejtën tonë për ankesë pranë KPM-së.”

Pas kësaj përgjigjeje nga Klinika “Hermosa”, Veriu.info ka dërguar pyetje sërish, duke bashkëngjitur në e-mail vendimet e muajit korrik 2025 për gjobat e shqiptuara për ushtrim të veprimtarisë mjekësore pa licencë valide. Në përgjigjen e dytë të marrë nga “Hermosa” sërish tentohet t’i devijohet temës, duke pretenduar se vendimet janë të vitit 2024, përkundër faktit se në to shihet data 23 korrik 2025.

“Po, këto vendime janë të sakta dhe janë të vitit 2024. Klinika HERMOSA gjatë kësaj kohe ka ofruar shërbime gjithmonë nën mbikëqyrjen e specialistes dr. Shpresa Nuraj. Gjobat janë paguar menjëherë pas shqiptimit dhe kërkesat e Inspektoratit gjatë inspektimit të klinikës menjëherë janë plotësuar. Në lidhje me vendimet, mendojmë se fillimisht duhet të realizohet ligji për ofrimin e shërbimeve estetike dhe t’i jepet shumë rëndësi parandalimit të ofrimit të këtyre shërbimeve nga persona që nuk kanë profil mjekësor”, përfundon përgjigjja e Klinikës “Hermosa”.

Pra, përkundër faktit se Inspektorati Shëndetësor kishte gjetur se themeluesja e Klinikës “Hermosa”, Elira Grezda Manxhuka, dhe bashkëshorti i saj, Noli Manxhuka, kanë punuar pa licencë valide, nga kjo klinikë jepen “këshilla” se si duhet të rregullohet fusha e shërbimeve estetike nga shteti.

Ndryshe, në klinikën “Hermosa” kryesisht ofrohet shërbimi i korrigjimit të veshëve, por kryhen edhe këto shërbime: korrigjimi i hundës me acid hialuronik, filler për zona të ndryshme të fytyrës, rimodelimi i buzëve me acid hialuronik dhe injektimi i botoksit.

LEXONI EDHE:

Spitali “Sante Plus” u mbyll nga inspektorati, por vazhdon të punoj ilegalisht midis Prishtinës – turku i shpallur në kërkim në Shqipëri sfidon shtetin e Kosovës

 

 

 

 

Tags: Lajmet

JU REKOMANDOJMË

Vazhdon gjykimi për sulmin në ‘Ibër-Lepenc’, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Vazhdon gjykimi për sulmin në ‘Ibër-Lepenc’, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim
28/07/2026 - 14:26

Dëshmitari Fatmir Ademi, drejtor i Departamentit për Kimi dhe Biologji në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ka deklaruar se ekspertiza e ADN-së në rastin e sulmit në kanalin...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

Edhe në rigjykim, ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren
28/07/2026 - 14:08

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim të akuzuarin Shaqir Lutvija, lidhur me akuzën për krime...

Më shumëDetails

Pas 13 vite persekutim, Sami Lushtaku dhe shtatë të akuzuarit tjerë lirohen nga akuza për krim të organizuar e vepra tjera penale

Pas 13 vite persekutim, Sami Lushtaku dhe shtatë të akuzuarit tjerë lirohen nga akuza për krim të organizuar e vepra tjera penale
28/07/2026 - 13:28

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit, lidhur me...

Më shumëDetails

BBC: Bandat e Ekuadorit me lidhje me mafian shqiptare në trafikimin e kokainës

BBC: Bandat e Ekuadorit me lidhje me mafian shqiptare në trafikimin e kokainës
28/07/2026 - 13:09

Qyteti i Duranit në Ekuador është kthyer në një nga zonat më të rrezikshme të vendit, ku bandat kriminale kanë marrë ndikim të madh dhe lufta kundër trafikut...

Më shumëDetails

Kamionisti nga Kosova plagoset rëndë në Portin e Durrësit, dërgohet në gjendje kritike në spital

Kamionisti nga Kosova plagoset rëndë në Portin e Durrësit, dërgohet në gjendje kritike në spital
28/07/2026 - 12:50

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën portuale të Durrësit, ku një kamionist ka pësuar lëndime të shumta, pasi u përplas nga një tjetër...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e të plagosurit nga të shtënat në Prishtinë

“Pse ma helmuat djalin?” – Babai i të riut që përfundoi në QKUK përplaset me pronarin e lokalit në Junik, Policia ndërhyn dhe i sekuestron pistoletën
28/07/2026 - 12:31

Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë ndodhet jashtë rrezikut për jetë, pas trajtimit mjekësor të marrë në Qendrën Emergjente. Drejtori i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dyshohet se falsifikuan dokumentet e veturave koreane, sekuestrohen pesë automjete në Vushtrri

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Këta janë dy serbët e arrestuar për krime lufte në Kosovë (Emrat)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë