Sportistja e talentuar nga Prishtina, Lanika Rexhepi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare të karatesë, duke u renditur e dyta në botë në kategorinë Kadete +61 kg.
Lanika, e cila garon dhe përfaqëson Shqipërinë, është sot pjesë e elitës botërore të karatesë për kadete, falë rezultateve të saj të vazhdueshme në garat zyrtare ndërkombëtare. Ky renditje vjen si rezultat i pikëve të grumbulluara në kampionate dhe turne të organizuara nga Federata Botërore e Karatesë, e cila publikon renditjen zyrtare globale.
Pozicioni i dytë në botë dëshmon nivelin e lartë konkurrues të Lanikës, përkushtimin e saj maksimal dhe punën e vazhdueshme drejt majave të sportit.
Me formën aktuale dhe ambiciet e saj, Lanika Rexhepi mbetet një nga shpresat më të mëdha për medalje dhe suksese të tjera të mëdha në të ardhmen.















