Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

23/02/2026 - 16:40
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Egzon Salihu Auto Lipjani

Egzon Salihu Auto Lipjani

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aksioni policor kundër fajdes, i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, kishte rezultuar me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Në mesin e personave të arrestuar ishte edhe Egzon Salihu – bashkëpronar i auto-sallonit “Lipjani”.

Gati tri vjet pas këtij aksioni, Egzon (Xh) Salihut i është ngritur aktakuzë nga prokurori Rasim Maloku, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të fajdes.

Veriu.info ka siguruar aktakuzën e ngritur më 15 dhjetor 2025, ku emri i pronarit të auto-sallonit “Lipjani” është në mesin e shumë emrave të tjerë të akuzuar për dhënie të fajdes, shumica e të cilëve janë po ashtu pronarë të auto-salloneve.

Për çka akuzohet Egzon (Xh) Salihu?

Në aktakuzën që e posedon Veriu.info, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë periudhës 2020–2022, në auto-sallonin e tij “Lipjani” ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Xhevdet Shala – pronar i kompanisë “Golden”.

Sipas aktakuzës, i dëmtuari, për shkak të obligimeve që kishte ndaj personave të tjerë për fajde, është detyruar të blejë nga Egzon (Xh) Salihu një veturë “Tiguan” në vlerë 28 mijë euro, të cilën ia ka shitur prapë atij për 16 mijë euro, njëjtë siç ka vepruar edhe me një “Range Rover Sport” të blerë për 45 mijë euro, të cilën ia ka shitur me çmim prej 32 mijë euro.

Prokurori Rasim Maloku e ngarkon Egzon (Xh) Salihun edhe me një vepër të dyshuar të fajdes, për shkak se Xhevdet Shalës ia kishte shitur një veturë për 39 mijë euro, të cilën ia ka blerë pastaj për 28 mijë euro.

Aktakuza e ngritur më 15 dhjetor 2025 e ngarkon Egzon (Xh) Salihun edhe me një akuzë tjetër për fajde, pasi që dyshohet se, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare për shkak të fajdes te personat e tjerë, i ka shitur Samir Bajramit – pronar i kompanisë “Ornela” – një “Porsche Panamera” për 100 mijë euro, të cilën menjëherë ia ka blerë për 60 mijë euro.

Me ‘stil’ të njëjtë të të bërit biznes, Egzon (Xh) Salihu dyshohet të ketë vepruar edhe kur i ka shitur edhe dy vetura të tjera Samir Bajramit, i cili me paratë e marra prej rreth 100 mijë euro ka paguar fajdet te të pandehurit e tjerë.

Çka i kishte sekuestruar policia Egzon (Xh) Salihut në aksionin e vitit 2023?

Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht asokohe se policia i kishte sekuestruar Egzon (Xh) Salihut këto prova dhe pasuri të pajustifikueshme:

  • Një (1) fletore me shënime

  • Dokumente të ndryshme noteriale (17 fleta)

  • Një (1) veturë AUDI A8

  • Një (1) veturë BMW X5

  • Një (1) telefon iPhone

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes, Egzon, Besnik e Fadil Salihut dhe Shefik Rexhepit iu sekuestruan 4 vetura e dokumente (Dëshmi)

Pse dhe si kishte ndodhur kjo shit-blerje e menjëhershme e veturave?

Veriu.info mëson se dyshimi i prokurorit bazohet në faktin se blerjet e veturave nga të dëmtuarit ndodhnin pa pasur ata para, duke hyrë në borxh te të pandehurit.

Ndërsa, rishitja e menjëhershme e veturave nga të dëmtuarit te të pandehurit ndodhte me kesh (para në dorë).

Sipas burimeve të Veriu.info, këtu ekziston dyshimi se të dëmtuarit as nuk i kanë prekur e as i kanë parë me sy veturat, pasi që ata kanë pasur nevojë për para e jo vetura. Pra, një X auto-sallon e ‘shiste’, për shembull, një veturë për 100 mijë euro, me çka i dëmtuari hynte në obligim financiar ligjor përmes noterit.

Ndërsa, blerësi (pronari i autosallonit) e ‘riblente’ me letra veturën që sapo e kishte shitur, për shembull për 70 mijë euro.

Faktikisht, këtu pronari i auto-sallonit i jepte 70 mijë (shifër ilustruese) euro kesh të dëmtuarit, ndërsa e ngarkonte me borxh prej 100 mijë euro (shifër ilustruese).

Pra, për 70 mijë euro të marra kesh, i dëmtuari detyrohej të kthente 100 mijë euro, këste për blerjen e X veturës.

Kjo, për prokurorin Rasim Maloku, ka paraqitur vepër penale të fajdes, për të cilën edhe ka ngritur aktakuzë ndaj 25 të pandehurve.

LEXONI EDHE:

Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

Tags: Auto LipjaniEgzon SalihuLIP AUTO

JU REKOMANDOJMË

Arifi: Kurti po e injoron ofertën me gjashtë pikat e Aleancës, le t’i bëjë votat atëherë

Arifi: Të gjithë janë të shqetësuar për konstituimin e kuvendit vetëm Kurti jo
26/08/2026 - 17:43

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është takuar me përfaqësuesit e Aleancës që kur kjo parti i kishte...

Më shumëDetails

80-vjeçarja u gjet pa shenja jete, burri i dyshuari – çka dihet deri më tani për krimin në Prizren

Gjendet 14-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur në Prizren
26/08/2026 - 17:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin në orët e para të mëngjesit, ku 80-vjeçarja Liza Dushi është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, ndërsa bashkëshorti...

Më shumëDetails

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot, në fokus çështja e Presidentit

Kurti e ftoi në takim, kjo është përgjigja e papritur e Abdixhikut
26/08/2026 - 17:20

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë edhe një takim gjatë ditës së sotme, ku në qendër...

Më shumëDetails

“Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin

“Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin
26/08/2026 - 17:13

Gjykata Themelore në Pejë, këtë të hënë, i shpalli të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ngjarje kjo që kishte...

Më shumëDetails

Haxhiu kërkon hetim të plotë pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr u paguan nga Serbia, morën pjesë në takime për bllokimin e rrugëve
26/08/2026 - 16:42

U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 80-vjeçare në Prizren, duke kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë të rastit dhe...

Më shumëDetails

Ky është 81-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Prizren – viktima kishte lëndime në trup, çifti ishte vetëm në shtëpi

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
26/08/2026 - 16:27

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një grua 80-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, ndërsa hetimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë