Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë

09/03/2026 - 22:17
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për prapaskenat për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, ku tha se në Davos arriti në mesnatë, pasi u kërkua prezenca e saj.

Ajo deklaroi se ftesën e kanë marrë në orët e mëngjesit, teksa zbuloi se nga presidenca i kanë thënë stafit të Shtëpisë së Bardhë nëse mund të vijë kryeministri Albin Kurti, i cili veçse ndodhej atje.

“Ftesa erdhi në 2:30 të natës, ne nuk e kemi pritur që do vijë në ato momente, nuk e kam pasur asnjë plan të udhëtojë në Davos. Mirëpo në momentin që na u dërgua ftesa, shefja ime e stafit ka qenë në komunikim me Stafin e Shtëpisë së Bardhë dhe pyetja e parë që ua ka bërë ka qenë meqenëse kryeministri është në Davos a mund të vijë ai?”, tha Osmani.

Ajo tha është kërkuar në mënyrë ekskplicite prezenca e saj si Presidente.

“Ne nuk kemi pasur njohuri se cfarë ceremonie do jetë ajo, neve na ka ardhë ftesa, mirëpo nuk e kam pasur plan të udhëtojë në Davos. Vetëm pasi është bërë e qartë që kërkohet në mënyrë eksplicite prezenca ime si presidente, vetëm atëherë kemi udhëtuar….”, shtoi Osmani.

Osmani në një intervistë për “Syri TV” ka thënë se si Presidencë, me kontaktet dhe me mbështetjen e diasporës, ka arritur ta betonojë qëndrimin e administratës Trump 2, pro sovranitetit të Kosovës, pro integritetit territorial dhe pro anëtarësimit në NATO.

“Ne kemi arritur si presidencë që me kontaktet tona dhe me mbështetjen e diasporës sonë, ta betonojmë qëndrimin e administratës Trump 2 pro sovranitetit të Kosovës, pro integritetit territorial, pro anëtarësimit të NATO-s. Kemi arritur që në takim me Marco Rubion të flasim një nga një, ta bëjmë planin konkret për njohje të Republikës së Kosovës nga vendet mosnjohëse. Kemi folur se si të arrijmë që Kosovën ta fusim në NATO, kemi folur për hapjen e kapitujve që të gjithë në tërësi. Të gjitha i kemi arritur me zero cent lobim. Asnjë koncesion, madje nuk na është kërkuar asnjë koncesion as për në dialogun me Serbinë. Është dakorduar që çdo dialog me Serbinë të jetë i bazuar në njohje reciproke”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, kjo ka qenë mbështetje historike dhe  se nuk ka pritur që ky sukses t’i pengonte ndokujt në Kosovë.

“Ky do të duhej të ishte sukses që e festojmë bashkërisht e jo sukses që dikujt i pengon. E di që i pengon Serbisë, por s’kam pritur kurrë në jetën time që t’i pengojë dikujt tjetër. Territori jonë ruhet nga ushtarët amerikanë bashkë me policinë e Kosovës. Në Bordin e Paqes, presidentë që nuk e njohin Kosovën më kanë thënë që deri më tash nuk e kemi shqyrtuar njohjen, por kjo ndryshon gjithçka”, tha Osmani.

Tags: Donald TrumpVjosa Osmani

JU REKOMANDOJMË

PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
14/09/2026 - 09:13

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese, ku pritet të kërkojë sqarime lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend. PDK ka njoftuar se në orën...

Më shumëDetails

Qeveria Kurti 4 mban mbledhjen e parë

Shpenzimet qeveritare arritën nivel rekord në tremujorin e dytë
14/09/2026 - 09:01

Qeveria e re e Republikës së Kosovës pritet të mbajë sot mbledhjen e parë pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Mbledhja do të mbahet në ora...

Më shumëDetails

Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi

Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
14/09/2026 - 08:41

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se një vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën,...

Më shumëDetails

Vazhdon në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
14/09/2026 - 08:24

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon sot seanca për paraqitjen e deklaratave përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim...

Më shumëDetails

AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë
14/09/2026 - 08:11

Deputeti i AfD-së, Tobias Teich ka folur lidhur me qëndrimin e tij dhe të forcës së tij politike lidhur me çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me...

Më shumëDetails

E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria

E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria
14/09/2026 - 07:59

Kuvendi i Kosovës të dielën, më 13 shtator, u konstituua dhe vetëm pak orë më vonë votoi Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Megjithatë, mënyra se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Lojë për të na çuar në zgjedhje, keni me marrë fund politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Inspektorati i punës gjen shkelje flagrante të drejtave të punëtorëve në kompaninë e ujit “Rugove”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë