Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

12/03/2026 - 13:49
në Opinione
A A
Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë në regjimin e afateve. Kuvendi ka dështuar të nisë procedurën. Në përfundim të numërimit mbrapsht, pa rezultat në afatin e mbetur, vendi shkon në zgjedhje.

Shkruan: Preç Zogaj

Në këtë lloj spektakli, lajmi i ri nuk është kundërshtimi i partive politike për të ndërtuar me marrëveshje çfarë pamundëson fragmentimi i votës. As lehtësia proverbiale për ta shtyrë pa institucione, në dy skajet e litarit, duke i zhvlerësuar ato. Publiku në Kosovë e ka parë këtë shfaqje, ku egoizmi për të mos ndarë pushtet nga partia e parë që nuk i ka votat për të qeverisur e vetme nga një anë dhe hezitimi nga grupe a formacione të pakicës për të bërë koalicion me partinë e parë nga ana tjetër, e kanë lënë vendin pa një qeveri të dalë nga zgjedhjet gjatë gjithë vitit të kaluar.

Por lajmi i ri deri tani është se nuk do të rizgjidhet Presidentja Vjosa Osmani. Para pesë vitesh, ajo u zgjodh me votat e lëvizjes së saj “Guxo” në aleancë me Partinë “Vetëvendosja”. Në shkëmbim bëri Albin Kurtin kryeministër me votat e “Guxo”, pa të cilat nuk bëhej dot. Punë e pastër, një dyshe e brezit të ri në krye të shtetit të ri të Kosovës.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Osmani e ka prezantuar me dinjitet Kosovën brenda dhe jashtë vendit. Duke e bërë të shqueshëm, të dobishëm e të respektueshëm funksionin e Presidentit në Republikën Parlamentare – një detyrë mjaft e vështirë që kërkon formim, personalitet e plot cilësi të tjera që veshin figurën e një shtetareje. Ajo ka mbajtur hapur me partnerët ndërkombëtarë kanale të kontraktuara apo të mbyllura të Kosovës politike. Pa ceduar nga kauzat dhe të drejtat e saj. Duke mbuluar shpesh herë në këtë rrafsh qeverinë nën presion, nën sanksione apo të bojkotuar nga aleatët.

Së fundi zonja Osmani mori vlerësime shumë të mira nga Presidenti Tramp në takimin e Bordit të Paqes në SHBA. Si asnjë zyrtar tjetër i lartë shqiptar, ajo ka zhvilluar takime zyrtare me laps e letër, siç thuhet për takimet e punës, me Sekretarin e Shtetit Marko Rubio. Duke vlerësuar personalitetin dhe rolin e saj në ankorimin e Kosovës vend mik dhe aleat i palëkundur i SHBA-ve, Uashingtoni e di mirë se në Kosovë pritet të zgjidhet Presidenti i Ri. Vlerësimet për Vjosën në këtë kontekst zbulojnë një preferencë amerikane që Kosova të vazhdojë me Vjosën Presidente.

Me nxjerrjen e saj jashtë listës dhe radarit, Kryeministri Albin Kurti dhe lider të tjerë politikë jo vetëm çojnë dëm një opsion tashmë të sprovuar dhe me përvojë, por duan, s’duan, sfidojnë një parapëlqim të aleatit strategjik për një kandidaturë që i ka bërë mirë Kosovës dhe mund të bëjë më shumë në vijim.

Një rast i ngjashëm me specifikat e veta është shkarkimi blitz i Elisa Spiropalit nga posti i Ministres së Jashtme pa i mbushur gjashtë muaj në detyrë. Nga të paktat ministre të kabinetit me karrierë politike shkallë-shkallë në opozitë dhe në pushtet.

Në mbarë botën Ministri i Jashtëm ndërrohet më rrallë se postet e tjera, madje ndodh të qëndrojë edhe më shumë se një mandat kur partia përkatëse rifiton. Arsyet mund t’i marrë me mend kushdo. Marrëdhëniet me jashtë prosperojnë në një shtrat njohjesh të konsoliduara, ku figura e Ministrit apo Ambasadorit si person është vlerë më vete. Ata nuk emërohen sot për nesër e nuk mund të ndërrohen si drejtorët e Hipotekave në Vlorë, Durrës a gjetkë.

Shkarkimi i Spiropalit nga Kryeministri Rama pa asnjë shpjegim për publikun, me gjasë pa e njoftuar paraprakisht, madje po të ishte vonuar edhe një mbrëmje në Kosovë ku po zhvillonte një vizitë zyrtare, do t’i binte ta shkarkonte në udhëtim, nuk përligjet pa një asye shumë të fortë të natyrës politike-diplomatike, apo të ndonjë skandali. Që do të ishin marrë vesh po të ekzistonin. Nëse Rama e ka shkarkuar për të shfryrë frustrimet e tij nga izolimi relativ ndërkombëtar gjatë vitit të fundit, nuk është se do t’i çelen dyert si me magji tani që hoqi Elisen. Sepse izolimi në fjalë s’ka të bëjë me Ministrinë e Jashtme, por mbi të gjitha me zigzaket e tij në mbështetje të drejtësisë.

Nëse u pranëvemë mungesës së arsyeve që përmendem atë që përflitet se Ministria e Jashtme i është bërë kurban Belinda Ballukut, atëherë shkarkimi i saj nuk do të ishte më shkarkim, por poshtrim, intrigë mesjetare pallatesh. Më e pakta.

Nuk më ka ndodhur të kem më shumë se ndonjë përshëndetje në pritjet për festën e Pavarësisë me Vjosa Osmanin. Elisa Spiropalin e kam njohur në opozitë si një politikane e re e forumit rinor të PS-së dhe si lexuese librash artistikë. Nuk e kam takuar asnjëherë në institucionet ku ka drejtuar gjithë këto vite të Partisë Socialiste në pushtet. Nuk kam patur ndonjë punë, jo se kam ndonjë kompleks të takoj zyrtarë socialistë në zyrë apo për kafe.

Pra s’kam ndonjë motiv personal të shkruaj siç po shkruaj për këto zonja. Por ma kërkon puna që bëj dhe interesi publik të shoh dhe të pasqyroj risitë në politikë majtas e djathtas.

Nisur nga ngjarjet e fundit me zonjat Osmani dhe Spiropali dhe me të tjera si ato ndër vite, na vjen vetiu të pyesim: Pse pengohen, pse u thuhet “stop”, pse largohen gratë e kultivuara e të suksesshme në një pikë të caktuar të karrierës së tyre politike kur paralajmërojnë një hop të ri në një stad pjekurie e përvojë më të madhe?

Pyetja është retorike dhe nuk është vetëm për gratë. Është edhe për burrat. Gjithkush ka një përgjigje. Është sjellja e liderëve autokratë që nuk durojnë personalitete rreth vetes, që degradojnë në shefa kazermash politike, në adhurues meskinë të vlerave minimale, në prodhues nëpunësish pa zë përmes improvizimit dhe ektravagancave në emërime, në dhunues dhe djegës të karrierave politike. Kështu e flenë mendjen se sundojnë të qetë në kazermë. Duke harruar se po presin jo thjesht degën ku rrinë në pushtet, por edhe atë ku ëndërrojnë në histori. /Mapo.al

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë