Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti vlerëson rolin e ShBA-së dhe NATO-s në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës

24/03/2026 - 15:34
në Lajme
A A
Kurti pas takimit me Sorensenin: Zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet në koordinim me BE-në dhe serbët lokalë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi më 24 mars 1999, për të ndalur gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kurti rikujtoi se Operacioni Forca Aleate u nis pas dështimit të përpjekjeve diplomatike dhe refuzimit të Slobodan Millosheviq për të tërhequr forcat nga Kosova.

Ai theksoi se bombardimet zgjatën 78 ditë dhe përfunduan me Marrëveshjen Teknike Ushtarake të nënshkruar në Kumanovë më 10 qershor 1999.

Kryeministri kujtoi edhe masakrën dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga Serbia, me mbi 860 mijë të zhvendosur dhe mbi 4,000 civilë të vrarë gjatë luftës.

Deklarata e Kurtit vlerësoi rëndësinë e ndërhyrjes së NATO-s dhe rolin e veçantë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Ai nënvizoi se këto veprime hapën rrugën për demokraci, shtetndërtim dhe integrim të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Sot janë bërë 27 vite nga dita e parë e fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, e cila e ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që shteti pushtues i Serbisë po e kryente ndaj shqiptarëve vendas në Kosovë.

Më 24 mars 1999, forcat ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën Operacionin Forca Aleate, duke i bombarduar nga ajri forcat ushtarake dhe policore të Jugosllavisë dhe infrastrukturën e tyre. Kjo fushatë erdhi më shumë se një vit pas fillimit të luftës në Kosovë dhe një ditë pasi u bë e qartë përfundimisht, që Serbia e drejtuar nga Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, nuk do të pranonte asnjë ultimatum për të ndaluar operacionet ushtarake dhe policore në Kosovë kundër popullsisë civile dhe për të tërhqeur forcat nga Kosova dhe se nuk do të pranonte asgjë nga ofertat diplomatike për zgjidhje politike të çështjes së Kosovës.

Ashtu siç edhe deklaroi në mbrëmjen e 24 marsit, Presidenti Bill Clinton: “Gjatë muajve të fundit kemi bërë gjithçka që kemi mundur për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë paqësore. Sekretarja Albright ka punuar pa ndërprerë për të negociuar një marrëveshje. Zotëri Millosheviq ka refuzuar. Të dielën e dërgova ambasadorin Holbrooke në Serbi, për t’ia qartësuar në emër të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë të NATO-s, se duhet të respektojë zotimet e tij dhe të ndalë shtypjen, ose të përballet me veprime ushtarake. Por, ai sërish refuzoi. Sot, ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s, kemi rëmë dakord ta bëjmë atë që kemi thënë më parë se do ta bëjmë, atë që duhet ta bëjmë për ta rikthyer paqen. Misioni ynë është i qartë: të tregojmë seriozitetin e qëllimit të NATO-s, në mënyrë që udhëheqësit serbë ta kuptojnë domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit të tyre të veprimit, ta parandalojmë një ofensivë edhe më të përgjakshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë dhe nëse është e nevojshme, ta dëmtojmë seriozisht aftësinë ushtarake të Serbisë për ta dëmtuar popullin e Kosovës. Me pak fjalë, nëse Presidenti Millosheviq nuk bën paqe, ne do t’ia kufizojmë aftësitë për të bërë luftë.”

Përtej pritjeve dhe parashikimeve, Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit nuk u dorëzua edhe për gati tre muaj. Kështu, 19 shtete anëtare të NATO-s e bombarduan Jugosllavinë për 78 ditë dhe netë, deri më 10 qershor kur Marrëveshja Teknike Ushtarake e nënshkruar në Kumanovë, i dha fund luftës në Kosovë.

Fatkeqësisht, pikërisht gjatë atyre ditëve, Serbia i intensifikoi veprimet në terren për ta realizuar planin “Patkoi” për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët, duke dëbuar mbi 860 mijë shqiptarë nga Kosova dhe zhvendosur rreth gjysmë milioni të tjerë brenda saj. Vetëm gjatë muajit prill të vitit 1999, shteti i Serbisë, përmes forcave të armatosura policore dhe ushtarake, vrau mbi 4000 civilë shqiptarë. Shumë prej tyre ishin viktima të masakrave të ekzekutuara gjithandej Kosovës, kurse jo pak prej tyre ende janë të zhdukur.

Tragjedia e popullit të Kosovës e shtrirë ndër dekada por e kulmuar në luftën e viteve 1998 dhe 1999, e sensiblizoi botën demokratike perëndimore dhe e vuri në lëvizje aleancën më të madhe ushtarake në histori, NATO-n, për të ndërhyrë ushtarakisht me qëllim të ndalimit të gjenocidit, spastrimit etnik dhe krimeve të tjera shtetërore të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Duke e pasuar luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fushata bombarduese e NATO-s mbi Jugosllavi dhe hyrja e trupave të saj pastaj në Kosovë në qershor të vitit 1999, e solli lirinë e Kosovës. Kjo i hapi rrugë ndërtimit të demokracisë dhe shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.

Andaj ne e kujtojmë me mirënjohje ndihmën e jashtëzakonshme të të gjitha vendeve të NATO-s dhe nderojmë veçanërisht rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugën e popullit të Kosovës për liri me demokraci dhe shtetndërtim me integrim.

JU REKOMANDOJMË

Kosova përballë një prove politike: kompromis apo krizë e re?

Rriten shpenzimet, në tremujorin e dytë Qeveria shpenzoi rreth 785 milionë euro
24/03/2026 - 18:34

Kosova duket se po rrëshqet sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme – jo si rezultat i një domosdoshmërie demokratike, por si pasojë e një dështimi të vazhdueshëm politik për...

Më shumëDetails

Hamiti: VV-ja nuk e ka çmuar as intervenimin e NATO-s, por Kurti po e qeverisë Kosovën prej vitit 2021

Hamiti: Kurti e ka uzurpuar postin e kryeministrit dhe po sundon
24/03/2026 - 18:31

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ia ka rikujtuar VV-së qëndrimet që kishte ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe intervenimit të NATO-s ndja caqeve të ish-Jugosllavisë....

Më shumëDetails

Anëtarësimi në BE pa veto, Kos, Ramës-Vuçiq: Duhet bërë shumë për t’iu bashkuar tregut, sidomos në fushën e ligjit

Anëtarësimi në BE pa veto, Kos, Ramës-Vuçiq: Duhet bërë shumë për t’iu bashkuar tregut, sidomos në fushën e ligjit
24/03/2026 - 18:26

Javë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti serb, Alkesandar Vuçiq, publikuan një editorial të përbashkët lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe format e bashkëpunimit...

Më shumëDetails

Rukë Haradinaj tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: O moj nanë, po diell i mirë ju paska ra

Rukë Haradinaj tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: O moj nanë, po diell i mirë ju paska ra
24/03/2026 - 18:25

Rukë Haradinaj, nëna e cila ia dha lirisë së Kosovës Luanin e Shkëlzenin, në një rrëfim tejet emocional tregoi se si çdo ditë e ndjenë mungesën e djemve...

Më shumëDetails

Pakistani: Të gatshëm të presim bisedimet SHBA-Iran

Pakistani: Të gatshëm të presim bisedimet SHBA-Iran
24/03/2026 - 18:23

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha sot se vendi i tij është gati të presë bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të kërkuar uljen e tensioneve...

Më shumëDetails

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim automjetesh për ata që bëjnë hedhje ilegale të mbeturinave

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim automjetesh për ata që bëjnë hedhje ilegale të mbeturinave
24/03/2026 - 18:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ashpër ndaj hedhjes ilegale të mbeturinave ndërtimore në hapësirat publike në kryeqytet. Përmes një postimi publik, ai ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë