Sipas njoftimit zyrtar, këto ushtrime synojnë të rrisin ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë operacionale të njësive, duke siguruar që ato të jenë të përgatitura për reagim të menjëhershëm në çdo situatë. Përmes aktiviteteve të tilla, personeli i KFOR-it mban një nivel të lartë të vetëdijes situative në terren.
Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij që buron nga Rezoluta 1244, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me Policia e Kosovës dhe EULEX mbetet thelbësor, duke respektuar rolet e secilës palë si reagues të sigurisë.












