Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mësuesi që u bë vrasës”, gazetari Visar Duriqi promovon librin për Nazim Bllacën

16/04/2026 - 21:10
në Lajme
A A
“Mësuesi që u bë vrasës”, gazetari Visar Duriqi promovon librin për Nazim Bllacën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Visar Duriqi, ka promovuar sot librin e tij “Mësuesi që u bë vrasës”, ku protagonist të saj e ka Nazim Bllacën, një figurë e cila lidhet me dyshime për spiunazh në Kosovë për llogari të Serbisë.

Përmbajtja e veprës sipas autorit, bazohet në një arkiv voluminoz të komunikimeve të Nazim Bllacës, dokumente autentike si dhe pjesë nga bisedat direkte që Duriqi ka pasur me të.

Historia e një marrëdhënieje dikur mes mësuesit dhe nxënësit, u shndërrua në një rrëfim të thellë prej 227 faqesh.

Autori Visar Duriqi, këtë të enjte, promovoi librin “Mësuesi që u bë vrasës”, ku në qendër të ngjarjes qëndron Nazim Bllaca, një figurë e mbështjellë me dyshime për krime, si dhe spiunazh në Kosovë në emër të Serbisë.

Gazetari Duriqi tha se për librin punoi afro 1 vit dhe së për të, ndër tjerash, i falënderohet kohës që i dha mundësinë të jetë pjesë e një historie si ajo që kaloi.

“Po du me falënderu kohën në të cilën kam lind dhe kam jetu, kohën që më ka ra me njoft edhe personalisht Nazim Bllacën, edhe me e bë ai gabimin e madh që me i besu një gazetari, me ia dhënë passwordin e email-it”, ka thënë Duriqi.

Drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, Lulzim Peci, e konsideroi këtë libër një vepër të rëndësishme për një nga pjesët më të errëta të kujtesës kolektive.

“Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një rrëfim apo një kronikë kriminale të pasluftës, por me një libër që prek një nga nyjet më të errëta të jetës tonë publike, institucionale dhe të kujtesës sonë kolektive. Në leximin tim, kjo vepër nuk është vetëm biografi kriminale e antiheroit Nazim Bllaca, ajo është e një kohe që liria kishte ardhur në Kosovë por shteti ende nuk ishte konsoliduar”, ka thënë Peci.

Ndërkohë, Bekim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se libri bëhet edhe më i besueshëm kur vetë autori është pjesë e historisë që shpjegohet aty.

“Libri nuk është vetëm për një personazh si Nazim Bllaca, por është një libër që flet se si ndërtohet e vërteta në një shoqëri post-konflikti dhe kush e ndërton atë të vërtetë. Libri rrëfen histori interesante por që në përmbajtje janë shumë interesante, por në fakt kriminale”, ka thënë Musliu.

Sipas autorit të librit, përmbajtja e veprës bazohet në një arkiv voluminoz të komunikimeve të Nazim Bllacës, një seri dokumentesh autentike si dhe pjesë nga bisedat direkte që vetë autori ka pasur me të.

Tags: Nazim BllacaVisar Duriqi

JU REKOMANDOJMË

“Liri për çlirimtarët”, nesër marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
14/09/2026 - 14:31

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se të martën e 15 shtatorit do të organizohet një marshim në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të aktgjykimit...

Më shumëDetails

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
14/09/2026 - 14:16

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka treguar procedurat në Dhomat e Specializuara në Hagë, nëse ish-presidenti Hashim Thaçi shpallet i pafajsëm të mërkurën, duke marrë parasysh edhe...

Më shumëDetails

“Thaçi është i pafajshëm, kjo është pikënisja juaj”, deklarata e fuqishme e Mishetiqit në Hagë

“Thaçi është i pafajshëm, kjo është pikënisja juaj”, deklarata e fuqishme e Mishetiqit në Hagë
14/09/2026 - 14:02

“Hashim Thaçi është i pafajshëm, kjo është pikënisja juaj kur të filloni kuvendimet për marrjen e vendimit!” Kjo ka qenë deklarata e fuqishme e Luka Mishetiq, kryembrojtësit të...

Më shumëDetails

E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës (Pamje)

E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës (Pamje)
14/09/2026 - 13:48

Brenda një muaji goditen 3 raste të tentativës për të futur lëndë narkotike në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”,...

Më shumëDetails

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Lushtaku thotë se dyshon nëse Kurti jeton në “univers paralel” ose ka “dozë të lartë humori”
14/09/2026 - 13:31

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai është ndalur te konstituimi i Kuvendit derisa ende nuk është...

Më shumëDetails

Baraliu për ankesën e PDK-së: Gjykata duhet të vendosë shpejt, çështja është urgjente

‘Patjetër’ thotë Baraliu: Zgjedhjet e reja janë afër, tashmë ka shenja të parafushatës
14/09/2026 - 13:19

Gjatë ditës së sotme Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, kanë deponuar lëndë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë