Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Sali Çekaj ra për bashkimin tonë, duke e kthyer kufirin në kujtim e emrin e tij në simbol të lirisë

19/04/2026 - 14:29
në Kryesore, Lajme
A A
Haxhiu: Sali Çekaj ra për bashkimin tonë, duke e kthyer kufirin në kujtim e emrin e tij në simbol të lirisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë sot në Akademinë Përkujtimore, e cila u organizua me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Haxhiu, në fjalën e mbajtur me këtë rast, ka thënë se historia i jep kuptim kohës, por drejtimin e saj e përcaktojnë njerëzit, ata që, sipas saj, në çaste të vështira, nuk presin rrethanat të ndryshojnë, por marrin mbi vete barrën për t’i ndryshuar ato, në mesin e tyre qëndron edhe heroi Sali Çekaj, të cilin e kujtojmë sot, në 27-vjetorin e rënies së tij.

“Jeta e Sali Çekajt nuk mund të ndahet nga rrjedha e historisë së Kosovës. I lindur në Broliq, në një familje me traditë atdhetare, i formuar si jurist dhe më vonë i angazhuar si gjyqtar, ai mund ta kishte zgjedhur një jetë më të qetë. Por, ai e zgjodhi rrugën më të vështirë, atë që kërkon guxim, që kërkon sakrificë dhe besim të palëkundur se liria nuk mund të dhurohet. Formimi i tij nuk e lejonte të rrinte mënjanë kundrejt represionit dhe tendencës për shfarosjen e popullit shqiptar të Kosovës nga regjimi i Serbisë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo më tej ka shtuar se qysh në vitin 1991, në kohën kur rezistenca e armatosur ende nuk kishte marrë formë të plotë, Saliu bashkë me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe Zahir Pajazitin u angazhuan për lirinë e vendit tonë.

“Që nga përgatitjet e para ushtarake, organizimin e grupeve në vend dhe në mërgatë, apo sigurimin e mjeteve financiare, Sali Çekaj ishte aty. Gjithë ky angazhim nuk u pa atëbotë, por pikërisht angazhimi i hershëm që e bëri të mundur historinë ishte ky. Sepse luftërat nuk fitohen vetëm në front. Fitohen shumë më herët, me organizim, me përkushtim dhe me guxim”, tha u.d së presidentes Albulena Haxhiu.

Ajo tutje është shprehur se ato përgatitje morën formë në Koshare, aty ku sipas saj, ideja e lirisë, e ndërtuar me vite, u kthye në veprim të hapur dhe në përballje të drejtpërdrejtë.

“Në prillin e vitit 1999, në një terren të vështirë dhe nën një përballje të drejtpërdrejtë, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërmorën një nga aktet më të rëndësishme të luftës sonë për liri: shembjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Kufiri i vendosur padrejtësisht, që për dekada e kishte ndarë jo vetëm tokën, por edhe mundësinë për ta menduar lirinë si diçka të plotë. Më 9 prill 1999, filloi beteja”, ka pohuar Haxhiu.

Ajo tha se përballja ishte e pabarabartë, përballë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qëndronte një forcë më e madhe në numër dhe më e pajisur me armatim. Por, sipas Haxhiut, UÇK-ja kishte më pak armatim, më pak ushtarë, por kishte shumë më shumë motiv, kishte ideal dhe betim për të mos u zmbrapsur me asnjë kusht, duke shtuar tutje se pikërisht ky betim e ndryshoi rezultatin.

“Luftime të ashpra u zhvilluan përgjatë gjithë vijës së frontit. Me kalimin e ditëve, forcat serbe pësuan humbje të mëdha. Lufta, guximi dhe qëndrueshmëria e luftëtarëve të UÇK-së i detyruan forcat serbe që të tërhiqen. Në fushëbetejë, më 19 prill të vitit 1999, ra heroikisht edhe Sali Çekaj – Veterani, jeta e të cilit ishte ndërthurur me çdo etapë të përpjekjes për liri, gjithmonë në shërbim të atdheut, gjithmonë në vijën e parë të frontit”, ka theksuar njëherit kryeparlementarja e Kuvendit.

Ajo më tej tha se heroi ynë besoi fort në idenë se kufijtë që ndajnë një popull nuk janë të përjetshëm, e që sipas saj, për të, shembja e kufirit ndërshqiptar ishte përmbushje e amanetit shekullor për liri, shtet dhe për të qenë afër njëri-tjetrit.

“Ai la pas shembullin e një njeriu që kalon nga bindja në veprim, nga fjala në organizim, dhe nga ideja në strategji. Tek ai u bashkuan përvoja e brezit të vjetër dhe vendosmëria e brezit që po vinte. Në 27-vjetorin e rënies së tij, me plot gojë themi se ishte ai komandant, ishte strateg i destinuar për të qenë hero”, ka pohuar ajo.

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë