Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Djali i Sali Çekaj: Nëna ime i pa lotët e babit ditën që na vendosi çantat e shkollës dhe u nis drejt Kosovës

19/04/2026 - 15:06
në Lajme
A A
Djali i Sali Çekaj: Nëna ime i pa lotët e babit ditën që na vendosi çantat e shkollës dhe u nis drejt Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është mbajtur akademia përkujtimore me rastin e ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe përvjetorit të rënies së Sali Çekaj, raporton Ekonomia Online.

Hysen Çekaj, djali i dëshmorit Sali Çekaj me një rrëfim personal ka përkujtuar babain e tij si dhe momentet e tij të fundit me të që ishin në festën e Vitit të Ri 1998-1999.

“Për veteranët e Betejës së Koshares, ju që e dini më së miri kush do tjetër çfarë ndodhi atje në ato 10 ditë që shkruan histori. 19 prilli nuk është vetëm datë në kalendar për familjen tonë, është dita kur Kosova mësoi se liria ka çmim dhe çmimi është gjaku i trimave. Të nderuar të pranishëm, më lejoni që për një moment të flas jo si folës zyrtar, por si djali i Sali Çekajt. Takimi im i fundit me babën ishte viti i ri ’98-’99 dhe pas asaj dite gjithçka që kisha prej tij ishte kujtim. Fytyra e tij, zëri i tij, duart që më ledhatonin, gjithçka. Në momentet më të vështira të jetës sime, ai kujtim ishte forca ime e vërtetë, sepse pjesën më të madhe të jetës kujtimi ishte gjithçka që kisha nga babai im.

Por kujtimi im për babën nuk është vetëm kujtim, është edhe shpresë. Djalin tim e kam quajtur Sali dhe tek Saliu i ri më duket se e shoh amanetin e Saliut të vjetër për të ardhmen. Mandatin e kaluar u zgjodha deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njerëz, miq, bashkëpunëtorë, familjarë më pyetnin se çfarë më shtyu të kthehesha nga Gjermania, ku kisha organizuar jetën, në Kosovë për t’u marrë me politikë. Nuk e kam thënë kurrë publikisht, por po e them sot se Kosova është kujtimi im për babën tim dhe unë nuk kam diçka më të çmuar në jetë. Prandaj Kosova është dhimbja dhe gëzimi im më i mirë; besoj se për ne, ashtu edhe për çdo familje dëshmori, kur e shohim Kosovën mirë është gëzimi ynë më i madh dhe kur e shohim Kosovën keq është dhimbja jonë më e madhe. Andaj nga ky vend, nga kjo ngjarje, nga ky përkujtim, ju lutem secilit këtu: punoni fort, bashkohuni, nderoni njëri-tjetrin për Kosovën, sepse çdo emër dëshmori në Kosovë nuk është vetëm kujtim, është pyetje nëse po e meritojmë lirinë.

Babai im besonte në bashkim, jo në përçarje partiake; për të lufta ishte e shqiptarëve dhe për shqiptarët, pavarësisht rajonit apo pikëpamjeve ideologjike-politike. Ai punoi me Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin, Sali Berishën e Azem Hajdarin, Hafiz Gagicën dhe Donika Gërvallën, organizoi luftën krah për krah me Adem Jasharin e Zahir Pajazitin, dhe komandoi me Tahir Zemajn, Rrustem Bruçin, Agim Ramadanin e Rrustem Berishën. Nuk pyeste nga cili grup je, pyeste a je gati të luftosh për Kosovën. Kosova e tij ishte një, flamuri i tij ishte një, armiku i tij ishte një. Të nderuar të pranishëm, ka një kategori njerëzish që rrallë përmenden në akademi zyrtare, por pa të cilët asgjë nuk do të ishte e mundur. Sot populli e njeh Sali Çekajn si hero, bashkëluftëtarët e njohin si komandant dhe mik, shteti i ka dhënë tituj e Deçani i ka ngritur statujë, dhe të gjithë me praninë dhe përkujtimin e tyre na shtojnë krenarinë” tha Çekaj.

Ai tha se për sakrificën e heroit, e kupton më së miri nëna e tij e cila ia pa lotët e Çekajt ditën që ua vendosi çantat e shkollës fëmijëve të tij.

“Për një person, vetëm një person që e kupton sakrificën më së thellë se kushdo tjetër është ajo zonja e ulur aty, nëna ime. Ajo ia pa lotët babit ditën pasi na vendosi çantat në shpinë dhe na përcolli në shkollë, pastaj u bë gati për t’u nisur drejt Kosovës. Ajo na rriti e vetme në Gjermani, punoi pa ndaluar madje pa ditur gjuhën. Por vetëm zemra e saj dhe zemrat e grave si ajo e kuptojnë sakrificën reale për të cilën u shkrua, u fol, u këndua dhe përkujtohet vit pas viti. Nderim, respekt për secilën nënë, grua dhe motër që bartën sakrificën në heshtje. Faleminderit nënë. Nga babi im mësova se dashuria për atdheun nuk matet me fjalë, po me sakrificë. Dhe në fjalët e tij që mbetën si testament për të gjithë ne, gjendet një porosi e pavdekshme: A duhet që shqiptarët t’i bashkojnë vetëm tragjeditë dhe rreziqet e mëdha? Fatkeqësisht kjo shpesh na ka ndodhur deri më sot. Nesër kjo nuk guxon të ndodhë më. Të jemi bashkë dhe unik para dhe pas rrezikut. Këto fjalë sot le të jenë udhërrëfyes për të gjithë ne në Kosovë, në Shqipëri, në mërgatë, kudo që jetojnë shqiptarët. Zoti i bekoftë dëshmorët tanë, Zoti e bekoftë Kosovën”, tha Çekaj.

Në këtë akademi përkujtimore mori pjesë edhe Fadil Hadërgjonaj, ish komandant i batalionit 2, brigada 138 “Agim Ramadani”, i cili tha se Sali Çekaj ishte ndërthurja e rrallë e intelektualit dhe luftëtarit.

“Të nderuara familje të heronjve Çekaj, Ramadan, familje Korani, familje Rahmani nga Aqareva, Skenderaj dhe të gjithë ju të pranishëm. Sot përkulemi me nderim të thellë para figurës së ndritur të heroit të Kosovës Sali Çekaj dhe të rënëve në 27-vjetorin e rënies së tij heroike, duke kujtuar njëkohësisht edhe 12 bashkëluftëtarët e tij të rënë në të njëjtën ditë, si dhe duke shënuar ditën e veteranëve të Brigadës 138 Agim Ramadani. Figura e Sali Çekaj është një ndërthurje e rrallë e intelektualit dhe luftëtarit, e juristit dhe patriotit. Ai ishte njeri i ligjit, i rendit dhe i drejtësisë, por kur padrejtësia u shndërrua në sistem dhe ligji u shtyp me dhunë, ai e kuptoi se përballja me tiraninë e shtypjes duhej të rrokte armën për ta mbrojtur të drejtën. Në planin politik, ai ishte kontribuues i hershëm në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në organizimin institucional të rezistencës, duke qenë pjesë aktive e proceseve të kohës për liri, pavarësi dhe demokraci, në krye me presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.

Në planin juridik, punoi për funksionalizimin e rendit kushtetues në kushte okupimi, duke harmonizuar aktet komunale me frymën e Kushtetutës së Kaçanikut. I përndjekur nga regjimi, u detyrua të emigrojë në Gjermani, por mërgata për të nuk ishte largim; ishte front tjetër i luftës. Në Shtutgart, ai veproi fuqishëm për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke ndërtuar ura komunikimi me qarqe politike jo vetëm në Gjermani, por në tërë Perëndimin. Paralelisht, organizoi dhe udhëhoqi veprimtarinë ilegale në Kosovë, duke mbajtur gjallë rezistencën aktive dhe duke mobilizuar të rinj për radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas marrëveshjes së Presidentit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në vjeshtën e vitit 1991, në territorin e Shqipërisë, në kuadër të stërvitjeve të para të organizuara të grupeve të armatosura, ai ishte ndër drejtuesit kryesorë përkrah figurave si Adem Jashari e Zahir Pajaziti. Aty u vunë themelet e një force që më vonë do të shndërrohej në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Roli i tij në ndërtimin e strukturave ushtarake, në organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, si dhe Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura nën drejtimin e kolonel Krasniqit, dhe në ngritjen e informacioneve të para operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në nivel brigade të udhëhequra nga Tahir Zemaj dhe Rrustem Berisha, dëshmon për vizionin e tij strategjik dhe përkushtimin ndaj një lufte të organizuar dhe të disiplinuar. Në fushëbetejë, ai ishte udhëheqës i lindur. Ndërsa më vonë, bashkë me Agim Ramadanin, Anton Çunin e shumë komandantë të tjerë të shquar, dhe nën drejtimin e Rrustem Berishës, ishte një ndër arkitektët e operacionit historik të 9 prillit 1999, thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar në Betejën e Koshares. Ai qëndroi në vijën e parë të frontit, duke udhëhequr me guxim dhe qartësi çdo përballje, duke përjetuar sukseset e veprimtarisë së tij në fushëbetejë, njëherësh duke u përballur me dhimbjet për humbjet e shokëve dhe bashkëluftëtarëve, derisa ra heroikisht më 19 prill për t’u bërë pjesë e pashlyeshme e historisë sonë. Në të njëjtën ditë, në altarin e lirisë ranë edhe bashkëluftëtarët e tij: Afrim Ahmet Stojku nga Arbanë, Prizren; Aziz Bajram Gashi nga Balincë, Malishevë; Bejtë Azem Kajdomçaj nga Dedaj, Prizren; Fatos Shefqet Limani nga Prishtinë; Fisnik Alajdin Ibrahimi nga Shajne, Dragash; Hysni Sylë Temaj nga Kushnin, Prizren; Ilir Ahmet Hoxha nga Arbanë, Prizren; Izet Islam Morina nga Ostrozub, Malishevë; Leonard Dedë Palucaj nga Klinë; Luan Ruzhdi Gashi nga Prizren; Mejdi Abdullah Korani nga Pozharan, Viti dhe Shefqet Fazli Mustafa nga Gllogjan, Deçan. Ata rënë së bashku, ashtu siç luftuan së bashku. Emrat e tyre janë pjesë e një historie të përbashkët sakrifice dhe lavdie që nuk shuhet kurrë. Të nderuar pjesëmarës, Beteja e Koshares ishte ndërmarrja më e madhe ushtarake e luftës sonë çlirimtare. Ajo nuk ishte vetëm përballje frontale; ishte një operacion i mirëfilltë ushtarak, i ndërtuar mbi planifikim të detajuar”, tha Hadergjonaj.

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës tha se ishte nder të jetë pjesë e kësaj akademie dhe se është shumë e nevojshme me i përkujtu heronjtë kombëtarë.

“Po, është më se e nevojshme me i respektu heronjtë tanë kombëtarë. Në këtë rast sot patëm ceremoninë përkujtimore të Sali Çekajt, heroit tonë kombëtar, i cili dha të gjitha, pra ka sakrifiku jetën për me pasë sot paqen, për me gëzu sot lirinë e demokracinë në vendin tonë. Edhe na frymëzon që të punojmë të gjithë së bashku që ta forcojmë shtetin tonë, ta forcojmë të ardhmen tonë, për me i nderu sakrificën e madhe që kanë dhënë heronjtë tanë kombëtarë edhe zoti Sali Çekaj. Ishte këtu edhe familja e tij, djali i tij, gruaja, që na nderuan edhe me pjesëmarrjen e tyre këtu. Patëm nderin me qenë pjesë e kësaj ceremonie, prandaj po them ne, neve na mbetet me i bashku forcat edhe me shty, me punu shumë, me i shty të gjitha proceset përpara për me pasë një shtet, një komb të fortë”, tha Rama për EO.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë