Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përgjimet nxjerrin në pah lidhjet korruptive të biznesmenit Samir Mane me politikanë

26/04/2026 - 16:16
në Lajme, Pa kategori
A A
Përgjimet nxjerrin në pah lidhjet korruptive të biznesmenit Samir Mane me politikanë

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK pas një hetimi disa-vjeçar, ku ndaj tij dhe Monika Kryemadhit rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi dyshohet se pranuan premtimin për një vilë në kompleksin “Rolling Hills” nga biznesmeni Samir Mane, në këmbim të ndërhyrjeve politike dhe ligjore në favor të bizneseve të tij, veçanërisht për ndryshime në ligjin minerar dhe çështje që lidhen me AKEP-in dhe kompani private.

Në dosje përmenden edhe komunikime mes Monika Kryemadhit, Samir Manes dhe ish-deputetit Përparim Spahiu, ku sipas SPAK janë diskutuar amendime në ligjin minerar në interes të kompanisë Albchrome. Gjithashtu, rezultojnë biseda për ndërhyrje pranë institucioneve shtetërore lidhur me bizneset e Manes.

Në një tjetër komunikim të përgjuar, Kryemadhi informohej vazhdimisht për zhvillimet në AKEP dhe problematikat mes operatorëve telefonikë, ndërsa sipas SPAK kërkohej ndërhyrje për interesat e kompanisë Plus, ku Mane ishte aksioner.

Po ashtu, në biseda të tjera përmendet ndërhyrja e Ilir Metës, i referuar si “Shefi”, për të ndikuar në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me tregun e telekomunikacionit dhe balancimin e interesave të operatorëve kryesorë në vend.

Një tjetër episod i përfshirë në dosje lidhet me komunikimet për vilën në Rolling Hills, ku Monika Kryemadhi dhe Samir Mane diskutojnë mbi pronën, ndërsa Meta në një mesazh përgjigjet: “Ok. Duhet dhe hamam e sauna”, detaj që SPAK e konsideron pjesë të provave mbi marrëdhënien korruptive.

Prokuroria thotë se edhe pse vila nuk u finalizua, vepra penale konsiderohet e konsumuar që në momentin e pranimit të premtimit. Çifti hoqi dorë pasi marrëveshja ishte mësuar nga persona të tjerë.

SPAK pretendon gjithashtu se Mane kishte blerë më herët një banesë në Qerret nga Meta dhe Kryemadhi për 300 mijë euro cash, shumë e padeklaruar sipas hetimit. Po ashtu përmenden udhëtime, dreka jashtë vendit dhe bileta koncerti si përfitime të tjera.

Meta e quajti arrestimin “rrëmbim politik” dhe deklaroi pafajësi. Kryemadhi mohoi akuzat, duke thënë se vila ishte menduar prej saj pa dijeninë e Metës. Samir Mane deklaroi se ndaj tij nuk ka akuzë penale dhe nuk komentoi më tej.

JU REKOMANDOJMË

Pas sulmit në Uashington, Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan

26/04/2026 - 18:58

d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit të raportuar në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, duke shprehur solidaritet me qytetarët amerikanë....

Më shumëDetails

Peticioni për Murat Jasharin President, Sadriu-Hamiti: Jam e bindur që është nismë e VV-së

Peticioni për Murat Jasharin President, Sadriu-Hamiti: Jam e bindur që është nismë e VV-së
26/04/2026 - 18:44

Profesoresha universitare, Vjosa Sadriu-Hamiti ka folur lidhur me peticionin e nisur me kërkesën që Murat Jashari të përfshihet në garën për President.Ajo u shpreh e bindur se kjo...

Më shumëDetails

Bajqinovci u bën “presion” PDK’së e LDK’së: Opozitë ende jemi në pritje të tre emrave

Bajqinovci u bën “presion” PDK’së e LDK’së: Opozitë ende jemi në pritje të tre emrave
26/04/2026 - 18:25

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shkruar se janë duke e pritur akoma PDK-në dhe LDK-në për të propozuar tre ema jopartiakë për President. LDK-ja ka thënë...

Më shumëDetails

Ligjvënësi iranian: Ngushtica e Hormuzit nuk do të kthehet në gjendjen para luftës

Ligjvënësi iranian: Ngushtica e Hormuzit nuk do të kthehet në gjendjen para luftës
26/04/2026 - 17:36

Një ligjvënës i lartë iranian, mes kufizimeve të Iranit ndaj transportit detar në këtë rrugë strategjike dhe një bllokade amerikane ndaj porteve iraniane, ka deklaruar se Ngushtica e...

Më shumëDetails

Ejup Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së po shënojnë suksese në akademitë e NATO-s

Ejup Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së po shënojnë suksese në akademitë e NATO-s
26/04/2026 - 17:25

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ushtarakët e Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë të arrijnë suksese në akademitë...

Më shumëDetails

Hoxhaj dënon sulmin në SHBA: Goditje ndaj demokracisë, Kosova krah Amerikës

Hoxhaj: Diplomacia kosovare ka dështuar, me ndihmën e Kurtit erdhën në pushtet forcat pro-serbe në RMV e Mal të Zi
26/04/2026 - 16:06

Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj sulmit me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke e cilësuar atë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve demokratike....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    292 Shpërndaje
    Shpërndaje 117 Tweet 73
  • U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    232 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku pati gjuajtje me armë pranë autosallon Alberti

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë