Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuvendi del me njoftim pas dështimit të zgjedhjes së presidentit

29/04/2026 - 09:28
në Kryesore, Lajme
A A
Gati për seancë, Albin Kurti insiston në Feride Rushitin, nuk përfilli propozimin për Vjosa Osmanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim për seancat e njëpasnjëshme ditën e djeshme. Në njoftim, është bërë një kronologji e seancave për zgjedhjen e presidentit, dështimi i të cilave e çoi vendin në zgjedhje. Aty, u përmbledhën deklarimet e kryetares së Kuvednit të Ksovës Albulena Haxhiu dhe të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në hapje të seancës, kryetarja e Kuvendit rikujtoi edhe njëherë kushtet kushtetuese dhe procedurale për zgjedhjen e presidentit, duke iu referuar Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Rregullores së Kuvendit, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë Aktgjykimin në rastin KO29/11, si dhe opinioneve të Komisionit të Venecias dhe dokumenteve të tjera relevante që lidhen me pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces.

Ajo përsëriti disa herë thirrjen drejtuar deputetëve që nuk ishin të pranishëm në sallë, veçanërisht atyre nga grupet parlamentare opozitare, që të kthehen dhe të marrin pjesë në votim, duke theksuar se mungesa e tyre nuk ishte e justifikuar me leje nga kryetarja e Kuvendit.

Në këto rrethana, kryetarja ndërpreu seancën tre herë gjatë ditës. Në vazhdimin e fundit, rreth orës 23:00, ajo përsëriti sërish thirrjen për pjesëmarrje, duke kërkuar që deputetët të lënë anash mospajtimet politike dhe të marrin pjesë në proces.

Gjatë seancës, ministri i Financave, Hekuran Murati, foli për pasojat ekonomike të mundshme të shkuarjes në zgjedhje të reja, duke përmendur kostot e organizimit dhe humbjet shtesë që, sipas tij, do t’i shkaktoheshin vendit.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti rikujtoi ofertat e dhëna ndaj partive opozitare për të mundësuar zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se vendi tashmë ka një zgjidhje të mundshme, por sipas tij mungon bashkëpunimi i opozitës për ta konkretizuar atë. Ai përmendi gjithashtu edhe kandidimin e Feride Rushitit, duke e falënderuar për gatishmërinë e saj si përfaqësuese e shoqërisë civile.

Kurti akuzoi subjektet opozitare se nuk po tregojnë përgjegjësi politike, ndërsa theksoi se vendimmarrja për të ardhmen i takon qytetarëve të Kosovës.

Në prag të skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, kryetarja e Kuvendit deklaroi se kjo seancë shënon përfundimin e procesit aktual dhe të kësaj legjislature, duke shtuar se, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet e reja do të shpallen brenda afateve kushtetuese.

JU REKOMANDOJMË

Zgjedhjet e reja, Haxhiu sot në ora 14:00 ndërmerr këtë veprim

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
29/04/2026 - 11:20

Një ditë pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës, u.d së presidentes, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik...

Më shumëDetails

Mehmetaj: “Kurti me 51% “vendosi të mos qeverisë më, veç se i pengojke që presidentja i flet anglisht”

Mehmetaj për Kurtin: Është fatkeqësi nacionale
29/04/2026 - 11:15

Gazetari Lirim Mehmetaj shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme e sheh veçse si refuzim të plotë të Albin Kurtit të Vetëvendosjes të rizgjidhte Vjosa Osmanin për një mandat të...

Më shumëDetails

Miftaraj: Legjislatura e dhjetë duhet të njihet si “Legjislatura Karate”

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
29/04/2026 - 11:06

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se legjislatura e dhjetë e kuvendit, e cila u shpërnda në mesnatë, duhet të njihet si “Legjislatura Karate”,...

Më shumëDetails

“Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli”, pas shpërndarjes së Kuvendit vjen reagimi nga ish-presidentja Osmani(VIDEO)

“Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli”, pas shpërndarjes së Kuvendit vjen reagimi nga ish-presidentja Osmani(VIDEO)
29/04/2026 - 10:47

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,ka bërë një reagim në "facebook", pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh,...

Më shumëDetails

Hasani: Votimi i VV-së për presidentin puç kushtetues, Haxhiu ushtroi “funksione policore” ndaj deputetëve

Kushtetuta materiale e kryeministrit Albin Kurti
29/04/2026 - 10:33

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, tha se përpjekja e mbrëmshme e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Presidentit pa numrat e nevojshëm, ishte tentim për puç kushtetues....

Më shumëDetails

Gjendja e rënduar me lëndë, u.d Kryeprokurori i Mitrovicës tregon zanafillën e problemit

Gjendja e rënduar me lëndë, u.d Kryeprokurori i Mitrovicës tregon zanafillën e problemit
29/04/2026 - 10:31

Ushtruesi i Detyrës se Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, e ka vlerësuar si të rënduar gjendjen me lëndë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë