Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuvendi del me njoftim pas dështimit të zgjedhjes së presidentit

29/04/2026 - 09:28
në Kryesore, Lajme
A A
Gati për seancë, Albin Kurti insiston në Feride Rushitin, nuk përfilli propozimin për Vjosa Osmanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim për seancat e njëpasnjëshme ditën e djeshme. Në njoftim, është bërë një kronologji e seancave për zgjedhjen e presidentit, dështimi i të cilave e çoi vendin në zgjedhje. Aty, u përmbledhën deklarimet e kryetares së Kuvednit të Ksovës Albulena Haxhiu dhe të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në hapje të seancës, kryetarja e Kuvendit rikujtoi edhe njëherë kushtet kushtetuese dhe procedurale për zgjedhjen e presidentit, duke iu referuar Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Rregullores së Kuvendit, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë Aktgjykimin në rastin KO29/11, si dhe opinioneve të Komisionit të Venecias dhe dokumenteve të tjera relevante që lidhen me pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces.

Ajo përsëriti disa herë thirrjen drejtuar deputetëve që nuk ishin të pranishëm në sallë, veçanërisht atyre nga grupet parlamentare opozitare, që të kthehen dhe të marrin pjesë në votim, duke theksuar se mungesa e tyre nuk ishte e justifikuar me leje nga kryetarja e Kuvendit.

Në këto rrethana, kryetarja ndërpreu seancën tre herë gjatë ditës. Në vazhdimin e fundit, rreth orës 23:00, ajo përsëriti sërish thirrjen për pjesëmarrje, duke kërkuar që deputetët të lënë anash mospajtimet politike dhe të marrin pjesë në proces.

Gjatë seancës, ministri i Financave, Hekuran Murati, foli për pasojat ekonomike të mundshme të shkuarjes në zgjedhje të reja, duke përmendur kostot e organizimit dhe humbjet shtesë që, sipas tij, do t’i shkaktoheshin vendit.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti rikujtoi ofertat e dhëna ndaj partive opozitare për të mundësuar zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se vendi tashmë ka një zgjidhje të mundshme, por sipas tij mungon bashkëpunimi i opozitës për ta konkretizuar atë. Ai përmendi gjithashtu edhe kandidimin e Feride Rushitit, duke e falënderuar për gatishmërinë e saj si përfaqësuese e shoqërisë civile.

Kurti akuzoi subjektet opozitare se nuk po tregojnë përgjegjësi politike, ndërsa theksoi se vendimmarrja për të ardhmen i takon qytetarëve të Kosovës.

Në prag të skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, kryetarja e Kuvendit deklaroi se kjo seancë shënon përfundimin e procesit aktual dhe të kësaj legjislature, duke shtuar se, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet e reja do të shpallen brenda afateve kushtetuese.

JU REKOMANDOJMË

Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
29/04/2026 - 10:01

Asistenti i tashmë ish-deputetit Bylbyl Sokoli, Viktor Kuka, e ka “zbuluar” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të ardhshme të jashtëzakonshme. Kuka, përmes një video-mesazhi, pak minuta pas shpërndarjes së...

Më shumëDetails

Çitaku: Presioni qytetar e detyroi Kurtin të tërhiqet, por sërish abuzoi me zyrën e Presidentit

Çitaku Kurtit: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli i keq, Lajçak i keq, vetëm ti e ke mirë a po Albin?
29/04/2026 - 09:44

Anëtaria e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë se “reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurti të tërhiqet nga përpjekja e tij për...

Më shumëDetails

Ministria publikon çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot

Ulet çmimi i naftës
29/04/2026 - 09:08

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për datën 29.04.2026. Çmimi i naftës është shtrenjëtuar për një cent.

Më shumëDetails

Abdixhiku tregon a ka mundësi për bashkëpunim me Kurtin pas zgjedhjeve të reja

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
29/04/2026 - 08:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dështimi i zgjedhjes së presidentit shënon fundin e një procesi të gjatë dhe të rëndë politik, duke...

Më shumëDetails

Reuters: Kosova thellë në krizë politike, Kurti dështoi t’i siguronte votat për kandidaten e tij për Presidente

Kurti thotë se Opozita ka kërcënuar Feride Rushitin: Vërtetë e turpshme
29/04/2026 - 08:47

Kosova po shkon në të tjera zgjedhje të parakohshme pasi parlamenti dështoi ta zgjedhë një president të ri të martën, duke e rikthyer vendin më të ri të...

Më shumëDetails

Tentuan t’i godasin Policinë me veturë – arrestohen tre të dyshuar në Suharekë, përfshi edhe një i mitur

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
29/04/2026 - 08:33

Një rast i rëndë që përfshin vjedhje, rrezikim të përgjithshëm dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë ka marrë zhvillim të ri në Suharekë. Ngjarja kishte nisur më 27 prill...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë