Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis lufta e VV-së ndaj Vjosa Osmanit: I shkarkohet ambasadori që Presidentja e dërgoi në Vatikan

29/04/2026 - 19:17
në Kryesore, Lajme
A A
Nis lufta e VV-së ndaj Vjosa Osmanit: I shkarkohet ambasadori që Presidentja e dërgoi në Vatikan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me të marrë Zyrën e Presidencës, pushteti i VV-së ka filluar “fshesën” në diplomaci. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Albin Kurti kanë nisur shkarkimet e para.

Merret vesh, se tashmë është shkarkuar ambasadori në Misionin e Posaçëm në Vatikan, Vehbi Miftaraj.

Kështu shkruan Nacionale, e cila raporton se pushteti ka diskutuar edhe për shkarkime tjera në diplomaci.

Një burim nga Presidenca i ka thënë gazetës se Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu kanë diskutuar për ndërprerjen e mandatit të shumë ambasadorëve të Republikës së Kosovës në botë dhe kthimin e tyre në atdhe.

Më 26 janar të vitit 2024, Vehbi Miftaraj ishte emëruar udhëheqës i misionit të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

Deri në atë kohë, Miftaraj, kishte shërbyer si këshilltar i presidentes Vjosa Osmani.

“Sot, pas tri vjetësh pune si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës. E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e deritashëm dhe për besimin, të cilin ajo dhe institucionet e tjera të vendit ma kanë dhënë, për ta udhëhequr misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, kishte shkruar Miftaraj në profilin e tij në Facebook, pasi ishte emëruar si ambasador nga presidentja Vjosa Osmani.

Ky emërim ishte bërë pak kohë pasi Osmani kishte njoftuar për hapjen e këtij misioni.

Më 12 janar, Vjosa Osmani kishte njoftuar se ka dekretuar hapjen e Misionit të posaçëm të Kosovës në Vatikan.

Aso kohe Osmani kishte vlerësuar se njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të ndikonte në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës dhe në procesin e integrimin të vendit në strukturat euro-atlantike.

Ligji për Shërbimin e Jashtëm tregon për roli e misioneve të posaçme.

“Mision i përkohshëm, që përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër ose organizatë ndërkombëtare, me pëlqimin e tyre, për të negociuar ose kryer detyra të posaçme, të cilat janë në interes të Republikës së Kosovës”, thuhet në ligj.

JU REKOMANDOJMË

Deklarata e Hegsethit se SHBA-ja shkatërroi objektet bërthamore të Iranit më 2025 tensionon Kongresin

Deklarata e Hegsethit se SHBA-ja shkatërroi objektet bërthamore të Iranit më 2025 tensionon Kongresin
29/04/2026 - 21:17

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është përballur me kongresistët amerikanë të cilat e kanë pyetur rreth luftës në Iran, në një seancë dëgjimore në Kongres. Demokrati Adam Smith...

Më shumëDetails

Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit, e luta Kurtin ta propozojë për presidente, por s’më dëgjoi!

Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit, e luta Kurtin ta propozojë për presidente, por s’më dëgjoi!
29/04/2026 - 21:12

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se brenda GUXO-s ministrja Donika Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente. Sipas...

Më shumëDetails

Çitaku: Dje ndodhi një “operacion karate” për ta përmbysur rendin kushtetues

Çitaku me kritika për qeverinë Kurti: Pesë vite dobësim të marrëdhënieve me SHBA-në
29/04/2026 - 21:07

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se kanë kaluar 444 ditë nga zgjedhjet e fundit në vendin tonë dhe...

Më shumëDetails

Afro 8 milionë euro fatura e zgjedhjeve të reja

Afro 8 milionë euro fatura e zgjedhjeve të reja
29/04/2026 - 21:04

Afro 8 milionë euro pritet t’i kushtojnë buxhetit të shtetit mbajtja e edhe një palë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit. Përballja me një...

Më shumëDetails

Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqipëria e Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë

Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqipëria e Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë
29/04/2026 - 20:58

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka deklaruar se pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë janë “marrëzira”, duke theksuar se me njerëz që përhapin...

Më shumëDetails

Putin dhe Trump flasin më shumë se 1 orë në telefon, diskutojnë armëpushimin me Iranin

Putin dhe Trump flasin më shumë se 1 orë në telefon, diskutojnë armëpushimin me Iranin
29/04/2026 - 20:51

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i ShBA-së, Donald Trump kanë biseduar në telefon më shumë se 1 orë. Zëdhënësit të Kremlinit, Yury Ushakov ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Cakolli: Haxhiu i ka 10 ditë që ta caktojë datën e zgjedhjeve, këto dy data janë të mundshme

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Dy minuta për marrëveshje” – Sinjalizohet bashkimi NISMA–PDK para zgjedhjeve të reja

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë