Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis lufta e VV-së ndaj Vjosa Osmanit: I shkarkohet ambasadori që Presidentja e dërgoi në Vatikan

29/04/2026 - 19:17
në Kryesore, Lajme
A A
Nis lufta e VV-së ndaj Vjosa Osmanit: I shkarkohet ambasadori që Presidentja e dërgoi në Vatikan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me të marrë Zyrën e Presidencës, pushteti i VV-së ka filluar “fshesën” në diplomaci. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Albin Kurti kanë nisur shkarkimet e para.

Merret vesh, se tashmë është shkarkuar ambasadori në Misionin e Posaçëm në Vatikan, Vehbi Miftaraj.

Kështu shkruan Nacionale, e cila raporton se pushteti ka diskutuar edhe për shkarkime tjera në diplomaci.

Një burim nga Presidenca i ka thënë gazetës se Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu kanë diskutuar për ndërprerjen e mandatit të shumë ambasadorëve të Republikës së Kosovës në botë dhe kthimin e tyre në atdhe.

Më 26 janar të vitit 2024, Vehbi Miftaraj ishte emëruar udhëheqës i misionit të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

Deri në atë kohë, Miftaraj, kishte shërbyer si këshilltar i presidentes Vjosa Osmani.

“Sot, pas tri vjetësh pune si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës. E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e deritashëm dhe për besimin, të cilin ajo dhe institucionet e tjera të vendit ma kanë dhënë, për ta udhëhequr misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, kishte shkruar Miftaraj në profilin e tij në Facebook, pasi ishte emëruar si ambasador nga presidentja Vjosa Osmani.

Ky emërim ishte bërë pak kohë pasi Osmani kishte njoftuar për hapjen e këtij misioni.

Më 12 janar, Vjosa Osmani kishte njoftuar se ka dekretuar hapjen e Misionit të posaçëm të Kosovës në Vatikan.

Aso kohe Osmani kishte vlerësuar se njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të ndikonte në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës dhe në procesin e integrimin të vendit në strukturat euro-atlantike.

Ligji për Shërbimin e Jashtëm tregon për roli e misioneve të posaçme.

“Mision i përkohshëm, që përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër ose organizatë ndërkombëtare, me pëlqimin e tyre, për të negociuar ose kryer detyra të posaçme, të cilat janë në interes të Republikës së Kosovës”, thuhet në ligj.

JU REKOMANDOJMË

Lajm i keq: Çmimi i naftës rritet sërish

Ulet çmimi i naftës
29/04/2026 - 20:17

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm pas raportimeve se SHBA po përgatitet për një bllokadë të “zgjeruar” ndaj Iranit. Nafta bruto Brent arriti përkohësisht në 119 dollarë për...

Më shumëDetails

Ky është vendimi i parë që pritet të marrë KQZ për zgjedhje

Deri me këtë datë kanë kohë subjektet politike për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në KQZ
29/04/2026 - 20:03

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se KQZ-ja është në pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës së zgjedhjeve. Në emisionin FIVE, Elezi...

Më shumëDetails

“Vetëvendosje nuk i frikësohet Vjosa Osmanit dhe asnjë rivali në zgjedhje”

“Vetëvendosje nuk i frikësohet Vjosa Osmanit dhe asnjë rivali në zgjedhje”
29/04/2026 - 19:11

Valon Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se ky subjekt politik nuk i frikësohet asnjë rivali në zgjedhjet e ardhshme, përfshirë edhe ish-presidenten Vjosa Osmani, në rast se...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj kompanisë së tregtimit të energjisë ETMT

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj kompanisë së tregtimit të energjisë ETMT
29/04/2026 - 19:05

Prokuroria Speciale e Kosovës është aktivizuar pas raportimeve për kompaninë e tregtimit të energjisë elektrike “ETMT Energy”. Zëdhënësja e organit kryesor të ndjekjes penale në Kosovë, Arbnora Luta,...

Më shumëDetails

Trump: Bllokada ndaj Iranit vazhdon deri në marrëveshjen bërthamore

Trump: Bllokada ndaj Iranit vazhdon deri në marrëveshjen bërthamore
29/04/2026 - 19:01

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin bllokadën detare ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor....

Më shumëDetails

Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin

Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
29/04/2026 - 18:59

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin diskutoi për hapat institucionalë në kuadër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Cakolli: Haxhiu i ka 10 ditë që ta caktojë datën e zgjedhjeve, këto dy data janë të mundshme

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Dy minuta për marrëveshje” – Sinjalizohet bashkimi NISMA–PDK para zgjedhjeve të reja

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë