Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekspertja: Inteligjenca Artificiale u përdor për transkriptimin e audio-incizimeve në rastin Kuçi në Hagë

11/05/2026 - 16:31
në Kryesore, Lajme
A A
Ekspertja: Inteligjenca Artificiale u përdor për transkriptimin e audio-incizimeve në rastin Kuçi në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën e së hënës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, dëshmitarja eksperte Helen Fraser ka deklaruar se në procesin e transkriptimit të audio-incizimeve nga vizitat në Qendrën e Paraburgimit është përdorur Inteligjenca Artificiale.

Sipas dëshmisë së saj, analiza u fokusua në dy incizime specifike që lidhen me vizitat në paraburgim. Fraser theksoi se procesi i transkriptimit është kompleks dhe se është e vështirë të vlerësohet saktësia e një transkripti pas përfundimit të punës.

Ajo sqaroi se nuk e kupton gjuhën shqipe dhe se nuk ka pasur transkriptues që e flasin atë gjuhë, duke e bërë të nevojshëm përdorimin e një mjeti të Inteligjencës Artificiale për të ndihmuar në deshifrimin e materialit audio.

Megjithatë, Fraser theksoi se, sipas saj, Inteligjenca Artificiale nuk mund ta zëvendësojë plotësisht faktorin njerëzor në transkriptimin e audio-materialeve me cilësi të dobët.

“E përdora mjetin për të kuptuar sa informacion mund të nxirret, por AI nuk mund të zëvendësojë aspektin njerëzor në transkriptimin e audiove të padëgjueshme mirë,” tha ajo.

Dëshmitarja shtoi se përdorimi i këtij mjeti i ka dhënë vetëm një pasqyrë të përgjithshme mbi përmbajtjen e audio-incizimeve, ndërsa theksoi se përpjekjet për të reduktuar zhurmën mund të çojnë edhe në humbje të informacionit.

Gjatë seancës, asaj iu prezantuan edhe komunikime elektronike mes mbrojtjes së Thaçit dhe përkthyesve, ku këta të fundit kishin deklaruar se nuk mund t’i transkriptonin audio-incizimet për shkak të cilësisë së dobët. Megjithatë, më vonë, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte arritur të prodhonte një transkript prej pesë faqesh.

Fraser u shpreh se nuk mund të vlerësojë aftësitë individuale të përkthyesve të përfshirë, por shtoi se qasja e ZPS-së mund të jetë mbështetur edhe në informacione shtesë kontekstuale që nuk kanë qenë të disponueshme për të tjerët.

Seanca pritet të vazhdojë me dëshmi dhe shqyrtim të mëtejshëm të materialeve audio në ditët në vijim.

JU REKOMANDOJMË

Çka po ndodhë me pasagjerët amerikanë që u kthyen nga anija e prekur nga hantavirusi?

Çka po ndodhë me pasagjerët amerikanë që u kthyen nga anija e prekur nga hantavirusi?
11/05/2026 - 17:26

Autoritetet shëndetësore në Nebraska, ShBA, kanë dhënë një përditësim pasi një shtetas amerikan, i kthyer nga anija turistike “MV Hondius”, ka rezultuar pozitiv me hantavirus. Sipas zyrtarëve, edhe...

Më shumëDetails

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi
11/05/2026 - 17:06

Segmentet e fundit të autostradës që duhet ta lidhë Serbinë me Malin e Zi, janë shpallur prioritete të Qeverisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, pavarësisht premtimeve që...

Më shumëDetails

Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake
11/05/2026 - 16:26

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po afrohen, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur mbledhjen, ku pritet të ngritet si çështje edhe mundësia e rikthimit të Fatmir Limajt në...

Më shumëDetails

Driton Selemanj nuk do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Driton Selemanj nuk do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit
11/05/2026 - 16:12

Emërimi i Kryesisë së re të LDK-së muajin e kaluar nga Lumir Abixhiku dhe rikthimi i Vjosa Osmanit në këtë partie, përveç përkrahjes të pjesa më e madhe...

Më shumëDetails

Kurti kërkon vullnetarë për zgjedhje: Ejani e bëhuni pjesë e fushatës

Kurti kërkon vullnetarë për zgjedhje: Ejani e bëhuni pjesë e fushatës
11/05/2026 - 16:00

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka ftuar “të gjithë” që të bëhen “vullnetarë” për ta ndihmuar partinë e tij, ndërsa po afrohen zgjedhjet...

Më shumëDetails

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

KQZ thirrje diasporës: Pakot me fletëvotime dërgoni vetëm në adresë të kutive postare të KQZ-së
11/05/2026 - 15:59

Asnjë nga 27 partitë politikë që do të marrin pjesë të zgjedhjet e 7 qershorit, ende nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë. Kështu njoftoi për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Arrestimet e fundit për dallaveret me prona, avokatja Keqekolla prej kohësh kishte ngritur publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve në Veternik

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë