Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

12/05/2026 - 10:24
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka prezantuar prurjen e radhës. Bëhet fjalë për Kreshnik Çollakun i cili në zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë kandidat për deputet në listën e LDK-së.

Sipas Osmanit, Çollaku ai ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, duke kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën dhe promovimin e çështjes së saj në qarqet diplomatike amerikane.

Postimi i plotë:

Një jetë e ndërtuar mes universitetit, diplomacisë dhe kauzës së Kosovës.

Sot, bashkë me Lumirin, kemi kënaqësinë të prezantojmë Kreshnik Çollakun si pjesë të rrugëtimit tonë politik.

Niku e ka lidhur angazhimin e tij me mbështetjen e Kosovës, demokracisë dhe orientimit euro-atlantik të shqiptarëve.

Për më shumë se 20 vite si pedagog universitar, ai ka formuar breza studentësh me frymën e mendimit demokratik, përgjegjësisë publike dhe vizionit perëndimor.

Në periudhat më të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, ai ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, duke kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën dhe promovimin e çështjes së saj në qarqet diplomatike amerikane.

Si deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe pjesë aktive e diplomacisë parlamentare, ai ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në forume rajonale dhe ndërkombëtare, duke mbrojtur të drejtën e saj për pavarësi, sovranitet, integritet territorial dhe integrim euro-atlantik.

Kreshnik Çollaku është gjithashtu një nga themeluesit e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, brezi që rrëzoi diktaturën komuniste dhe e lidhi fatin e shqiptarëve me demokracinë dhe Perëndimin.

Mbi të gjitha, ai ka ruajtur gjithmonë një lidhje të veçantë me Kosovën, me njerëzit dhe të ardhmen e saj. Sot, ai është edhe shtetas krenar i Republikës së Kosovës dhe si këshilltar i imi për politikë të jashtme në Presidencë ka dhënë një kontribut të vyer në hapjen e dyerve të Kosovës me botën e në veçanti në thellimin e raporteve me SHBA.

Ne besojmë se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për njerëz me përvojë, integritet dhe vizion, dhe te Kreshnik Çollaku do ta gjejnë një të tillë.

Mirë se vjen Kreshnik e na priftë e mbara në këtë rrugëtim vendimtar!

JU REKOMANDOJMË

Zyrtare: Partia e Drejtësisë garon me LDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Zyrtare: Partia e Drejtësisë garon me LDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit
12/05/2026 - 12:21

Partia e Drejtësisë në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media...

Më shumëDetails

Bedri Hamza: Miftar Kurti i bashkohet listës së PDK-së për deputet

Bedri Hamza: Miftar Kurti i bashkohet listës së PDK-së për deputet
12/05/2026 - 12:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se në listën e kandidatëve të kësaj partie për deputetë është bashkuar edhe profesori Miftar Kurti. Përmes një...

Më shumëDetails

‘‘Mashtrim i madh’’, PSD me aksion, Molliqaj: Osmani s’është kthyer në LDK, po e përdor për naj pozitë

‘‘Mashtrim i madh’’, PSD me aksion, Molliqaj: Osmani s’është kthyer në LDK, po e përdor për naj pozitë
12/05/2026 - 11:42

PSD ka realizuar një aksion në sheshin e Prishtinës, afër objektit të qeverisë dhe kuvendit të Kosovës. Aty ka folur edhe lideri i kësaj partie, Dardan Molliqaj, i...

Më shumëDetails

Zafa nuk kandidon në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ironiza Berisha: ‘Pasi deputetët me muaj të tërë po tallen me popullin, sot paskan fillu të tjerët të tallen me ata’
12/05/2026 - 11:19

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Berisha ka thënë se...

Më shumëDetails

Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund
12/05/2026 - 11:11

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 7 qershorit. Ndonëse emri i saj është përfolur për përfshirje në...

Më shumëDetails

Qeveria i ndan 10.8 milionë euro KQZ-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Mbledhja e qeverisë, këto janë vendimet që u morën
12/05/2026 - 11:04

Qeveria në detyrë në një mbledhje elektronike ka ndarë 10.8 milionë euro për Komisionin Qendror Zgjedhor për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit. Njoftimi: Qeveria në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë