Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për përdorim të fëmijëve në fushatë zgjedhore.
Muharremi tha se Kurti ka dështuar të përmirësojë gjendjen në arsim, shëndetësi dhe mjedis gjatë viteve në pushtet, ndërsa fëmijët e Kosovës po i shfrytëzon për qëllime elektorale.
Ai e cilësoi këtë si një veprim të papranueshëm politik dhe moral, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta ndëshkojnë me votë më 7 qershor.
Reagimi i plotë:
Vajzën e vet e ka qu shumë larg tymit toksik që e thithin çdo ditë fëmijët tanë në Kosovë, e që ai, për gjashtë vjet në pushtet, nuk bëri asgjë serioze me përmirësu, e i ndaloj edhe projektet tjera të energjisë që e kishin përmirësu gjendjen.
Fëmiun e vet e ka çu larg, shumë larg, shkollave publike që i keqmenaxhon prej gjashtë vitesh. Larg edhe spitaleve publike që në raste i ka lënë pa barna, madje edhe për pacientët me kancer.
Vajzën e vet e ka siguru e rehatuar me të gjitha të mirat.
E fëmijët e Kosovës, pa asnjë fije turpi, i përdor në fushatë zgjedhore për një grusht vota.
Ky është një veprim i ulët politik por gjithashtu edhe dështim moral dhe njerëzor që tregon sa larg mundet me shku etja për pushtet.
Turp për secilin politikan që i instrumentalizon fëmijët për propagandë. Sidomos për një kandidat për kryeministër, të cilit ky vend i ka dhënë gjithçka, ndërsa ai mendon vetëm për votën e radhës dhe abuzon me çdo gjë që i del përpara.
Më 7 qershor, ndëshkojini masivisht me votë.












