Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale

28/11/2026 - 09:49
në Lajme
A A
Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka rikujtuar zhvillimet historike që i paraprinë 28 Nëntorit të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht te qindra telegramet përmes të cilave u organizua dhe u koordinua shpallja e Pavarësisë në qytetet shqiptare.Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se 28 Nëntori zakonisht kujtohet përmes pamjes së Ismail Qemalit duke ngritur flamurin kuq e zi në Vlorë, por historia e kësaj ngjarjeje përfshin edhe një varg komunikimesh telegrafike që paraprinë aktin e shpalljes së Pavarësisë.

Ai ka përmendur telegramin e Ismail Qemalit të 9 nëntorit 1912, të dërguar nga Vjena, në të cilin thuhej: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue.”Kurti ka rikujtuar edhe telegramin e parisë së Vlorës, të dërguar nëntë ditë më vonë te kryetarët e bashkive të 30 qyteteve shqiptare, nga Janina në Shkodër dhe nga Kosturi në Peqin, me porosinë: “I thirrni të gjithë. Gjer sa të mbërrij un, mbani qetësiën e bashkimin.”

Sipas tij, shënimet e zyrës telegrafike të Elbasanit dëshmojnë se telegramet përcilleshin në qytete të ndryshme brenda pak orësh, duke krijuar një rrjet komunikimi në funksion të organizimit të shpalljes së Pavarësisë.Kryeministri ka përmendur gjithashtu vështirësitë dhe rrethanat e pasigurta të asaj kohe, përfshirë kërcënimet dhe presionet e ushtrive të huaja ndaj popullsisë shqiptare. Në këtë kontekst, ai ka sjellë një telegram të 25 nëntorit 1912, të dërguar nga komandanti serb Simoviq, me kërkesën për dorëzimin e popullsisë së Ohrit dhe Strugës.
Në postimin e tij, Kurti ka rikujtuar se flamuri kombëtar ishte ngritur edhe në qytete të tjera para 28 Nëntorit. Sipas tij, Tirana e kishte shpallur pavarësinë më 26 nëntor, ndërsa të nesërmen këtë e kishin bërë edhe Durrësi, Kavaja, Peqini dhe Lushnja.Duke u ndalur te momenti i shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, Kurti ka përmendur telegramin e Lef Nosit drejtuar Elbasanit, me porosinë “Ngrini-e sa mâ shpejt”, si dhe përgjigjen “Ndashti po e ngremë”.

Ai ka theksuar se akti i 28 Nëntorit ishte rezultat i përpjekjeve të shumë njerëzve, të cilët kontribuuan në forma të ndryshme për realizimin e aspiratës për një shtet të pavarur.“Ne jemi mësuar ta kujtojmë atë ditë si vepër grash e burrash të mëdhenj. Dhe ajo, pa dyshim, ishte e tillë. Por kur i lexon dokumentet një nga një, sheh edhe diçka tjetër”, ka shkruar Kurti, duke vënë në pah kontributin edhe të telegrafistëve, kryepleqve dhe njerëzve të tjerë që përcollën mesazhet për pavarësi.

Në fund, Kurti ka theksuar se liria dhe pavarësia ishin rezultat i një përpjekjeje të vazhdueshme ndër breza.“Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale”, ka shkruar Kurti.

Ai e ka përmbyllur postimin me urimin: “Gëzuar!”

 

JU REKOMANDOJMË

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia
28/11/2026 - 02:09

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku janë sekuestruar 191...

Më shumëDetails

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s
28/11/2026 - 02:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë mandatit aktual, duke theksuar se Forca e...

Më shumëDetails

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike
27/11/2026 - 22:36

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e bërë atë përgjegjëse për një pjesë të madhe të rezultatit zgjedhor të...

Më shumëDetails

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C
27/11/2026 - 22:10

Kosova gjatë fundjavës do të përfshihet nga masa të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin ulje të temperaturave, vranësira dhe reshje shiu e bore, sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Më shumëDetails

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia
27/11/2026 - 22:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi sonte u pengua vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet, ndonëse Komuna kishte dhënë leje për këtë, raporton...

Më shumëDetails

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë
27/11/2026 - 21:30

KFOR-i ka dhënë sqarime lidhur me takimin e mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, në kuadër të Komisionit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gjuriqi ndryshon strategji: Tash synon t’ua fitojë zemrat shteteve që njohën Kosovën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë