Dikur Mitrovica njihej si qytet bastion i PDK-së, me strukturë të fuqishme e kuadro të fuqishme. Por duket se menaxhimi jo i mirë i degës ka bërë që përveç votës popullore, PDK në Mitrovicë t’i humbas edhe kuadrot profesionale partiake.
Aktori Mirsad Ferati në vitin 2017 ishte kandidat i PDK-së për asamble komunale në Mitrovicë, duke qenë se edhe ishte aktivist i hershëm.
Pas disa kohësh në neutralitet politik nga Mirsad Ferati, ai tashmë ka dalë në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, aty ku bashkëshortja e tij garon për deputete të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Madje, edhe vet Marigona Bekteshi Ferati më 2017 i kishte dhënë përkrahje publike Valdete Idrizit të PDK-së në garën për kryetar të Mitrovicës
Pra, përveç Arjeta Fejzës e Aida Dolit, nga qyteti i Mitrovicës për deputete të VV-së kandidon edhe Marigona Bekteshi Ferati, bashkëshortja e Mirsad Ferati.
Për dallim nga VV, PDK e Bedri Hamzës nuk ka gjetur asnjë kandidate femër nga qyteti i tij të kandidoj për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në të kaluaren e afërt nga PDK-ja e Mitrovicës për deputete kishin garuar Vesa Broja, Valdete Idrizi, etj., por tashmë duket se zhgënjimi nga e kaluara ka bërë që PDK e Mitrovicës të mos ketë kandidate femër.


















