Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gurthemeli para kontratës, beton jocilësor i themel-pllakës dhe dyshime për kurdisje në tenderin 2.1 milionë euro të Komunës së Skenderajt

30/05/2026 - 13:34
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Gurthemeli para kontratës, beton jocilësor i themel-pllakës dhe dyshime për kurdisje në tenderin 2.1 milionë euro të Komunës së Skenderajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 7 nëntor 2024 ishte vendosur gurthemeli për ndërtimin e ndërtimin e objektit të Bibliotekës dhe Muzeut të qytetit në Skenderaj, ku në njoftimin e komunës thuhej që ky ka qenë premtim i Qeverisjes Nura, ku si i tillë i ka munguar qytetit. Por kur jemi një vit e gjysmë pas, punimet kanë ngecur plotësisht.

Veriu.info ka gjetur se kontrata për ndërtimin e të Bibliotekës dhe Muzeut në mes të autoritetit kontraktues (Komunës së Skenderajt) dhe operatorit ekonomik që ka fituar tenderin, është nënshkruar tek më 21 maj 2025 në vlerë prej 2.1 milionë.

Kjo nënkupton se kjo procedurë tenderuese ka qenë e parapërgatitur se kujt t’i jepet, ndërsa procedura e prokurimit janë zhvilluar sa për ‘sy e faqe’.

Në fotot e publikuar në momentin e vendosjes së gurthemelit, shihet se krahas logos të Komunës së Skenderajt, në anën e djatht është logo e punëkryerësit “Oil Petrol” që është emri tregtar i kompanisë së pompave të derivateve të naftës “O.P ING A SH.P.K.” me pronar Arton Musliu.

Përtej çështjes tenderuese dhe çmimeve të ‘fryera’ brenda kontratës, të cilat do t’i trajtojmë në publikimet e ardhshme, Veriu.info posedon informacione se betoni i vendosur në themel-pllakën e këtij objekti është jocilësor dhe të njëjti rrezikon sigurinë e objektit.

Burime nga Komuna e Skenderajt bëjnë të ditur se pas a-testit që i është bërë themel-pllakës, ka dalë që betoni është krejtësisht jocilësor, puna e cila nuk është pranuar nga Komisioni.

Sipas burimeve të Veriu.info, Komisioni për Mbikëqyrjen e Projektit për ndërtimin e objektit të Bibliotekës dhe Muzeut nuk e ka nënshkruar pranimin e punimeve për vendosjen e themel-pllakëz së betonit.

Për të konfirmuar këto informacione, Veriu.info ka kërkuar qasje në dokumente publike në Komunën e Skenderajt në procesverbalet dhe raportet e Komisionit Mbikëqyres, por komuna nuk na i ka dhënë as fizikisht e as nuk i ka dërguar me e-mail, duke thënë se vetëm mund të bëhet shikimi i tyre, me pretendimin se ka shumë dokumente, një absurd ky në vetëvete, pasi që si mund të shikohen e analizohet një sasi e madhe e dokumente, aq e madhe sa nuk mund të ofrohen fizikisht.

Siç mëson Veriu.info, arsyeja pse Komuna e Skenderajt nuk i ka ofruar këto dokumente, është sepse po tentohet të ndryshohet përmbajtja e tyre me intervenime politike, për shkak të afërsisë së Arton Musliut me PDK-në.

Ndryshe, investitorë të këtij projekti janë Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

JU REKOMANDOJMË

Maxhuni i PDK-së ‘godet’ VV-në: Kosovën e morën në dritë dhe ia kthyen terrin, i trashen kontot nga tregtia e rrymës

Maxhuni i PDK-së ‘godet’ VV-në: Kosovën e morën në dritë dhe ia kthyen terrin, i trashen kontot nga tregtia e rrymës
30/05/2026 - 14:34

Kandidati i PDK-së për deputet me numër 27, Lorik Maxhuni, ka thënë se VV Kosovën e ka marrë në dritë, por ia ka kthyer terrin, duke penguar ndërtimin...

Më shumëDetails

Kurti bën homazhe në Marinë në përkujtim të Rasim Kiçinës e Ragip Halilajt

Kurti bën homazhe në Marinë në përkujtim të Rasim Kiçinës e Ragip Halilajt
30/05/2026 - 14:22

Në përvjetorin e 27-të të rënies së dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në Marinë të Skënderajt. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

Rahman Rama merr mbështetje në Matiqan: Qytetarët kërkojnë ndryshim

Rahman Rama merr mbështetje në Matiqan: Qytetarët kërkojnë ndryshim
30/05/2026 - 14:19

Kandidati i PDK-së për deputet, Rahman Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarë të disa lagjeve në Matiqan, ku ka diskutuar për nevojat dhe shqetësimet e tyre. Përmes...

Më shumëDetails

Peka me pretendime të forta: Osmani dhe LDK-ja u sulmuan me IP adresa nga zyrat e Izet Mexhitit dhe Adnan Azizit, prokuroria po i heton

Peka me pretendime të forta: Osmani dhe LDK-ja u sulmuan me IP adresa nga zyrat e Izet Mexhitit dhe Adnan Azizit, prokuroria po i heton
30/05/2026 - 13:10

Gazeta shqiptar Çim Peka ka dhënë pretendime të forta gjatë intervistës me Bilall Kasamin, njërin nga kryetarët e koalicionit Vlen. Ai ka bërë me dije se Prokuroria e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza mban konferencë duke bërë pak ‘filma’ elektoral për të marrë vëmendjen e humbur në këtë fushatë: “S’kemi zërim, s’kemi drita”

Bedri Hamza mban konferencë duke bërë pak ‘filma’ elektoral për të marrë vëmendjen e humbur në këtë fushatë: “S’kemi zërim, s’kemi drita”
30/05/2026 - 12:47

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një konferencë për media, duke bërë pak dramë elektorale për mungesë të rrymës. “Fatkeqësisht, ne s’kemi energji elektrike, s’kemi zërim,...

Më shumëDetails

“Po iki prej zgjedhjeve”, kosovari ironizon rrugës për në bregdetin shqiptar

“Po iki prej zgjedhjeve”, kosovari ironizon rrugës për në bregdetin shqiptar
30/05/2026 - 11:47

Një qytetar nga Kosova është shprehur me ironi se po largohen nga zgjedhjet, duke shfaqur njëherazi pakënaqësinë e tij për proceset e shpeshta zgjedhore në vend. Ai thotë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir Limaj e bën ‘horë’ Bedri Hamzën me mbështetje në Facebook për tubimin e Ferizajt, tregon se është më i pëlqyer te elektorati i PDK-së

    Fatmir Limaj e bën ‘horë’ Bedri Hamzën me mbështetje në Facebook për tubimin e Ferizajt, tregon se është më i pëlqyer te elektorati i PDK-së

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Lirohet nafta: Ja çmimi i sotit, që do të vlejë deri të hënën

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Shembulli i Marigona Bekteshi Feratit: Familjet mitrovicase që ishin tradicionalisht në PDK, në kohën e Bedri Hamzës po kalojnë në VV

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dështim total tubimi i AAK-së në Rahovec, pa Haradinajt duket se Ardian Gjini nuk do ta kaloj pragun zgjedhor prej 5%

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4