Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria me politikë të jashtme të koordinuar dhe rrugë të përbashkët euroatlantike

31/05/2026 - 13:54
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria me politikë të jashtme të koordinuar dhe rrugë të përbashkët euroatlantike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca,pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Ferit Hoxha ka deklaruar sot se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të karakterizuara nga një bashkëpunim i ngushtë dhe i vazhdueshëm institucional, duke theksuar koordinimin e plotë në politikën e jashtme mes dy vendeve.

Gjatë një takimi zyrtar me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, Konjufca u shpreh se takimet mes dy palëve janë “vëllazërore, të rregullta dhe të përhershme”, duke nënvizuar se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat objektiva shtetërore dhe kombëtare.

“Takimet tona gjithmonë janë vëllazërore, së pari. Takimet tona janë të rregullta dhe të përhershme. Me shtetin shqiptar ne kemi komunikim të vazhdueshëm lidhur me objektivat tona të përbashkëta shtetërore e kombëtare. Të koordinosh politikën e jashtme mes dy shteteve si Kosova dhe Shqipëria është gjëja më e lehtë sepse ne përfaqësojmë interesat e të njëjtit komb, prandaj edhe politika jonë e jashtme është një politikë e jashtme unike. Orientimet strategjike ka vlerat perëndimore dhe rruga euroatlantike është përcaktim i kombit shqiptar dhe në këtë rrugëtim vendet tona janë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës. E shfrytëzoj rastin ta përgëzoj ministrin Cakaj për arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Tash, në ditët e sotme, situata ka ndryshuar prej 10 viteve më përpara, pikërisht për shkak të transformimeve të mëdha të Republikës së Shqipërisë”, tha Konjufca.

Konjufca vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke përgëzuar autoritetet shqiptare për arritjet e deritanishme. Ai u shpreh se sipas vlerësimeve që, siç tha ai, vijnë edhe nga zyrtarë evropianë, Shqipëria ndodhet pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mund të bëhet pjesë e tij brenda dy deri në tre vjet.

“Të gjithë zyrtarët edhe evropianë, të cilët po i takoj edhe vetë, po thonë që Shqipëria është e dyta në radhë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një arritje shumë e madhe, zoti ministër, të përgëzoj edhe ty sepse për shumë vite ke qenë edhe atje në kryeqytetin e Bashkimit Evropian dhe e ke bërë punën ashtu siç është më së miri. Në këto hapat e fundit jemi besimplotë që Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda dy apo tri vitesh. Kjo do të jetë një arritje historike jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kombin shqiptar, ashtu siç e kemi përshëndetur edhe siç ishte një hap gjigant edhe hyrja e Shqipërisë në NATO”, tha Konjufca./EO

JU REKOMANDOJMË

Kërkohet ndihmë financiare për Haxhere Islamin që ndodhet në komë, çdo donacion është një ndihmë për të!

Kërkohet ndihmë financiare për Haxhere Islamin që ndodhet në komë, çdo donacion është një ndihmë për të!
31/05/2026 - 14:55

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Bashkim Islami ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të cilët kanë mundësi për ndihmë financiare ta ndihmojnë grun e tij, Haxhere Islamin pasiqë po...

Më shumëDetails

Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm

Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm
31/05/2026 - 14:19

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin qendror në kuadër të Forumit të Gruas, me gratë kandidate për deputete. Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku duke folur për rëndësinë...

Më shumëDetails

Hoxha në Prishtinë: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha në Prishtinë: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë
31/05/2026 - 14:02

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar sot vizitën e tij zyrtare në Kosovë. Hoxha e cilësoi vizitën në Prishtinë...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së takon të rinjtë e Vitisë: Vetëm duke investuar tek rinia, ndërtojmë një Kosovë më të zhvilluar!

35-shi i PDK-së takon të rinjtë e Vitisë: Vetëm duke investuar tek rinia, ndërtojmë një Kosovë më të zhvilluar!
31/05/2026 - 13:39

Kandidati i PDK-së për deputet, Lulzim Aliu , ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit të Vitisë, “energjia, idetë dhe vullneti i tyre për të kontribuar...

Më shumëDetails

A e pret votën nga Hashim Thaçi, flet mjeku që u kujdes për babanë e tij

A e pret votën nga Hashim Thaçi, flet mjeku që u kujdes për babanë e tij
31/05/2026 - 13:22

Adriatik Berisha, mjeku i babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin e tij me Thaçin dhe për zgjedhjet e 7 qershorit. Berisha i cili...

Më shumëDetails

U zhduk për 18 ditë dhe bllokoi familjen në telefon – e mitura kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
31/05/2026 - 12:55

Ka marrë fund ankthi i një familjeje nga Fushë Kosova, pasi vajza e tyre e mitur, e raportuar si e zhdukur që nga mesi i muajit maj, është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi, kërcënohet nga oligarku Sokol Shabani

    Asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi, kërcënohet nga oligarku Sokol Shabani

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • PDK e udhëhoqi rreth 20 vite komunën, po Bedri Hamza mblodhi vetëm rreth 200 persona në tubimin në Shtime

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gurthemeli para kontratës, beton jocilësor i themel-pllakës dhe dyshime për kurdisje në tenderin 2.1 milionë euro të Komunës së Skenderajt

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Zbulimi i ambulantës së strukturave ilegale serbe në Obiliq, ja çka u gjet brenda

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë