Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse Albin Kurti dëshiron t’i shpëtojë nga falimentimi “Prishtina Ticket (GP Aviation) dhe kompaninë e djalit të axhës së Luan Dalipit?

31/05/2026 - 22:28
në Kryesore, Lajme
A A
Pse Albin Kurti dëshiron t’i shpëtojë nga falimentimi “Prishtina Ticket (GP Aviation) dhe kompaninë e djalit të axhës së Luan Dalipit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Derisa me 20 janar, Autoriteti i Aviacionit Civil, Agjenci që mbikëqyret nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, njoftonte se kompania ajrore “GP Aviation” kryeson me numrin më të madh të udhëtarëve të shërbyer nga Prishtina, me 15 prill, pronari i kësaj kompanie, Ganesh Piga, po arrestohej në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pasi për të ekzistonte flet-arrest ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet gjermane.

Piga, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, duke cituar autoritetet gjermane, kishte shkelur ligjin mbi 50 herë nga viti 2021 deri në vitin 2025 dhe akuzohet për shmangie tatimore prej 9 milionë eurosh.

Në kohën kur pronari i GP Aviaiton po vidhte shtetin gjerman, në Kosovë pikërisht kjo kompani po fitonte të drejtën ekskluzive për të mbajtur linjat ajrore.

Aviacioni Civil me 14 qershor njoftonte se Kompania GP Aviation e emëruar nga Republika e Kosovës po fillon fluturimet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në tri destinacione.

Prishtinë – Cyrih, Prishtinë – Bazel dhe Prishtinë – Gjenevë.

Vendimi po i jepej kësaj kompanie për një periudhë tri vjeçare.

Për shqiptarët në Kosovë GP Aviation më shumë njihet si Prishtina Ticket, kompania që menaxhon me avionët e GP Aviation. Avionët e kësaj kompanie, 3 ose 4, kryejnë udhëtime vetëm në drejtim të Kosovës dhe shteteve ku ka shqiptarë në diasporë.

Pra, ndalja eventuale e fluturimeve për në Kosovë, nënkupton mos-funksionim të kompanisë.

Dhe ndihma prej 2 milionësh që e njoftoi Qeveria e Kosovës për t’i ndihmuar linjat ajrore nga diaspora për në Kosovë, nënkupton më saktësisht ndihmë për këtë kompani: Prishtina Ticket, e cila realizon shumicën dërrmues të fluturimeve për në Kosovë.

Dhe, njëjtë si pronari zviceran i GP Aviaiton, probleme me ligjin kanë edhe pronarët e Prishtina Ticket.

Nëse shikoni në ARBK pronar i kompanisë Prishtina Ticket del të jetë Arton Bajramaj dhe Prishtinaticket Scheiz AG.

Kurse, nëse kërkohet për këtë kompani në Zvicër, atëherë del se pronar i saj është Edvin Rrahmanaj.

Por, ka edhe një tjetër kompani të regjistruar në Kosovë me emrin Prishtina Air Ticket.

E këtu pronar është Bali Rrahmanaj, babai i Edvin Rrahmanaj dhe bashkëpunëtori i Arton Bajramaj.

Të dy këta, edhe Arton Bajramaj edhe Bali Rrahmanaj janë person që ishin ndaluar këtë vit nga autoritet e Kosovës nënë dyshime për “skemë të shpëlarjes së parave” që dyshohet se ka funksionuar në periudhën kohore nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Sipas dyshimeve grupi kishte operuar përmes mashtrimeve me shitjen e avio-biletave për të kaluar më pas në pastrim parash.

VOX Kosova ka arritur të kuptojë se akoma nuk është ngritur aktakuzë ngaProkuroria Speciale për këtë çështj, por hetimet po vazhdojnë.

E pikërisht kjo kompani e udhëhequr nga një pronar i burgosur në Gjermani dhe të tjerë të ndalur në Kosovë, pritet të jetë përfituesi më i madh i skemës prej 2 milionëve të ndarë nga Qeveria e Kosovës.

Sepse, siç e thotë vetë agjencia e aviacionit civile ka më shumti fluturime drejt Kosovës dhe nga Kosova.

Është e çuditshme po ashtu se si agjencia e udhëhequr nga zyra e kryeministrit kishte zgjedhur pikërisht këtë kompani për t’ia dhënë linjat ajrore drejt Zvicrës e Gjermanisë.

Pra, 2 milionët e taksapaguesve të Kosovës nuk janë për ulje të çmimit të biletave për bashkatdhetarët, as për kujdes të shtuar për turizmin, por derdhje parash në xhepat e kësaj kompanie me pronarë që sistematikisht kanë probleme me ligjin në Kosovë.

Por, s’përfundon me kaq, lidhja shkon më tej.

Catering Prishtina është kompania e kateringut që furnizon me ushqim e gjithçka tjetër përfshire cigare, linjat ajrore të GP Aviation/Prishtina Ticket.

Dhe a e dini kush është pronar aty? Besnik Dalipi, djali i axhës së Luan Dalipit. Ish-Shefit të kabinetit të Albin Kurtit.

Pra nëse fluturimet anulohen GP Aviation mund të falimentojë plotësisht marrë parasysh borxhin 9 milionësh të kompanisë ndaj shtetit gjerman e i marren avionët, por këtu humbë shumë edhe Catering Prishtina e Dalipëve të Kurtit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë