Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë ilaçet për kafshë me të cilat dyshohet se Arianit Sllamniku “trajtoi” fëmijët me autizëm

01/06/2026 - 09:12
në Kryesore, Lajme
A A
Këto janë ilaçet për kafshë me të cilat dyshohet se Arianit Sllamniku “trajtoi” fëmijët me autizëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ilaçe kundër krimbave të kafshëve, produkte të dyshuara veterinare, tableta antiparazitare, shiringa dhe sisteme infuzioni janë pjesë e materialit të sekuestruar nga Policia në Gjilan, në një rast që tashmë ka përfshirë Prokurorinë Themelore, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Farmaceutik dhe që pritet të trajtohet edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Front Online, këto preparate, disa prej tyre të dyshuara për përdorim veterinar, janë gjetur në objektin e vetëquajtur “ordinancë” të Arianit Sllamnikut në Gjilan, i cili përmes rrjeteve sociale promovonte idenë se trajtonte fëmijë të prekur nga spektri autik.

Dokumentet zyrtare të siguruara nga Front Online zbulojnë se në mesin e produkteve të sekuestruara janë gjetur edhe Panacur dhe Fenbendazole, preparate që njihen kryesisht si ilaçe veterinare kundër parazitëve/krimbave te kafshët.

Sipas informacioneve të siguruara, Fenbendazole është antihelmintik veterinar, i përdorur kryesisht për trajtimin e parazitëve te kafshët dhe nuk është i aprovuar për përdorim te njerëzit.

Megjithatë, këto produkte, sipas dosjes, dyshohet se kanë hyrë në një zonë të errët përdorimi jashtë kontrollit mjekësor, brenda objektit të vetëquajtur “ordinancë” të Arianit Sllamnikut në Gjilan.

Nga dosja e siguruar nga Front Online, shihet se në mesin e produkteve të sekuestruara nga organet e hetuesisë figurojnë: 14 tableta Panacur, 10 tableta Fenbendazole, një pako e zbrazur me tableta Ivermectin, një pako Ivermectin me 60 tableta, ndërsa në qese të tjera figurojnë edhe produkte si IverQuest, Torpidol, Albastar, Albendazol, Methylen Blue, si dhe shiringa e sisteme infuzioni.

Pikërisht prania e këtyre produkteve e bën rastin shumë më të rëndë se një sekuestrim i zakonshëm barnash. Në mesin e materialit të sekuestruar ka preparate që lidhen me përdorim veterinar, produkte antiparazitare, si dhe pajisje që mundësojnë administrimin e substancave, si shiringa dhe sisteme infuzioni.

Ivermectin, një tjetër produkt i gjetur në këtë rast, është ilaç antiparazitar që te njerëzit përdoret vetëm në raste të caktuara dhe me përshkrim nga profesionistë shëndetësorë. Prania e tij në këtë dosje, bashkë me produktet e tjera të dyshuara veterinare, ngre dyshime serioze mbi natyrën e “trajtimeve” që mund të jenë ofruar në këtë objekt.

Në raportin zyrtar, Inspektorati Farmaceutik konstaton se një pjesë e produkteve dyshohet se janë produkte veterinare. Në mesin e tyre përmenden: Torpidol, Albastar, Aquarius Pro Life, IverQuest 6.84g, Panacur, Fenbendazole dhe Methylen Blue.

Për këto produkte, Inspektorati Farmaceutik thekson se nuk ka kompetencë, pasi produktet veterinare hyjnë në përgjegjësi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

Në anën tjetër, Inspektorati ka konstatuar se në materialin e sekuestruar kishte edhe pajisje medicinale, konkretisht 4 shiringa dhe 4 sisteme infuzioni. Këto pajisje, sipas raportit, hyjnë në kompetencën e Inspektoratit Farmaceutik.

Front Online mëson nga dokumentet se produktet janë sekuestruar nga Policia më 20 janar 2026, në rastin e Arianit Sllamnikut, ndërsa më pas janë pranuar për verifikim nga Inspektorati Farmaceutik në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Në fund të raportit, Inspektorati kërkon që Prokuroria të njoftojë autoritetin kompetent për tërheqjen e produkteve veterinare, pasi ato janë prova të rastit dhe Inspektorati nuk ka hapësirë të posaçme për ruajtjen e tyre.

Raportit i janë bashkangjitur edhe procesverbali me numër 0103647 dhe 8 foto-dëshmi të produkteve të sekuestruara në qese të bllombuara.

Rasti, sipas dokumenteve, hap dyshime serioze mbi mënyrën se si substanca të tilla kanë përfunduar në një objekt që pretendohej si vend trajtimi për fëmijë me autizëm. Për më tepër, përfshirja e produkteve të dyshuara veterinare, pajisjeve medicinale dhe substancave antiparazitare e kthen këtë rast në një dosje të rëndë për institucionet e hetuesisë dhe kontrollit shëndetësor.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë