Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hovenier: Pozita e Kosovës në SHBA ka pësuar një goditje të vërtetë

03/06/2026 - 16:05
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasadorët e Quintit po zhvillojnë takim në Qeveri, pritet deklarimi i Hovenierit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara kanë pësuar përkeqësim të ndjeshëm gjatë 16 muajve të fundit.

Në një intervistë për median serbe “Kosovo Online”, Hovenier tha se Uashingtoni pret nga qeveria e ardhshme të jetë partnere e besueshme.

Sipas tij, prioritetet amerikane mbeten forcimi i institucioneve demokratike, luftimi i korrupsionit dhe realizimi i reformave të vonuara në qeverisje.

Ai tha se Uashingtoni vëzhgon me kujdes zhvillimet politike në Kosovë dhe aftësinë e institucioneve për të funksionuar normalisht.

“Uashingtoni do të shikojë nga afër nëse qeveria e re është në gjendje të zgjedhë një president, të formojë koalicion të qëndrueshëm dhe të kryejë funksionet bazë të qeverisjes”, deklaroi Hovenier.

Ish-ambasadori theksoi se SHBA-ja ka ruajtur neutralitetin gjatë proceseve zgjedhore në Kosovë.

“Uashingtoni nuk po mbështet parti apo kandidatë në zgjedhjet e brendshme të Kosovës”, tha ai.

Megjithatë, sipas tij, administrata amerikane ka dërguar sinjale të qarta politike për atë që pret nga çdo qeveri e ardhshme.

Hovenier e cilësoi pezullimin e dialogut strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, vjeshtën e kaluar, si një mesazh të fortë politik.

Duke folur për raportet bilaterale, ai u shpreh se pozita e Kosovës në kryeqytetin amerikan është dobësuar.

“Pozita e Kosovës në Uashington ka pësuar një goditje të vërtetë gjatë këtyre 16 muajve të fundit”, deklaroi Hovenier.

Ai ia atribuoi këtë situatë zgjedhjeve të përsëritura, vështirësive për zgjedhjen e presidentit dhe mbështetjes në qeveri në detyrë.

“Këto kanë gërryer besimin se Prishtina është në gjendje të përmbushë disa nga zotimet e saj”, tha ai.

Sipas tij, ngërçi institucional ka pasur edhe pasoja financiare.

“Kosova rrezikon të humbasë miliona euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian dhe burime të tjera nëse reformat kyçe nuk miratohen”, tha Hovenier.

Ai shtoi se rikthimi i besimit do të kërkojë më shumë sesa deklarata politike.

“Qeveria e re duhet të tregojë se është serioze”, u shpreh ai.

Hovenier kërkoi zgjedhjen e presidentit, formimin e një koalicioni të qëndrueshëm, miratimin e buxhetit dhe hapa të dukshëm për uljen e tensioneve.

Megjithatë, ai tha se ekziston gatishmëri në Uashington për një angazhim të ri me Kosovën.

“Dëshira në Uashington për t’u riangazhuar duket të jetë shumë reale”, tha ai.

Ai paralajmëroi se kjo mundësi nuk do të mbetet e hapur pafundësisht.

“Qeveria e re duhet të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të rindërtuar besimin mes Kosovës dhe partnerëve të saj, përfshirë SHBA-në”, deklaroi Hovenier.

Sipas tij, të njëjtat shqetësime ekzistojnë edhe në raport me Bashkimin Evropian.

Në fund, ai theksoi se SHBA-ja e njeh dhe e respekton sovranitetin e Kosovës, por pret që ajo të luajë rol konstruktiv në rajon.

“Ne e njohim dhe e respektojmë sovranitetin e Kosovës. E refuzojmë çdo pretendim se Kosova është diçka tjetër përveç një shteti sovran, të pavarur dhe multietnik”, tha Hovenier.

JU REKOMANDOJMË

Gjingjiqi kërkoi rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, sot emri i tij u vendos në një rrugë në veri krahas emrit të Isa Boletinit

Gjingjiqi kërkoi rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, sot emri i tij u vendos në një rrugë në veri krahas emrit të Isa Boletinit
03/06/2026 - 17:48

Vendosja e emrit të ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, në një rrugë në Mitrovicën e Veriut ka nxitur reagime dhe debat publik në Kosovë. Gjatë ditës së sotme, përfaqësues...

Më shumëDetails

“Janë të vlefshme ato kotjet e shkurtëra në veturë”, Kurti tregon se si po fle në xhipat e zinj

“Janë të vlefshme ato kotjet e shkurtëra në veturë”, Kurti tregon se si po fle në xhipat e zinj
03/06/2026 - 17:41

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka realizuar një intervistë në sheshin e Prishtinës për emisionin Urban FM. Gjatë intervistës, ai ka treguar se shpesh arrin të bëjë gjumë...

Më shumëDetails

Emërimi i rrugëve në Mitrovicën Veriore, OVL e kundërshton: Kosova ka heronj, atyre u takon nderi

OVL letër ambasadave pas shtyrjes së aktgjykimit nga Specialja: Vendimi ta forcojë besimin e ta ruajë stabilitetin
03/06/2026 - 17:23

Sot, ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka vendosur tabelat e emrave të rinj të disa rrugëve në veri të Kosovës, ku, në një vend shihet...

Më shumëDetails

Costa për raportet Kosovë-Serbi: Luftimet e së kaluarës apo e ardhmja e përbashkët?

Zgjedhjet, Costa mesazh liderëve politik: BE mund ta mbështesë Kosovën, por jo t’i kryejë detyrat e saj
03/06/2026 - 16:56

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, është pyetur edhe për sulmin e ndodhur në Banjskë në shtator të vitit...

Më shumëDetails

Zgjedhjet, Costa mesazh liderëve politik: BE mund ta mbështesë Kosovën, por jo t’i kryejë detyrat e saj

Zgjedhjet, Costa mesazh liderëve politik: BE mund ta mbështesë Kosovën, por jo t’i kryejë detyrat e saj
03/06/2026 - 16:54

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në konferencën për media ka dërguar një mesazh për liderët politik me të cilët është takuar sot, duke theksuar se partneriteti me...

Më shumëDetails

Abdixhiku dhe Osmani takojnë Costan: Kosova duhet të jetë në mesin e kombeve të lira europiane, duhen institucione stabile

Abdixhiku dhe Osmani takojnë Costan: Kosova duhet të jetë në mesin e kombeve të lira europiane, duhen institucione stabile
03/06/2026 - 16:38

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, takuan sot presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    257 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 64
  • Mohoi se Sami Lushtaku ia sulmoi eskortën, pushteti i Kurtit suspendon policin

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë