Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet

04/06/2026 - 15:42
në Kryesore, Lajme
A A
Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E Ngarkuara me Punë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka deklaruar se Kosova, s’po arrin që t’i përmbushë kërkesat për furnizimin me energji, dhe se, në të ardhmen, kur kërkesat për rrymë do të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj.

Prattipati, në editorialin e saj, ka shtuar se, kësisoj, Kosova duhet t’i bashkohet projekteve amerikane të gazit natyre që janë planifikuar nëpër rajonin e Ballkanit, projekte të cilat, thekson ajo mund të sigurojnë burime energjetike amerikane për Kosovën.

‘‘Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji. Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj. Për të adresuar këto sfida strukturore, Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan. Këto projekte mund të sigurojnë burime energjetike amerikane për Kosovën. Gazi natyror i lëngshëm amerikan (GNL) do të mundësonte shtimin e llojllojshmërisë në furnizimin me energji, do të plotësonte burimet e brendshme energjetike të Kosovës dhe do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës’’, ka thënë mes tjerash ajo.

Tutje, Prattipati, bën thirrje që Kosova duhet të veprojë shpejt për realizimin e partneritetit, pasi që, siç thekson ajo, ‘‘mundësia për t’iu bashkuar këtyre projekteve po mbyllet’’, dhe se, ‘‘vonesa e këtij vendimi rrezikon që furnizimet amerikane të GNL-së të zotohen diku tjetër dhe një gjë e tillë mund ta lërë Kosovën si vendin e vetëm në Ballkanin Perëndimor pa qasje në GNL-në amerikan’’.

‘‘Kosova tani përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike. Administrata e presidentit Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse. Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu’’, ka shkruar Prattipati.

JU REKOMANDOJMË

Osmani dhe Abdixhiku: Qëndrimi i sotëm i SHBA-së, mesazh i qartë për të ardhmen strategjike të Kosovës

Osmani dhe Abdixhiku: Qëndrimi i sotëm i SHBA-së, mesazh i qartë për të ardhmen strategjike të Kosovës
04/06/2026 - 17:41

DEKLARATË E PËRBASHKËT E KANDIDATES PËR PRESIDENTE DHE KANDIDATIT PËR KRYEMINISTËR TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Qëndrimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mesazh...

Më shumëDetails

Hasanpapaj merr mbështetje në Anamoravë e Luginë: Faleminderit për përkrahjen

Hasanpapaj merr mbështetje në Anamoravë e Luginë: Faleminderit për përkrahjen
04/06/2026 - 17:29

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka marrë mbështetje të madhe në zonën e Anamoravës dhe Luginës. Hasanpapaj ka falënderuar mbështetësit për, siç...

Më shumëDetails

Bekim Haxhiu merr përkrahje në Fushë Kosovë: Me përkushtim të palëkundur, bashkë vazhdojmë drejt fitores

Bekim Haxhiu merr përkrahje në Fushë Kosovë: Me përkushtim të palëkundur, bashkë vazhdojmë drejt fitores
04/06/2026 - 17:21

Kandidati për deputet, Bekim Haxhiu ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët në Fushë Kosovë, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Postimi i plotë: Në Fushë Kosovë u mirëpritëm nga...

Më shumëDetails

Vrasja e policit në Shqipëri, del në konferenë drejtori i policisë: Ishin 40 forca në vendngjarje, kam urdhëruar hetime për operacionin

Vrasja e policit në Shqipëri, del në konferenë drejtori i policisë: Ishin 40 forca në vendngjarje, kam urdhëruar hetime për operacionin
04/06/2026 - 17:10

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa i takon ngjarjes së rëndë në Maliq, ku...

Më shumëDetails

SHBA del me thirrje publike që Kosova t’i bashkohet gazit amerikan, Prattipati del me një qëndrim

Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet
04/06/2026 - 16:50

Zëvendës shefja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës që t’i bashkohet projektit të gazit amerikan me anë të një qëndrimi. Në...

Më shumëDetails

100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë
04/06/2026 - 16:33

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe nesër. “Për të gjithë ata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohen pamje: Momenti kur Gjesti hyn me armë në ONIMA dhe demolon gjithçka

    Publikohen pamje: Momenti kur Gjesti hyn me armë në ONIMA dhe demolon gjithçka

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • 100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Mësohet identiteti i të rinjve nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Zana Avdiu: Isha në një tubim të PDK-së, Paulina s’pat shanse t’ia bëjë një pyetje Bedri Hamzës, u sillke si me kanë yll Hollywoodi, e jo si një politikan që i ka humbe tre palë zgjedhje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pse Bedri Hamza ka ‘fobi’ veriun? Jeton buzë tij, por asnjë ditë fushatë në këtë pjesë të shtetit të Kosovës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë