Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të ftuar për masakrën e Reçakut

04/06/2026 - 18:49
në Kryesore, Lajme
A A
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të ftuar për masakrën e Reçakut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2025 ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave të cilët i akuzon për masakrën e Reçakut. Ata akuzohen për vrasjen e 42 civilëve më 15 janar 1999.

Sipas aktakuzës së publikuar nga “Betimi për Drejtësi“, të akuzuar në këtë rast janë: Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavljeviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiqeviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqilo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srboljub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Çedomir Aksiq dhe Zvonimir Janiqijeviq.

Prokuroria ka propozuar që në këtë gjykim të ftohen në cilësinë e dëshmitarëve- të dëmtuarve 52 persona. Po ashtu, janë propozuar edhe të dëgjohen shtatë dëshmitarë të tjerë, në mesin e tyre ndërkombëtarët William Walker, ish-ambasador i OSBE-së në Kosovë, ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark, Helena Ranta- e cila ishte anëtare e ekipit të ekspertëve mjeko-ligjorë të Bashkimit Evropian në Prishtinë, të caktuar me kërkesë të OSBE-së, Richard Ciaglinski- oficer ndërlidhës gjatë misionit në Kosovë, John Crosland- kolonel britanik, Karl John Drewinwkiewicz- shefi i operacioneve të Misionit të Verifikimit të Kosovës. Po ashtu, është propozuar të ftohet edhe eksperti mjeko-ligjor Flamur Blakaj.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori special Ilir Morina, është propozuar që gjatë procedurës së shqyrtimit të provave, të administrohen procesverbalet e deklaratave të dëshmitarëve- përfshirë edhe atë të William Walker e dhënë nga mundësia hetuese e veçantë. Po ashtu, u propozua administrimi i raporteve policore dhe provave tjera materiale, përfshirë edhe raporte nga instituconet dhe organizatat ndërkombëtare të marra nga burime të hapura.

Në aktakuzë u propozua edhe administrimi i provave të siguruara përmes NJN nga ish-Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë.

Sipas aktakuzës, u propozua që me rastin e shqiptimit të dënimit, të merren parasysh rrethanat rënduese dhe lehtësuese. Si dhe të obligohen të akuzuarit t’i kompensojnë të dëmtuarit në emër të kërkesës pasurore-juridike.

Prokuroria ka sqaruar veprimet e ndërmarra në këtë rast, derisa vlerëson se janë plotësuar kushtet për gjykim në mungesë.

Në aktakuzë është përshkruar në detaje gjendja faktike bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve, provat materiale, publikimet në burime të hapura dhe provat e marra nga ICTY përkitazi me masakrën e Reçakut. Përmes tyre, PSRK-ja thotë se vërtetohet dyshimi i bazuar se vepra penale është kryer dhe se 21 të akuzuarit janë kryerës të saj.

Aktakuza përshkruan edhe faktin se si dëshmitarët kanë identifikuar të akuzuarit dhe veprimet që janë kryer nga ata. Ndërkaq, në fund të aktakuzës gjendet lista me emrat e 42 viktimave të kësaj masakre, si dhe lista tjetër me emrat e 32 viktimave të torturuara dhe malretuara.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë