Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendore

05/06/2026 - 14:23
në Kryesore, Lajme
A A
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar dy vendime të reja ndaj Serbisë, që kanë të bëjnë me vendosjen e masave antidumping për importin e farës së grurit dhe kufizimin sasior për importin e aluminit dhe artikujve prej alumini, raporton Ekonomia Online.

Kusari-Lila tha se vendimet synojnë mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun e Kosovës.

“Sot në cilësinë e ministres në detyrë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Inovacionit, kam ftuar këtë konferencë për t’ju informuar juve dhe qytetarët e Kosovës lidhur me dy vendime të rëndësishme që kemi marrë ndaj Serbisë, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e bizneseve vendore nga praktikat e padrejta tregtare. Të dyja këto vendime janë të bazuara në analiza statistikore dhe janë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Dje kam marrë vendim për fillimin e hetimit zyrtar lidhur me importin e farës së grurit me origjinë nga Serbia”, tha ajo.

Ajo theksoi se hetimi është iniciuar pas ankesës së prodhuesve vendorë të farës së grurit, të cilët kanë ngritur dyshime për shitje me çmime dumping nga Serbia.

“Ky vendim është rezultat i një ankese të paraqitur nga kompanitë prodhuese vendore të farës së grurit, të cilat kanë ngritur dyshime se fara e grurit e importuar nga Serbia po shitet me çmime dumping, duke dëmtuar prodhimin vendor. Për këtë arsye, në përputhje me legjislacionin në fuqi, është vendosur inicimi i hetimit zyrtar për të vlerësuar ekzistencën e praktikave të dumpingut dhe ndikimin e tyre në industrinë vendore. Ajo është analizuar me shumë kujdes nga Departamenti i Tregtisë, duke ndjekur hapat e verifikimit paraprak të kërkesës, ashtu siç kërkohet me këtë ligj. Andaj, në përputhje me nenin 28 të këtij ligji, pas shqyrtimit të kërkesës nga Departamenti i Tregtisë dhe konsultimit me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, gjetjet e analizës preliminare tregojnë se ekzistojnë indikacione se importi i këtij produkti nga Serbia, përmes shitjes me çmime dumping dhe në sasi të konsiderueshme, si dhe me cilësi të dyshuar, po shkakton dëme materiale ndaj industrisë vendore të prodhimit të farës së grurit në Kosovë”, tha ajo.

Sipas saj, analiza preliminare është mbështetur në të dhëna të siguruara nga Dogana e Kosovës, Ministria e Bujqësisë dhe çmimet e shitjes në tregun e Serbisë.

“Analiza preliminare bazohet në zhvillimet e sektorit të prodhimit të farës së grurit në Kosovë, duke u mbështetur në të dhënat e siguruara gjatë hulumtimit të prodhuesit vendor, pikat e shitjes me pakicë, të dhënat nga importi, nga Dogana e Kosovës, të dhënat mbi kapacitetet prodhuese dhe nevojat e tregut të siguruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe çmimet e shitjes në tregun e Serbisë. Nëse gjatë fazës së hetimit vërtetohen dyshimet për aplikimin e çmimeve dumping dhe dëmin e shkaktuar ndaj industrisë vendore, në përputhje me nenin 39 të Ligjit për Masat Anti-Dumping dhe Masat Kundërbalancuese, si ministre do të marr vendim për vendosjen e detyrimeve të përkohshme anti-dumping për mbrojtjen e prodhimit vendor”, tha ajo.

Kusari-Lila bëri të ditur se është marrë edhe vendim për kufizim sasior të importeve të aluminit nga Serbia.

“Kam marrë sot vendim për të përcjellë në qeveri, i cili ka të bëjë me vendosjen e kuotës sasiore ndaj Serbisë për importin e aluminit dhe artikujve prej alumini, me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurimin e kushteve të barabarta të konkurrencës në tregun e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Ajo sqaroi se masa parasheh kufizim të importeve dhe tarifa shtesë për sasitë që tejkalojnë kuotën e përcaktuar.

“Kjo masë synon mbrojtjen e prodhimit vendor, rivendosjen e kushteve të drejta të konkurencës dhe garantimin e trajtimit reciprok në marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve. Vendimi do të dorëzohet në Qeveri, parasheh pika si në vijim. Vendoset kuota sasiore ndaj Serbisë për importin e aluminit, artikujt prej aluminit me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurimin e kushteve të barabarta të konkurencës në Republikën e Kosovës. Masa e kuotës zbatohet për produktet e importit me origjinë nga Serbia të klasifikuara në kapitullin 76, alumini dhe artikujt prej tij, sipas nomenklaturës së mallrave në Republikën e Kosovës. Kuota e importit caktohet në nivelin prej 30% të vëllimit total të importeve të produkteve të klasifikuara në kapitullin 76, alumini dhe artikujt prej tij me origjinë nga Serbia, të realizuara gjatë vitit 2025. Për periudhën nga hyrja në fuqi e këtij vendimi deri me 31 dhjetor 2026, sasia maksimale e lejuar për import në kuadër të kuotës është 637.26 ton. Importet që tejkalojnë këtë kuotë do t’i nënshtrohen tarifës doganore prej 50%. Obligohet Dogana e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Rama takon fermerët e Vushtrrisë: S’do të ketë më politika që dëmtojnë produktet vendore

Rama takon fermerët e Vushtrrisë: S’do të ketë më politika që dëmtojnë produktet vendore
05/06/2026 - 15:34

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama ka zhvilluar sot një takim me dhjetëra fermerë të Komunës së Vushtrrisë. Ai ka thënë se fermerët duhet të kenë trajtim...

Më shumëDetails

Katër persona ndalohen për 48 orë, dyshohet se janë diler droge

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
05/06/2026 - 15:28

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, me...

Më shumëDetails

“Barazi ose Revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

“Barazi ose Revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë
05/06/2026 - 15:11

Në Prishtinë është mbajtur Parada e Krenarisë me moton “Barazi ose revoltë”, ku pjesëtarë dhe përkrahës të komunitetit LGBTI marshuan nëpër sheshet e kryeqytetit. Pjesëmarrësit në marshim mbanin...

Më shumëDetails

Basha në përurimin e rrugës Sofali–Kolovicë: 60 për qind e projektit u financua nga Qeveria Kurti

Basha në përurimin e rrugës Sofali–Kolovicë: 60 për qind e projektit u financua nga Qeveria Kurti
05/06/2026 - 14:50

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka marrë pjesë në përurimin e fazës së dytë të rrugës së asfaltuar Sofali–Kolovicë “Abedin Dino”, projekt për të...

Më shumëDetails

Nis protesta para ambasadës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe

Nis protesta para ambasadës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe
05/06/2026 - 14:45

Ka filluar protesta e studentëve në Prishtinë, para objekti të ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Protesta në fjalë është thirrur nga organizata studentore UDS në bashkëpunim me Parlamentin...

Më shumëDetails

Rrahman Rama: Vushtria ka mundësi te zgjedhe perfaqesues qe merren me shqetesimet e ketij qyteti

Rrahman Rama: Vushtria ka mundësi te zgjedhe perfaqesues qe merren me shqetesimet e ketij qyteti
05/06/2026 - 14:03

Kandidati për deputet nga radhet e PDK- se me numer 7, Rrahman Rama, e ka nisur diten së bashkumme Ferid Idrizin dhe kandidatët për deputet nga ky qytet.Rama...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ndalohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, tentoi ta heqë shenjën “E dua Mitrovicën”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë deri në mbylljen e aplikimit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë