Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama e bën për ‘pesë pare’ Bashën: Preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës, ja kontrata

06/06/2026 - 13:50
në Kryesore, Lajme
A A
Rama e bën për ‘pesë pare’ Bashën: Preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës, ja kontrata
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka kritikuar qeverinë në detyrë për merita që sipas tij nuk i takojnë. Ai ka thënë se Ministria e Infrastrukturës me ministrin në detyrë Dimal Bashën e ka promovuar hapjen e një rruge lokale në kryeqytet si projekt qendror.

Rama ka thënë se Ministria ka qenë bashkëfinancuese në projekt, por me shumë më të vogël se Komuna. Ndërkaq, ka theksuar se kryeqyteti është investitori dhe përgjegjësi kryesor i këtij projekti.

Bëhet fjalë për rrugën lidhëse Sofali – Kolovicë Abedin Dino, e cila u përurua nga ministri në detyrë të premten, 5 qershor. “Në këtë projekt Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka investuar 1.5 milion euro”, thuhej në njoftimin për media të ministrisë.

“Ministri e paska pre shiritin e një rruge LOKALE që është projekt, menaxhim dhe marrëdhënie kontraktuale mes Komunës së Prishtinës dhe operatorit ekonomik. Në mungesë të projekteve të veta, Qeveria ka zgjedhur të bëjë spektakël politik qesharak me një projekt që i takon Kryeqytetit, ndërsa Ministria është veç bashkëfinancuese dhe atë me një pjesëmarrje më të vogël se vetë Komuna”, ka shkruar të shtunën ai.

Tutje ka paraqitur kontratat e projektit dhe shumën që Komuna e Ministria kanë ndarë. Sipas tij, Komuna e Prishtinës ka ndarë 1,650,000.00 euro, e Ministria 1,500,000.00 euro (të planifikuara për vitet 2024, 2025 dhe 2026).

Rama ka akuzuar Ministrisë se për këtë vit nuk ka paguar asnjë euro.

“Madje, deri më tani Ministria ka realizuar vetëm rreth 600,000.00 € pagesa për vitet 2024-25, ndërsa për vitin 2026 nuk ka paguar ende ASNJË euro”.

“Të dashur ministra, nëse keni kaq shumë kureshtje dhe qejf me pa qysh është me pre shirita, veç kallxoni! Ju thërrasim”.

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det

Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det
17/09/2026 - 16:42

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë, në zonën e “Plazhit të Vogël”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas informacionit paraprak të...

Më shumëDetails

“KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

“KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz
17/09/2026 - 16:36

Pas vendimit të djeshëm nga Gjykata Speciale për katër ish krerët e UÇK-së, ka munguar reagimi nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla - Schwarz, shkruan Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Spiropali pas vendimit të Hagës: “Aktgjykimi mund të shtrembërojë historinë, Shqipëria dhe Kosova duhet të flasin me një zë”

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
17/09/2026 - 16:23

Elisa Spiropali ka reaguar në seancën plenare pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në fjalën e saj, Spiropali e lidhi...

Më shumëDetails

128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët – dënimet e gjykatave në Hagë

Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
17/09/2026 - 16:10

Gjykata Speciale dje ka shqiptuar dënime drastike ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Në verdiktin që ka...

Më shumëDetails

Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri
17/09/2026 - 16:04

Kreu i Trupit Gjykues, Charles L Smith, ka marrë vendim përmes të cilit nisin procedurat për kompenzimin e viktimave në rastin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit...

Më shumëDetails

Nga Zyra e Kryeministrit, ministritë e komunat – biznesmeni që dyshohet për falsifikim dokumentesh përfitues i tenderëve

Nga Zyra e Kryeministrit, ministritë e komunat – biznesmeni që dyshohet për falsifikim dokumentesh përfitues i tenderëve
17/09/2026 - 15:54

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur sot aktakuzë ndaj personit me inicialet R.K., nën dyshimin për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumenteve. Insajderi ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Serwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë