Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

14/06/2026 - 15:38
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autostrada nga Fushë Kosova që shkon në drejtim të Pejës dhe Prizrenit, është një nga akset rrugore më të frekuentuara në Kosovë. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar kompaninë EX FIS Sh.P.K. që të ushtrojë aktivitetin e shitjes së derivateve të naftës pa licencë në këtë pikë. Për rreth dy vite, veprimtaria ilegale ka vijuar pa ndërhyrje, derisa institucionet e Kosovës kanë konstatuar se kompania po operonte në kundërshtim me ligjin për ushtrimin e veprimtarisë.

Veriu.info ka siguruar një kërkesë të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për fillimin e procedurës kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Gjakovë ndaj EX FIS Sh.P.K. me pronar biznesmenin Isa Muharremi.

Në këtë dokument zyrtar që mban datën 20 prill 2026, tregohet se si inspektorët e IQMT-së kishin kapur EX FIS-in e Isa Muharremit duke shitur naftë pa licencë.

“Gjatë inspektimit të kryer është kërkuar të prezantojë licencën e NDN-së në procesverbalin e inspektimit të datës 26.02.2026. Mirëpo, pala prezente nuk ka arritë të prezantoj dokumentin e kërkuar, ku i është dhënë afat prej 30 ditësh të prezantoj dokumentin përkatës për ushtrimin e veprimtarisë për shitje me pakicë dhe pas këtij afati subjekti ekonomik EX FIS nuk e ka prezantuar dokumentacionin e kërkuar nga inspektorët e Tregut brenda afatit ligjor”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Veriu.info.

Në kërkesën me të cilën IQMT-ja i është drejtuar gjykatës, bëhet e ditur se EX FIS nuk posedon leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste, e cila është e obliguar me nenin 6 të Ligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të ripërtëritshme.

Kërkesës drejtuar gjykatës Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut i ka bashkëngjitur si provë edhe procesverbalin me numër 24/000544.

Veriu.info ka kërkuar nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut qasje në këtë procesverbal, por zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike, Xhemajl Jashari nuk ka dhënë qasje në këtë dokument.

Çka parasheh neni 6 i Ligjit për Tregtinë e Naftës?

Akti ligjor të cilin e ka shkelur EX FIS me rastin e ushtrimit të veprimtarisë pa licencë thotë se të gjitha subjektet duhet të pajisen me leje të vlefshme.

Paragrafi 1 i nenit 6: Të gjitha subjektet që merren me veprimtari të produkteve të naftës ose karburanteve të ripërtëritshme, duhet të pajisen me leje të vlefshme.

Shkelja e ligjit duke ushtruar veprimtarinë pa leje sanksionohet me paragrafin 2 të nenit 19 të Ligjit për Tregtinë e Naftës, ku parashihet gjobë deri në 15 mijë euro për persona juridikë, siç është në këtë rast EX FIS.

Prej kur funksionon EX FIS në Kijevë të Malishevës?

Nga publikimet e EX FIS në faqen e tyre në Facebook, kuptohet se kjo pikë e shitjes së derivateve të naftës është hapur në prill 2024. Se si ka arritur të funksionojë në qendër të autostradës për rreth dy vite pa licencë, kjo është e paqartë, përveç nëse dikush nga shteti i ka qëndruar përkrah!?

Në kërkesën e IQMT-së drejtuar gjykatës nuk bëhet e ditur nëse kjo pikë është mbyllur në mungesë të licencës apo është lënë të vazhdojë operimin pa leje edhe më tutje. Por që është e qartë se të paktën 30 ditë pa licencë ka funksionuar edhe pas inspektimit, pasi që inspektorët e Tregut i kanë dhënë afat 30 ditor të prezantojë licencën, të cilën siç bëhet e ditur në dokument nuk e ka prezantuar.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga EX FIS Sh.P.K lidhur me ushtrimin veprimtarisë në mënyrë ilegale, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Kush është EX FIS?

Kompania EX FIS Sh.P.K. që merret me shitjen e derivateve të naftës me shumicë dhe pakicë është e themeluar në vitin 2005, ku 100% të aksioneve i zotëron biznesmeni Isa Muharremi.

Foto: Isa Muharremi – pronar i EX FIS

EX FIS ishte donatori më i madh i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2019, pasi që kishte dhuruar 9 mijë 534 euro donacion, më shumë se çdo individ apo kompani tjetër në këto zgjedhje.

Në vitin 2024 ishte raportuar se si EX FIS kishte tentuar t’i uzurponte pompat e derivateve në veri të Kosovës që ishin në pronësi të AKP-së, akoma pa u përmbyllur shpallja për dhënien e tyre në shfrytëzim. (Lexo: KËTU)

Përfitimet favorizuese të EX FIS nga shteti kishin kulmuar më 31 dhjetor 2025, pasi që kësaj kompanie i ishte zgjatur monopoli edhe për 7 vite për furnizim me kerozinë në Aeroportin e Prishtinës. (Lexo: KËTU)

Lexo edhe:

Si përfunduan milionat e KEK-ut te donatori i VV-së, “Ex Fis”?

KEK-u i jep sërish 260 mijë euro me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis”

Monopol në pistë nga Exfis : Kush përfiton nga furnizimi me karburante në Aeroportin e Prishtinës?

Mes dyshimeve për falsifikim, KEK tërhiqet në moment të fundit nga një kontratë me negocim me “Exfis”

Gazetari Hamidi: Pronari i Ex-Fis ua lagë fytin pushtetarëve të Vetëvendosjes

Ndalja e milionave e monopolit të “Ex-Fis”, Ejupi dyshon se u sulmua për këtë arsye

Tags: Ex FisIsa Muharremi

JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit, gruaja shtatzënë humb jetën

Këto janë disa nga 28 vrasjet më tronditëse gjatë vitit 2023 në Kosovë
24/08/2026 - 08:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Si...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë
24/08/2026 - 08:10

Në disa pika kufitare të Kosovës janë regjistruar pritje për automjete, ndërsa kolona janë evidentuar në dy pika. Sipas të dhënave të fundit, në Dheu i Bardhë pritjet...

Më shumëDetails

Sot i jepet lamtumira e fundit Altin Kryeziut, policit që u aksidentua në krye të detyrës

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu
24/08/2026 - 08:01

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Altin Kryeziut, zyrtarit policor nga Bubaveci i Malishevës që vdiq në QKUK pas plagëve që pësoi kur u godit nga një...

Më shumëDetails

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë
23/08/2026 - 22:42

Një debat i fortë politik ka shpërthyer në Slloveni, ku presidentja Natasa Pirc Musar po përballet me pikëpyetje mbi lidhjet e rrethit të saj të afërt me persona...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit
23/08/2026 - 21:57

Ministri i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, tha të hënën se Kanadaja nuk mund të përballojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasojat e së cilës do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë