Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si përfunduan milionat e KEK-ut te donatori i VV-së, “Ex Fis”?

13/03/2026 - 15:25
në Kryesore, Lajme
A A
Si përfunduan milionat e KEK-ut te donatori i VV-së, “Ex Fis”?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania e derivateve “Ex Fis”, e njohur edhe si donatore e Lëvizjes Vetëvendosje, është rikthyer në vëmendje pasi Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (CAA) i ka miratuar të drejtën për furnizimin e aeroplanëve me kerozinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për një periudhë shtatëvjeçare.

Kjo kompani ndër vite ka përfituar kontrata të shumta nga institucionet publike, veçanërisht nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Vetëm gjatë gjashtëmujorit të fundit, KEK-u i ka dhënë “Ex Fis” dy kontrata për furnizim me mazut përmes procedurës me negocim.

Gazeta Insajderi ka raportuar me 19 shkurt, se njëra nga këto kontrata njëburimore për “Furnizim me mazut” kap vlerën 260 mijë euro.

Dhënia e kontratës

Ndërsa një tjetër kontratë e dhënë më 3 dhjetor 2025 arrin vlerën 264 mijë euro.

Po ashtu, në korrik të vitit 2025, KEK-u kishte nënshkruar një kontratë tjetër me këtë kompani në vlerë prej 592 mijë eurosh për furnizim me Fuel Oil 1.0%.

Lista e tenderëve

Sipas të dhënave në platformën e-prokurim KEK ka lidhur disa kontrata me “Ex Fis”.

Pesë prej tyre janë ende në realizim, ndërsa disa të tjera, përfshirë një tender rreth 2 milionë euro, një tjetër rreth 700 mijë euro dhe një rreth 500 mijë euro, tashmë kanë përfunduar.

Kontratat e KEK-ut me Ex fis

Tenderi më i shtrenjtë që aktualisht është aktiv ka të bëjë me furnizimin me vaj për ngrohje – mazut, me vlerë afro 700 mijë euro.

Kontrata – Raporti i monitorimit KEK

Përveç KEK-ut, kontratë me këtë kompani ka lidhur edhe Ministria e Infrastrukturës, e cila në vitin 2023 i dha një tender për mirëmbajtje të rrugëve nacionale me vlerë rreth 100 mijë euro.

Në total që nga viti 2022 kompania “Ex Fis” ka përfituar mbi 6 milionë euro nga institucionet shtetërore gjatë qeverisjes së VV-së.

Ndërkohë, sipas dokumenteve të publikuara nga Front Online, Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka miratuar që kompania EXFIS Sh.P.K të ofrojë shërbime furnizimi me kerozinë për aeroplanët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për periudhën 1 janar 2026 – 31 dhjetor 2032.

Lista e shërbimeve të aprovuara nga AAC për EXFIS janë: Organizimi dhe ekzekutimi i operimeve për mbushje dhe zbrazje të derivateve, duke përfshirë deponimin e derivateve dhe kontrollin e cilësisë dhe sasisë së derivateve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, duke folur rreth rastit të kontratës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, tha se e çdo person që kapet duke keqpërdorur detyrën, do të përfundojë në burg.

“O vëlla e motër me pasë, kur kapet duke keqpërdorur, vendin e ka në burg. Ky është zotimi im dhe do të mundohem të punoj me zell”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ex Fis donator i Vetëvendosjes

Kompania e derivateve Ex Fis, njihet në publik edhe si financuese e Lëvizjes Vetëvendosje, sa kjo e fundit ishte në opozitë.

“EX FIS”, figuronte me vlerën më të madhe të mallrave si donacion, duke ia dhuruar tashmë partisë në pushtet plot 9,534 euro përgjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

Ex Fiss donator i VV-së

Po ashtu, të dhënat e shpenzimeve të LVV-së për periudhën 2020-2023 dhe 2024, tregojnë se partia është furnizuar nga kjo kompani për derivatet e automjeteve të saj.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren

Ka lindur foshnja “më e vjetër” në botë, vjen nga një embrion i ngrirë në vitin 1994
14/09/2026 - 09:28

Policia ka bërë të ditur se po heton vdekjen e një foshnjeje, të ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, ekipi mjekësor ka dalë në...

Më shumëDetails

PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
14/09/2026 - 09:13

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese, ku pritet të kërkojë sqarime lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend. PDK ka njoftuar se në orën...

Më shumëDetails

Qeveria Kurti 4 mban mbledhjen e parë

Shpenzimet qeveritare arritën nivel rekord në tremujorin e dytë
14/09/2026 - 09:01

Qeveria e re e Republikës së Kosovës pritet të mbajë sot mbledhjen e parë pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Mbledhja do të mbahet në ora...

Më shumëDetails

Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi

Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
14/09/2026 - 08:41

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se një vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën,...

Më shumëDetails

Vazhdon në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
14/09/2026 - 08:24

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon sot seanca për paraqitjen e deklaratave përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim...

Më shumëDetails

AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë
14/09/2026 - 08:11

Deputeti i AfD-së, Tobias Teich ka folur lidhur me qëndrimin e tij dhe të forcës së tij politike lidhur me çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Lojë për të na çuar në zgjedhje, keni me marrë fund politikisht

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Inspektorati i punës gjen shkelje flagrante të drejtave të punëtorëve në kompaninë e ujit “Rugove”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë