Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ drejt përmbylljes së numërimit, kanë mbetur edhe tetë kuti votimi

17/06/2026 - 10:08
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ drejt përmbylljes së numërimit, kanë mbetur edhe tetë kuti votimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme, e mërkurë, të përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, pritet të numërohen 8 kutitë e mbetura, në të cilat janë sistemuar fletëvotimet nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

Lajmi është bërë i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së sotme, më konkretisht në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, KQZ do të përmbyllë aktivitetet paszgjedhore, të cilat, KQZ i zhvillon për të ardhur deri tek rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultatateve do të numërohet pjesa e mbetur e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta”.

Ndërkaq, KQZ mëngjesin e së mërkurës ka përditësuar të dhënat nga procesi i numërimit në QNR. Sipas këtyre të dhënave, nga 223 kuti votimi në të cilat janë sistemuar fletëvotimet nga votimi me postë janë numëruar 215 dhe 8 të tjera do të numërohen gjatë ditës.

Njëkohësisht, KQZ ka filluar me numërimin e fletëvotimeve nga votimi me kusht, i cili është mundësuar në 52 vendvotime me kusht, ku janë evidentuar 8,751 votues. Po ashtu, ka filluar edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i realizuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.

Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me 96.71 për qind të vendvotimeve të numëruara (2,763 nga 2,857), Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm në zgjedhjet parlamentare.

Sipas të dhënave të publikuara më 17 qershor 2026 në orën 09:41, me 96.71 për qind të vendvotimeve të numëruara (2,763 nga 2,857), Vetëvendosje ka siguruar 47.08 për qind të votave, që përkthehet në 376,226 vota dhe 53 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 19.49 për qind të votave dhe 22 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e tretë me 16.74 për qind dhe 18 ulëse.

AAK ka marrë 6.73 për qind të votave dhe 7 ulëse, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 5.38 për qind dhe 9 ulëse. KDTP ka fituar 0.71 për qind të votave dhe 2 ulëse.

Rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e numërimit dhe certifikimin zyrtar nga KQZ-ja.

Sipas të dhënave të publikuara më 17 qershor 2026 në orën 09:41, rezultatet janë si më poshtë:

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku: Jap dorëheqje nëse PDK bën koalicion me VV’në, për mua është e papranueshme

Lushtaku: Jap dorëheqje nëse PDK bën koalicion me VV’në, për mua është e papranueshme
17/06/2026 - 12:12

Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka deklaruar se nëse PDK arrin marrëveshje bashkëpunimi me LVV-në ai jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj. Lushtaku tha...

Më shumëDetails

“Kështu ka ndodhur” – Albert Kastrati jep detaje për personin që iu fut në shtëpi dhe sul’moi nënën e tij me thikë

“Kështu ka ndodhur” – Albert Kastrati jep detaje për personin që iu fut në shtëpi dhe sul’moi nënën e tij me thikë
17/06/2026 - 11:51

Qytetari nga Prishtina, Albert Kastrati, ka dhënë detaje për personin që thotë se ka sulmuar me thikë anëtarë të familjes, e ku është lënduar rëndë nëna e tij...

Më shumëDetails

Ndalohen tre noterë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ndalohen tre noterë për keqpërdorim të detyrës zyrtare
17/06/2026 - 11:45

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka ndaluar tre zyrtarë (noterë), nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pa vërtetë në bashkëkryerje”, “Falsifikimi...

Më shumëDetails

I plagosur në Prishtinë, kush është Shkëlqim Kastrati me dosje për tentim-vrasje në Gjermani?

I plagosur në Prishtinë, kush është Shkëlqim Kastrati me dosje për tentim-vrasje në Gjermani?
17/06/2026 - 11:34

Shkëlqim Kastrati është një shtetas nga Kosova që dyshohet për përfshirje në disa raste me armë zjarri në Prishtinë dhe për të cilin raportohet se ka qenë i...

Më shumëDetails

Trump shkon me një orë vonesë në sesionin e mëngjesit të G7-ës dhe bën shaka: “Unë jam bossi”

Trump shkon me një orë vonesë në sesionin e mëngjesit të G7-ës dhe bën shaka: “Unë jam bossi”
17/06/2026 - 11:16

Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti me vonesë në një sesion të mëngjesit të G7-ës, i cili po zhvillohet aktualisht në Evian-les-Bains. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ishte...

Më shumëDetails

Kjo komunë e Kosovës shembull, bën sigurim shëndetësor për nxënësit parafillor në çerdhe

Kjo komunë e Kosovës shembull, bën sigurim shëndetësor për nxënësit parafillor në çerdhe
17/06/2026 - 11:14

Komuna e Rahovecit e udhëhequr nga kryetari Smajl Latifi është komuna e parë në nivel vendi që ka bërë sigurimin shëndetësor për nxënësit parafillor. Latifi ka theksuar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    681 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    329 Shpërndaje
    Shpërndaje 132 Tweet 82
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Briki “çmend” publikun, i vërehen të brendshmet (Video +16)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë