Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndodhi edhe kjo në ministri të Infrastrukturës: Tenderi rrugor 3 milionësh me oferta prej 1 euro, pa asnjë kontroll!

19/06/2026 - 18:43
në Kryesore, Lajme
A A
Ndodhi edhe kjo në ministri të Infrastrukturës: Tenderi rrugor 3 milionësh me oferta prej 1 euro, pa asnjë kontroll!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Raporti vjetor i auditimit për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tashmë e shkrirë në dy dikastere, ka nxjerrë një mal me shkelje e parregullsi, veçanërisht në kontratat e lëshuara për projekte rrugore.

Dosja e tenderit për ndërtimin e rrugës rajonale R118, segmenti Mushtrisht – Shtërpcë, kontratë kjo që ishte lëshuar më 24 qershor 2025, në kohën kur Liburn Aliu ishte në krye të ministrisë, ka zbuluar se kompania fituese kishte ofertuar me çmime shumë të ulëta në disa pozicione të paramasës.

Dy rastet e evidentuara rezultojnë se bëhet fjalë për çmime vetëm nga 1 euro, ndërsa vlera e kontratës është 2 milionë e 970 mijë euro, raporton Klankosova.tv

Në të dhënat e raportit thuhet se:

“Konkretisht, janë ofruar çmime si në vijim:

Pozicioni 1.4 “Konstruksioni i trasës”, pika 1.4.1-furnizimi, bartja dhe shtrirja e rërës si mbrojtje e gjeotekstilit (t=5 cm/m3) me çmim 1€;

-Pozicioni 1.6 “Lëshesat rrethore”, pika 1.6.6-fi 600 me çmim 1€, fi 1000 me çmim 130€, si dhe dy fi 1000 me çmim 1€.”

Krejt kjo, ZKA ka konstatuar se ka ndodhur si rezultat i mangësive në kontrollet e brendshme dhe në zbatimin e kërkesave të legjislacionit për prokurimin publik nga ana e Ministrisë, raporton Klankosova.tv

Rrjedhimisht, Ligji për prokurimin publik, te neni për tenderët jo normalisht të ulët, përcakton që nëse një operator ekonomik e dorëzon një tender që është ose duket të jetë jo-normalisht i ulët, autoriteti kontraktues, në këtë rast ministria, duhet të dërgojë një kërkesë me shkrim tenderuesit ku i kërkon që të dorëzojë një ndarje të elementeve përbërëse të tenderit dhe shpjegime në lidhje me bazën e tenderit.

Por, ministria që udhëhiqej nga Liburn Aliu, konkretisht komisioni i vlerësimit nuk ka kërkuar fare sqarim për këto çmime shumë të ulëta.

Për pasojë, Auditori ka raportuar se kjo situatë shkakton mosrealizim të kontratës dhe në cilësinë e punimeve dhe jo vetëm kaq, edhe në transparencë e konkurrencë të drejtë në prokurimin publik.

JU REKOMANDOJMË

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri
19/06/2026 - 21:47

Dy predha luftarake, të mbetura në fund të detit në Gjirin e Porto-Palermos, u nxorën këtë të premte në sipërfaqe gjatë një operacioni të kryer nga polumbarët e...

Më shumëDetails

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran
19/06/2026 - 21:34

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritur dukshëm të premten, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan një marrëveshje armëpushimi. Ndërkohë, prodhuesit e Gjirit po përgatiten...

Më shumëDetails

Rama: Turizmi masiv nuk mjafton, vendit i duhen resorte të gamës së lartë – Janë investime që i sjellin të ardhura familjeve

Rama: Turizmi masiv nuk mjafton, vendit i duhen resorte të gamës së lartë – Janë investime që i sjellin të ardhura familjeve
19/06/2026 - 21:17

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto. Gjatë fjalës së tij Rama njoftoi se është hapur gara për projektin e...

Më shumëDetails

“Qorri” i UÇK-së rrëfen prodhimin e mjetit teknik për detonatorë në distancë: Bekim Shyti i përdori shkëlqyeshëm dhe shquhej nga të gjithë

“Qorri” i UÇK-së rrëfen prodhimin e mjetit teknik për detonatorë në distancë: Bekim Shyti i përdori shkëlqyeshëm dhe shquhej nga të gjithë
19/06/2026 - 20:58

Xhabir Zharku, i njohur si “Qorri” i UÇK-së, ka qenë i ftuar në një emision të Demos, ku ka folur për zhvillime të padëgjuara më parë gjatë luftës...

Më shumëDetails

Shqipëria merr hua 302 milionë dollarë nga SHBA për financimin ushtarak

Shqipëria merr hua 302 milionë dollarë nga SHBA për financimin ushtarak
19/06/2026 - 20:34

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim një marrëveshje për hua direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila kap vlerën totale prej 302 milionë dollarësh amerikanë....

Më shumëDetails

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
19/06/2026 - 20:18

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter. Epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për shoferët: Bie çmimi i naftës dhe benzinës, publikohen tarifat e reja

    Lajm i mirë për shoferët: Bie çmimi i naftës dhe benzinës, publikohen tarifat e reja

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vjehrri godet dhëndrrin me revole, dy të plagosur nga përleshja në Matiçan (VIDEO)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LDK e ‘zbulon’ kushtin e saj për themelimin e institucioneve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Bullizove Ramën”, Albatros Rexhaj përplaset me gazetaren e Top Channel, përjashtohet nga emisioni

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë