Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pacolli publikon konkluzionet e Gjykatës së Lartë që favorizojnë MABCO-n për Aeroportin e Vlorës dhe përsërit thirrjen ndaj SPAK-ut

26/06/2026 - 11:47
në Kryesore, Lajme
A A
Pacolli publikon konkluzionet e Gjykatës së Lartë që favorizojnë MABCO-n për Aeroportin e Vlorës dhe përsërit thirrjen ndaj SPAK-ut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Shqipëri për çështjen e Aeroportit të Vlorës, ku iu dha të drejtë kompanisë MABCO, ka reaguar Behgjet Pacolli.

Kompania MABCO pritet të rikthehet në kantierin e Aeroportit të Vlorës për të vijuar punimet, së bashku me nënkontraktorët e saj. Vendimi i shkallës më të lartë të gjyqësorit i rikthen MABCO-s të drejtat e administrimit në shoqërinë koncesionare, duke rrëzuar vendimet e mëparshme të dy shkallëve të gjykimit.

Pacolli ka publikuar konkluzionet e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë vendim, duke theksuar se një projekt strategjik kombëtar është mbajtur peng.

Në reagimin e tij, ai përsëriti thirrjen që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë një hetim të thellë për këtë çështje.

“Andaj edhe njëherë FTOJMË SPAK-un të vazhdojë HETIMIN e thellë që të identifikohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e secilit person përgjegjës, e në veçanti të atyre që e orkestruan, e urdhëruan dhe e ekzekutuan këtë skandal të rëndë, i cili dëmtoi rëndë imazhin dhe dinjitetin e familjes sime, cenoi të drejtën tonë kushtetuese për t’u mbrojtur nga veprimet e paligjshme, kufizoi lirinë tonë të lëvizjes, na mohoi të drejtën për të punuar dhe cenoi të drejtën tonë të pronës dhe ushtrimin e ligjshëm të saj”, ka deklaruar Pacolli.

Postimi i plotë i Pacollit

JU REKOMANDOJMË

Ditëlindja e 73-të e Ferdonije Qerkezit, një jetë mes dhimbjes dhe pritjes së pafund

Ditëlindja e 73-të e Ferdonije Qerkezit, një jetë mes dhimbjes dhe pritjes së pafund
26/06/2026 - 14:52

Sot, Ferdonije Qerkezi shënon ditëlindjen e saj të 73-të. Nënës Ferdonije më 27 mars 1999, gjatë luftës në Kosovë, forcat serbe ia rrëmbyen burrin (Halimin) dhe katër djemtë...

Më shumëDetails

“Gabojnë nëse mendojnë që nënshtrohemi”, Abdixhiku i gatshëm për takim me Kurtin: Në fillim presidenti, ose zgjedhje

Abdixihiku me kritika për Kurtin: Kosova ka ngecur me të
26/06/2026 - 14:36

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një intervistë të enjten në Klan Kosova ka folur për përplasjet në parti, zgjedhjet e 7 qershorit dhe për...

Më shumëDetails

Vendoset flamur gjigant në Ambasadën amerikane në Prishtinë për 250-vjetorin e ShBA-së

Vendoset flamur gjigant në Ambasadën amerikane në Prishtinë për 250-vjetorin e ShBA-së
26/06/2026 - 14:20

Në kuadër të përgatitjeve për shënimin e 250-vjetorit të themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në objektin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë është vendosur një flamur...

Më shumëDetails

FSK institucioni më i besueshëm në vend

FSK institucioni më i besueshëm në vend
26/06/2026 - 14:07

Bazuar në rezultatet e Anketës Rajonale WeBalkans 2026, Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit radhitet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës,...

Më shumëDetails

OBSH: Vala e të nxehtit në Evropë është emergjencë shëndetësore

2024-ta mund të jetë viti më i nxehtë në botë pasi qershori thyen rekorde
26/06/2026 - 13:45

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Evropën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa vende të kontinentit,...

Më shumëDetails

Gjini: Nuk e bllokojmë Kosovën – s’do të kishte president më të mirë se Haradinaj

Gjini: Nuk e bllokojmë Kosovën – s’do të kishte president më të mirë se Haradinaj
26/06/2026 - 13:09

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve të reja, por kërkon një zotim të qartë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Të hënën mblidhet LDK-ja, Syla zbulon skenarët që po diskutohen

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë