Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

30/06/2026 - 16:10
në Kryesore, Lajme
A A
“Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit sërish si subjekti i tretë politik në vend, ka nxitur përplasje dhe prapaskena të ashpra brenda strukturave të kësaj partie. LDK tashmë duket e ndarë në dy taborre: në ata që kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku për shkak të rezultatit të dobët, dhe në pjesën tjetër që mbështet udhëheqjen e tij dhe e vlerëson pozitivisht vizionin e tij politik.

Debati publik është ndezur sërish sot pas një postimi nga anëtari i Kryesisë të LDK-së, Shkëmb Manaj, i cili ka dalë në mbrojtje të Abdixhikut dhe ka akuzuar hapur disa eksponentë brenda partisë për sabotim të procesit zgjedhor.

“Ndryshimet në LDK mund t’i bëjë vetëm vullneti i anëtarësisë së saj! Por ato nuk mund t’i udhëheqin ata që në disa palë zgjedhje kanë folur më shumë për rënien e LDK-së sesa për ringritjen e saj. Nuk mund t’i bëjnë ata që statuset për ‘ndryshim’ i kishin gati pa u mbyllur kutitë e votimit… Ata që e sabotuan LDK-në në këtë proces zgjedhor. Dhe ata kanë emër dhe mbiemër”, ka shkruar Manaj, duke shtuar se vizioni i Abdixhikut për bashkim me Presidenten Vjosa Osmani kishte efekt pozitiv.

Ky reagim i Manajt ka provokuar kundërshtime të menjëhershme nga krerët e degëve në terren.

Kryetari i Degës së LDK-së në Deçan, Jeton Mushkolaj, ka reaguar ashpër ndaj Manajt, duke ia kujtuar atij të kaluarën brenda strukturave.

“Nuk jam njeri që reagoj në postime, veç beso s’po mundem mu përmbajt. Kur po të shoh ty e disa të tjerë tuj fol për interesa të LDK-së e për sabotime… e deri dje në kryesinë e degës nuk të ka lonë Haki Rugova… po e nal veten”, ka shkruar Mushkolaj.

Në këtë debat është përfshirë edhe Kryetari i Komunës së Istogut nga radhët e LDK-së, Ilir Ferati, i cili i ka kërkuar sqarime Mushkolajt: “Jeton Mushkolaj, nëse s’kemi legjitimitet me fol për LDK-në, tregona i dashtun Jeton!”.

Ndërkaq, Mushkolaj i është kundërpërgjigjur menjëherë Feratit duke e pyetur: “Ilir Ferati, nuk e di arsyen e reagimit tuaj ndaj këtij komenti. A jeni të legjitimuar të reagoni ndaj çdo komenti që bëhet?”.

Kjo përplasje virtuale reflekton tensionet e thella brenda LDK-së, ku pas shpalljes së rezultateve, figura kyçe dhe me peshë elektorale brenda partisë, si Gazmend Muhaxhiri dhe Imri Ahmeti, kanë kërkuar hapur dhe me deklarata të bujshme dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga kreu i partisë./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë