Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari: Duhet komunikim zyrtar ndërpartiak për formimin e institucioneve, situata e komplikuar pasi ka parti me 2-3 qëndrime

01/07/2026 - 12:15
në Kryesore, Lajme
A A
Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mimoza Kusari, kryetarja e partisë Alternativa, që bashkëqeveris me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se me t’u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit duhet të nis komunikimi ndërpartiak për formimin e institucioneve.

Ajo tha në një deklarim për gazetarët se deri më tani deklarimet e partive politike kanë qenë kryesisht të përgjithshme dhe “jo në nivel të vendimeve zyrtare” partiake.

“Deri më tash çka kam dëgju, të paktën kanë qenë deklarime të përgjithshme të përfaqësuesve të partive, por jo në nivelin e vendimeve të këtyre partive, përjashto njërën – Aleancës që ka dalë konkretisht”, tha ajo.

Këtë herë, sipas saj, situata është “pak më e komplikuar sesa në zgjedhjet e kaluara”. Ajo me gjasë iu referua Lidhjes Demokratike të Kosovës kur përmendi se “një subjekt politik ka 2-3 qëndrime”.

“Unë besoj që në momentin e certifikimit të rezultateve duhet të fillojë komunikimi zyrtar, me qëndrime zyrtare. Në rastin tonë është drejtuesi i partisë më të madhe të koalicionit, kryeministri Albin Kurti, në pozicionet tjera janë kryetarët e partive të cilët do të duhej të prezantonin qëndrimin zyrtar të partisë por edhe të grupit të deputetëve që ata kanë, për shkak se është situata pak më e komplikuar sesa në zgjedhjet e kaluara, kur sot, nga një grupim parlamentar ose nga një subjekt politik ka 2-3 qëndrime”, tha ajo.

Kusari tha se kjo “po e vështirëson shumë dhe do ta vështirësojë konstituimin e institucioneve apo një dakordim mes subjektit fitues të zgjedhjeve dhe partive të tjera”.

“Prandaj, mbetet të shihet nëse ata do t’i kenë qëndrimet e artikuluara dhe vendimet në raport me partinë më të madhe dhe bashkëpunimin”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Mediat kroate jehonë protestës së 5 korrikut në Zarë të Kroacisë

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
01/07/2026 - 15:10

Mediat krotate i kanë dhënë jehonë protestës se paralajmëruar të 5 korrikut në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Protesta do të mbahet në Zarë të Kroacisë dhe është...

Më shumëDetails

Detaje nga operacioni policor: Arrestohen nëntë persona, sekuestrohen para, armë, vetura dhe autobotë

Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që u arrestuan (video)
01/07/2026 - 14:50

Nëntë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve...

Më shumëDetails

Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)
01/07/2026 - 14:29

Kompania “Lab Oil” me pronar Raif Gashi është përfshirë në skandalin e dallavere me çmime të naftës, duke shitur derivate të naftës me çmime më të larta se...

Më shumëDetails

Auditimi zbulon parregullsi serioze në Trepçë, ZKA jep opinionin më të rëndë për pasqyrat financiare

Trepça njofton për kthim në normalitet pas ndaljes së rrymës: Punonjësit kanë rifilluar punën
01/07/2026 - 14:26

Si është e mundur që ndërmarrja më strategjike minerare e Kosovës të marrë një opinion të kundërt nga auditorët, ndërsa vazhdon të financohet me miliona euro nga buxheti...

Më shumëDetails

Festë në familjen e u.d, së presidentes Albulena Haxhiu

Festë në familjen e u.d, së presidentes Albulena Haxhiu
01/07/2026 - 14:20

Sot, është ditë festë në familjen e ushtrueses së detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu. E bija e saj, ka mbushur plot 5 vjet jetë. Me këtë...

Më shumëDetails

Ky është i riu Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Ky është i riu Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës
01/07/2026 - 13:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te Liqeni i Batllavës, ku ka humbur jetën i riu Lirim Ruhani. Dje rreth orës 13:00, policia ka pranuar informatën se një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Aksioni i madh i policisë, kështu funksionoi skema e mashtrimit nga Shqipëria në Kosovë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë