Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari: Duhet komunikim zyrtar ndërpartiak për formimin e institucioneve, situata e komplikuar pasi ka parti me 2-3 qëndrime

01/07/2026 - 12:15
në Kryesore, Lajme
A A
Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mimoza Kusari, kryetarja e partisë Alternativa, që bashkëqeveris me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se me t’u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit duhet të nis komunikimi ndërpartiak për formimin e institucioneve.

Ajo tha në një deklarim për gazetarët se deri më tani deklarimet e partive politike kanë qenë kryesisht të përgjithshme dhe “jo në nivel të vendimeve zyrtare” partiake.

“Deri më tash çka kam dëgju, të paktën kanë qenë deklarime të përgjithshme të përfaqësuesve të partive, por jo në nivelin e vendimeve të këtyre partive, përjashto njërën – Aleancës që ka dalë konkretisht”, tha ajo.

Këtë herë, sipas saj, situata është “pak më e komplikuar sesa në zgjedhjet e kaluara”. Ajo me gjasë iu referua Lidhjes Demokratike të Kosovës kur përmendi se “një subjekt politik ka 2-3 qëndrime”.

“Unë besoj që në momentin e certifikimit të rezultateve duhet të fillojë komunikimi zyrtar, me qëndrime zyrtare. Në rastin tonë është drejtuesi i partisë më të madhe të koalicionit, kryeministri Albin Kurti, në pozicionet tjera janë kryetarët e partive të cilët do të duhej të prezantonin qëndrimin zyrtar të partisë por edhe të grupit të deputetëve që ata kanë, për shkak se është situata pak më e komplikuar sesa në zgjedhjet e kaluara, kur sot, nga një grupim parlamentar ose nga një subjekt politik ka 2-3 qëndrime”, tha ajo.

Kusari tha se kjo “po e vështirëson shumë dhe do ta vështirësojë konstituimin e institucioneve apo një dakordim mes subjektit fitues të zgjedhjeve dhe partive të tjera”.

“Prandaj, mbetet të shihet nëse ata do t’i kenë qëndrimet e artikuluara dhe vendimet në raport me partinë më të madhe dhe bashkëpunimin”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës

Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës
01/07/2026 - 13:12

Krizat zakonisht godasin xhepin e qytetarëve. Por për disa kompani, ato duket se shndërrohen në rast për të rritur fitimet. Dokumentet e siguruara nga Veriu.info tregojnë se “Al...

Më shumëDetails

Arifi i AAK’së përsërit qëndrimin e partisë për Presidentin: Qëndrojmë në sallë nëse na plotësohen 6 pikat

Arifi: E vetmja qeveri me të cilën nuk bashkëpunon Amerika, është e Kurtit
01/07/2026 - 13:12

Anëtari i AAK-së, Avni Arifi tha se partia e tij është e interesuar stabilitet institucional por që në asnjë rrethanë nuk i nënshtrohet Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, AAK-ja...

Më shumëDetails

FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës

FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës
01/07/2026 - 13:06

Pas dy ditësh kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të FSK- së, kanë arritur të gjejn trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës. I zhdukur...

Më shumëDetails

“Dallavere” me naftë, arrestohen nëntë persona

“Dallavere” me naftë, arrestohen nëntë persona
01/07/2026 - 12:44

Dhjetëra biznese të shitjes së naftës dhe disa importues të naftës në Kosovë janë cak e një operacioni të gjerë të bastisjeve, të cilat kanë filluar sot në...

Më shumëDetails

Rizvanolli për projektin e gazit amerikan: Çështje strategjike, por duhet ta matim me gram se sa na kushton

Pranoi shtrenjtimin e rrymës, komentuesit e “gozhdojnë” Qeverinë: Qeveri e praktikantëve
01/07/2026 - 12:27

Kyçja në centralin e Vlorës, vazhdon të jetë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket thirrjes së SHBA-së për t’iu bashkuar projektit strategjik të LNG-së. Këtë qëndrim...

Më shumëDetails

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Ferizaj, liroi motelin për prostitucion

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Ferizaj, liroi motelin për prostitucion
01/07/2026 - 12:04

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.Gj., për shkak të dyshimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aksioni i madh i policisë, kështu funksionoi skema e mashtrimit nga Shqipëria në Kosovë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë