Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë

23/07/2026 - 18:22
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin poliklinika “Dr. Gëzim Bajrami” në Ferizaj është gjobitur me 2 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga Veriu.info që mban datën 15 qershor 2026, thuhet se Inspektorati Shëndetësor ka realizuar inspektim më 19 maj për të verifikuar nëse poliklinika “Dr. Gëzim Bajrami” është duke e zbatuar vendimin për pezullimin e veprimtarisë shëndetësore të laboratorit mjekësor të Biologjisë Hematologjike, por që ka zbuluar se kjo poliklinikë ka bërë analiza laboratorike edhe pas datës së pezullimit të veprimtarisë.

Gjatë këtij inspektimit është zbuluar edhe se në poliklinikën “Dr. Gëzim Bajrami” po ofrojnë shërbime shëndetësore Donjeta Lipovica dhe Anila Bajrami në mënyrë të kundërligjshme, pasi që të njëjtat nuk janë të lajmëruara në Divizionin për Licencim dhe Akreditim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në poliklinikën “Dr. Gëzim Bajrami” inspektorati ka gjetur edhe fillerë, për aplikimin e të cilëve ky institucion privat shëndetësor nuk e ka të lajmëruar si shërbim në Divizionin për Licencim dhe Akreditim në Ministrinë e Shëndetësisë, por që Gëzim Bajrami para inspektorëve ka pohuar se e ka ofruar këtë shërbim.

“Në vijim të inspektimit, u evidentuan rezultate të analizave laboratorike të gjeneruara të pacientëve, pas datës së hyrjes në fuqi të Vendimit për pezullimin e shërbimit laboratorik. Rezultatet e evidentuara përmbanin të dhëna që dëshmojnë kryerjen dhe raportimin e analizave laboratorike në periudhën kur vendimi për pezullim ishte në fuqi. Këto analiza ishin në emër të mjekut të laboratorit Dr. Ganimete Nuhiu Sylejmani – specialist e biokimisë klinike. Nga verifikimi i sistemit elektronik të DLA/MSh u pa se në shërbimin e laboratorit mjekësor biokimik hematologjik profesionistët shëndetësorë Ganimete Nuhiu Sylejmani – specialiste e Biokimisë Klinike dhe z. Hysa Osmani – laborant i biologjisë figurojnë me status “Liruar” nga institucioni shëndetësor. Sipas të dhënave të regjistruara në sistem, të njëjtit nuk rezultonin të angazhuar në institucion në momentin e kryerjes së inspektimit”, thuhet në arsyetimin e vendimit për gjobitjen e kësaj poliklinike.

Pas evidentimit të këtyre shkeljeve ligjore, inspektorati në arsyetim ka theksuar se themeluesi i kësaj poliklinike Gëzim Bajrami ka deklaruar se ka ofruar shërbime laboratorike edhe pas datës së hyrjes në fuqi të Vendimit për pezullimin e shërbimit laboratorik.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim të poliklinikës “Dr. Gëzim Bajrami” përmes emailit që e ka të deklaruar në ARBK, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk janë kthyer përgjigjet për pyetjet e dërguara.

Foto: Gëzim Bajrami - pronar i poliklinikës "Dr. Gëzim Bajrami"
Foto: Gëzim Bajrami – pronar i poliklinikës “Dr. Gëzim Bajrami”

LEXONI EDHE:

Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)

Tags: Gezim BajramiPoliklinika

JU REKOMANDOJMË

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij
16/09/2026 - 22:40

Avokati i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Rodney Dixon, në një intervistë ekskluzive me gazetarin dhe autorin e emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, pas aktgjykimit të sotëm në Gjykatën...

Më shumëDetails

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi
16/09/2026 - 22:25

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Arian Tahiri, ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tahiri tha se vendimi është...

Më shumëDetails

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi
16/09/2026 - 22:20

Endrit Thaçi, djali i Endrit Thaçit, ka reaguar, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, pakënaqësia për këtë...

Më shumëDetails

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe
16/09/2026 - 22:02

Një dokument i vitit 2001, raport hetimor, zbulon detaje rreth zhdukjes së Behajdin Allaqit, si dhe deklaratën e bashkëshortes së tij. Kjo e fundit, Nazmije Allaqi, deklaronte se...

Më shumëDetails

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”
16/09/2026 - 21:58

Leonora Jakupi ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur hapur për Gjykatën Speciale dhe dëshmitë e paraqitura në proceset gjyqësore. Gjatë intervistës,...

Më shumëDetails

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Haxhiu: Shqetësuese kur brenda 24 orëve 12 infermierë braktisin Kosovën dhe shkojnë në Gjermani
16/09/2026 - 21:47

Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vendimit të sotëm për ish-krerët e UÇK-së duke thënë se qysh nga nesër qeveria e Kosovës duhet të mblidhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë