Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

20/04/2026 - 12:59
në Kryesore, Lajme
A A
Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info më 10 prill kishte raportuar se si biznesi i fushës së estetikës ‘Quin with Rina Zaiti’ me pronare Albana Merlaku po ushtron ilegalisht veprimtari të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

Në këtë hulumtim kemi zbardhur skemën edhe të punës ilegale të një siriani me nënshtetësi turke, i cili ofron pa licencë shërbimeve shëndetësore të injektimit të fillerëve dhe botox-it, ku edhe vet Ministria e Shëndetësisë përmes përgjigjeve për Veriu.info ka konfirmuar se ‘Quin with Rina Zaiti’ dhe as siriani Muhammed Osman nuk kanë licencat e lartëpërmendura.

Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

Pak minuta pas publikimit të artikullit Veriu.info përmes një mesazhi e ka njoftuar kryeinspektorin e Inspektoratit Shëndetësor, Labinot Zeqiri për publikimin e hulumtimit, pjesë e të cilit ishin edhe konfirmimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për mungesë licence, por që i njëjti nuk kishte ndërmarrë veprime për inspektimin e kësaj qendre.

Në ditën e parë të punës pas publikimit të hulumtimit, Veriu.info i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me pyetje, ku në cc ka qenë edhe ministri Arben Vitia, se a është bërë inspektimi i subjektit të Albana Merkalut, por tek të premten (17 prill), kemi marrë një përgjigje nga zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilën thuhet: “Sipas informatave të pranuara nga ISh, gjatë javës së ardhshme planifikohet të realizohet një inspektim në bashkëpunim me organet e tjera kompetente, në institucinin në fjalë.”

Nga kjo përgjigje mund të konkludohet se inspektorati shëndetësor që udhëheqet nga kryeinspektori Labinot Zeqiri po e zvarrit inspektimin e ‘Quin with Rina Zaiti’, eventualisht deri sa e njëjta t’i rregullon dokumentacionet që i mungojnë.

Pra, në vend që të vepronte ‘ex officio’ pas publikimit të hulumtimit, inspektorati me në krye Labinot Zeqirin, po zvarrit këtë proces.

Burime të Veriu.info nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se qëllimi i zvarritjes është ndikimi që ka burri i Albana Merlakut, Rasim Merlaku në Inspektoratin Shëndetësor të udhëhequr nga Labinot Zeqiri.

Foto: Zëvendësuese e Kryeinspektorit Shëndetësor

Sipas të njëjtave burime, inspektorët shëndetësor nuk po kanë guxim të veprojnë ndaj biznesit të familjes Merlaku, e cila është njëra prej familjeve në të fuqishme në biznesin kosovar, duke qenë edhe ndërtues të lagjjes “Marigona Residence”.

Hulumtimi i Veriu.info:

Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

Tags: Albana MerlakuLabinot ZeqiriRasim Merlaku

JU REKOMANDOJMË

Bllokohet rruga Prishtinë–Fushë Kosovë

Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
16/09/2026 - 14:54

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, qytetarë kanë nisur protestën para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë. Për shkak të protestës, është bllokuar rruga kryesore Prishtinë–Fushë...

Më shumëDetails

Eskalon situata – thyhen xhamat e objektit të EULEX-it, rritet numri i protestuesve

Eskalon situata – thyhen xhamat e objektit të EULEX-it, rritet numri i protestuesve
16/09/2026 - 14:49

Ka eskaluar situata pranë bazës së EULEX-it në Fushë Kosovë. Qytetarët e mbledhur atje kanë filluar të hedhin gurë dhe mjete të rënda në drejtim të objektit. Si...

Më shumëDetails

Mes lotësh, polici i Kosovës kryen detyrën e tij për ruajtjen e rendit tek EULEX-i

Mes lotësh, polici i Kosovës kryen detyrën e tij për ruajtjen e rendit tek EULEX-i
16/09/2026 - 14:45

Policia holandeze në Hagë u pa duke arrestuar protestues shqiptarë në Hagë ku u dha aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Për shpërndarjen e turmës, policia atje përdori...

Më shumëDetails

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në
16/09/2026 - 14:36

Shkruan: James Frinzi Të mërkurën, një gjykatë që Kosova nuk e ka dashur kurrë e dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burg. Dhomat e Specializuara të Kosovës në...

Më shumëDetails

Kurti reagon pas dënimit të krerëve të UÇK: Ndëshkim i madh e i dëmshëm, duhet të ndryshojë e korrigjohet patjetër në Apel

Kurti reagon pas dënimit të krerëve të UÇK: Ndëshkim i madh e i dëmshëm, duhet të  ndryshojë e korrigjohet patjetër në Apel
16/09/2026 - 14:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Kurti,...

Më shumëDetails

Arrestime në Hagë, policia holandeze i përdor edhe qentë kundër protestuesve shqiptarë

Arrestime në Hagë, policia holandeze i përdor edhe qentë kundër protestuesve shqiptarë
16/09/2026 - 14:29

Policia holandeze në Hagë u pa duke arrestuar protestues shqiptarë në Hagë ku u dha aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Për shpërndarjen e turmës, policia atje përdori...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë