Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

25/07/2026 - 10:10
në Sport
A A
Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Boksieri shqiptar Kristian Prenga sonte do të përballet me britanikun Anthony Joshua, në një duel që pritet të jetë ndër ndeshjet e boksit më të mëdha të vitit.

Përballja mes Prengës dhe ish-kampionit të botës në peshat e rënda do të zhvillohet në “Jeddah Superdome” në të Arabisë Saudite.

Programi kryesor i mbrëmjes së boksit pritet të nisë rreth orës 19:00 sipas kohës tonë, ndërsa dueli kryesor mes Joshuas dhe Prengës pritet të zhvillohet rreth orës 23:30.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda rezultoi me 113.9 kilogramë, ndërsa Prenga ishte më i rëndë në peshore, duke regjistruar 118.6 kilogramë.

Për Joshuan, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi rikthehet në ring pas një periudhe mungese dhe synon ta nisë me fitore një kapitull të ri në karrierën e tij.

Britaniku konsiderohet favorit absolut për këtë përballje falë përvojës së madhe dhe rekordeve të tij në boksin profesionist. Ai ka qenë dy herë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda dhe synon të rikthehet në nivelin më të lartë të këtij sporti.

Në anën tjetër, Kristian Prenga do të ketë sfidën më të madhe të karrierës. Boksieri shqiptar do të përballet për herë të parë me një emër të përmasave të Joshuas dhe një rezultat pozitiv do të ishte një sukses historik për të.

Fituesi i këtij dueli pritet të afrohet edhe më shumë me përballjet e mëdha në kategorinë e peshave të rënda, ndërsa për Joshuan vazhdon të përflitet një superduel me Tyson Fury, nëse arrin të kalojë me sukses këtë sfidë.

JU REKOMANDOJMË

Juventusi pritet të luajë me vetëm një italian, në ndeshjen e radhës ndaj Sassuolos

Juventusi pritet të luajë me vetëm një italian, në ndeshjen e radhës ndaj Sassuolos
11/09/2026 - 20:31

Guglielmo Vicario pritet të jetë lojtari i vetëm italian në formacionin e Juventusit të dielën, kur “Bianconerët” do të vizitojnë Sassuolon në xhiron e katërt të Serie A....

Më shumëDetails

Dalin detaje tronditëse nga grabitja e Donnarummës dhe gruas së tij shtatzënë në Paris

Dalin detaje tronditëse nga grabitja e Donnarummës dhe gruas së tij shtatzënë në Paris
11/09/2026 - 10:44

Një gjykatë penale në Paris ka filluar seancat dëgjimore në lidhje me sulmin e tmerrshëm që pësuan Gianluigi Donnarumma dhe e gruan e tij, Alessia Elefante e cila ishte...

Më shumëDetails

Chelsea synon talentin e Barcelonës, Marc Bernal në listën e Xabi Alonsos

Chelsea synon talentin e Barcelonës, Marc Bernal në listën e Xabi Alonsos
11/09/2026 - 09:42

Chelsea është aktualisht në pozitën më të mirë për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Marc Bernal, sipas raportimeve të GiveMeSport. 19-vjeçari, i rritur në akademinë “La Masia”, konsiderohet...

Më shumëDetails

Finalja e Botërorit 2030 në Marok? Zyrtari i federatës zbulon stadiumin gjigant me 115 mijë ulëse

Finalja e Botërorit 2030 në Marok? Zyrtari i federatës zbulon stadiumin gjigant me 115 mijë ulëse
11/09/2026 - 08:01

Destinacioni i finales së Kupës së Botës 2030 mund të jetë zbuluar para kohe, ndonëse FIFA ende nuk ka marrë një vendim zyrtar për stadiumin që do të...

Më shumëDetails

“Shumë boksierë do të rrëzoheshin”, menaxhri i Hërgoviqit: U godit sikur me 50 shkopinj bejsbolli!

“Shumë boksierë do të rrëzoheshin”, menaxhri i Hërgoviqit: U godit sikur me 50 shkopinj bejsbolli!
10/09/2026 - 16:54

Menaxheri i Filip Hërgoviqit, Keith Connolly, ka vlerësuar paraqitjen e boksierit kroat në fitoren ndaj Moses Itaumas, duke theksuar karakterin dhe inteligjencën e tij në ring. Hërgoviq ishte...

Më shumëDetails

Franca tërhiqet nga mbështetja për Infantino, kundërshtimi ndaj tij po rritet

Ky është njeriu që pritet ta zëvendësojë Infantinon si president i FIFA-s
10/09/2026 - 16:52

Franca nuk do ta mbështesë kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri si president i FIFA-s, ka bërë të ditur Federata Franceze e Futbollit (FFF). FFF...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë