Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

11/09/2026 - 16:54
në Lajme
A A
Sulmohet me shishe Fehmi Kupina në objektin e Komunës së Prishtinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dhënien në shfrytëzim 50-vjeçar të kompleksit “Tulltorja” te kompania “BGC SH.P.K.”, prapa së cilës qëndron Blerim Gërbeshi, i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për shpëlarje parash. Vendimi u përcoll me tensione e protesta me pranga nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa Komuna e Prishtinës dhe kompania kanë zgjedhur të heshtin përballë pyetjeve të Gazetës Insajderi.

Hapësira industriale e njohur si “Tulltorja” në Prishtinë pritet të pësojë një transformim rrënjësor pas vendimit më të fundit të Kuvendit Komunal. Mirëpo, prapa marrëveshjes për zhvillimin e kompleksit “Art Tech Tulltorja” fshihet një histori ligjore e problemave financiare të njërit prej njerëzve kryesorë të kompanisë fituese.

Marrëveshja 50-vjeçare dhe detajet e kontratës

Sipas marrëveshjes së negociuar ndërmjet Komunës së Prishtinës, e përfaqësuar nga Kryetari Përparim Rama, dhe investitorit “BGC SH.P.K.”, kompleksi prej 42,000 m² do të jepet në shfrytëzim për një periudhë 50-vjeçare.

Pikat kryesore të marrëveshjes përfshijnë:

Vlera e investimit: Në fazën e parë 5-vjeçare, investimi parashikohet të jetë deri në 10,000,000.00 €, ndërsa në fazat e dyta dhe të treta mund të arrijë deri në 20,000,000.00 €.

Destinimi i kompleksit: Hapësira do të shfrytëzohet për veprimtari afariste, kulturore, administrative, shërbime, gastronomi, aktivitete kreative dhe ekonomike. Përdorimi rezidencial (banimi) është i ndaluar, ndërsa elementet e trashëgimisë industriale obligohen të ruhen.

Afatet e punimeve: Punimet e renovimit të objekteve ekzistuese (përforcimi konstruktiv, fasadat, instalimet elektrike, hidraulike, ngrohja/klimatizimi, efikasiteti energjetik) do të zgjasin 9 muaj nga fillimi i punimeve. Ndërtimi i objekteve të reja duhet të përfundojë brenda 36 muajve pas renovimit.

Fitimi i Komunës: Investitori obligohet t’i paguajë Komunës së Prishtinës 15% të të gjitha të hyrave bruto/qarkullimit të projektit (nga qiratë e hapësirave, sallave, parkingjeve, oborreve dhe reklamave) me raportim dhe pagesë çdo 3 muaj. Çmimet e qirasë do të përcaktohen nga një trupë e përbashkët drejtuese/mbikëqyrëse.

Financimi dhe mirëmbajtja: Investitori mbulon 100% të shpenzimeve për projektim, ndërtim, mbikëqyrje, infrastrukturë përcjellëse dhe mirëmbajtje operative gjatë gjithë periudhës 50-vjeçare.

Pronësia finale: Pas përfundimit apo shkëputjes së kontratës, Komuna e Prishtinës fiton pronësinë e plotë mbi 100% të kompleksit (objektet e renovuara, ndërtesat e reja, infrastrukturën dhe pajisjet) pa asnjë kompensim shtesë dhe të liruar nga çdo barrë financiare apo juridike.

Kush është Blerim Gërbeshi?

Edhe pse projekti prezantohet si një hap i madh zhvillimor, lidhja e kësaj marrëveshjeje ngre pyetje të mëdha etike dhe ligjore.

Sipas të dhënave nga historiku i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) për Blerim Gërbeshin, ai figuron me rol si pronar/aksionar dhe drejtor/agjent i regjistruar në periudha të ndryshme në kompaninë “BGC SH.P.K.”

Burime të Gazetës Insajderi konfirmojnë se ai vazhdon të jetë pronar/aksionar prapa kësaj kompanie.

Gërbeshi nuk është emër i panjohur për drejtësinë kosovare:

Në qershor të vitit 2023, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj tij dhe dy të akuzuarve të tjerë (Mirsad Popova dhe Arjan Ibriqi) për veprën penale “shpëlarje e parave”.

Vendimi u mor nga gjykatësja Shadije Gërguri, pas një marrëveshjeje për pranim fajësie të lidhur me Prokurorinë Speciale.

Blerim Gërbeshit i u shqiptua një dënim unik prej 2 vite burgim me kusht (me periudhë verifikimi 3 vjeçare) si dhe 15,000 euro gjobë.

Krahas këtij dënimi, gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues ndaj tre të akuzuarve, duke konfiskuar dobinë pasurore të përfituar nga kryerja e veprave penale, të përshkruara si në aktakuzë

Si rrjedhojë, gjykata ka obliguar të akuzuarin Gërbeshi, që për veprën penale nga dispozitivi i parë të kompensojë shumën prej 100 mijë euro, pastaj për veprën penale nga dispozitivi i dytë shumën prej 100 mijë euro në mënyrë solidare me të bashkakuzuarin Mirsad Popova, si dhe për pikën e tretë shumën prej 150 mijë eurove, në mënyrë solidare me të akuzuarin tjetër, Arjan Ibriqi.

Gjykata ka obliguar të akuzuarit që kompensimin e kësaj vlere pasure prej 350 mijë euro ta bëjnë brenda një afati prej gjashtë muajve.

Në të kundërtën, sipas gjykatëses, nëse nuk ekzekutohet një detyrim i tillë nga të akuzuarit, do të bëhet shndërrimi i atij dënimi në dënim me burgim efektiv.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 shtator 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Blerim Gërbeshit, Arjan Ibriqit dhe Mirsad Popovës, me pretendimin se të njëjtit në periudha kohore nga viti 2012 deri në vitin 2014 kishin kryer veprën penale “shpëlarja e parave”.

Blerim Gërbeshi akuzohet se gjatë viteve 2012-2014 në vazhdimësi me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit dhe lëvizjes së pasurisë së përfituar në mënyrë të kundërligjshme me qellim që kjo pasuri të duket e ligjshme, paratë e fituara nga shitblerja e duhanit i kishte deponuar dhe transferuar në firma ndërkombëtare, duke realizuar transaksione në vlerë prej 365,770.98 euro, prej tyre 317,825.17 ishin deponuar, ndërsa transaksione dalëse ishin regjistruar 317,825.17 euro.

Në këtë mënyrë, Gërbeshi pretendohet se prej datës 06.04.2012 deri në datën 11.06.2013 ka transferuar për transfer ndërkombëtar për firmën “Mavrikos Import Sa Piraeus Grrece”, me përshkrim për pagesë malli shumën prej 69,780.00 euro, ndërsa me data tjera shumën prej 82,00.00 firmës ndërkombëtare “Tutinski Kombinat Cogar”, derisa më datën 20.06.2012 për firmën ndërkombëtare “Oldovan Train Minodor Romania”, shumën prej 12,000.00 euro.

Gërbeshi po ashtu akuzohet se në vazhdimësi me të akuzuarin Mirsad Popova kishte bashkëvepruar me qëllim të fshehjes së burimit të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, duke përfituar mjete në shuma të mëdha të cilat Blerim Gërbeshi, sipas aktakuzës, i kishte përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas aktakuzës, ata kishin vepruar duke hapur llogari për të deponuar shuma të ndryshme të mjeteve materiale, të cilat i akuzuari Gërbeshi, i kishte dhënë e më pas shumën prej 100,150.00 euro e kishin transferuar nga Banka Komerciale TEB, në Greqi në biznesin “Mavrikos Imports S.A Piraeus”, ndërsa përmes gjiro llogarisë të biznesit “DPH BONTON-B” më datë 10.07.2012 kishin deponuar shumën kesh prej 10,062.00 euro dhe me të njëjtën datë i kishin transferuar në Greqi.

Gjatë seancës ku u hodh në votim ky projekt, atmosfera në Kuvendin Komunal të Prishtinës ishte mjaft e tensionuar.

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) shprehën pakënaqësi të thella lidhur me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të kësaj prone komunale. Gjatë fjalës së kryetarit Përparim Rama, asamblistët e LVV-së nxorën pranga dhe krijuan zhurmë duke goditur tavolinat me duar në shenjë proteste.

Përkundër protestës, projekti u miratua me 31 vota për, 13 kundër dhe asnjë abstenim.

Kryetari Përparim Rama, e mbrojti fuqishëm projektin para asamblistëve:

“Ky projekt votohet sot. Tulltoren, nga hapësirë e mbuluar me bërllog, e pazhvilluar, e pasigurt dhe pa funksion për qytetin, po e kthejmë në Qendër për Zhvillimin e Artit, Kulturës dhe Teknologjisë. Kjo tokë nuk falet. Toka mbetet pronë e Kryeqytetit. Jepet në shfrytëzim për 50 vjet për me u zhvillu dhe, për këtë shfrytëzim, Kryeqyteti përfiton 1 milion euro çdo vit. Për 50 vjet, mbi 50 milionë euro për Kryeqytetin.”

Lidhur me këtë ngjarje, Gazeta Insajderi ka tentuar disa herë të kontaktojë me kompaninë “BGC SH.P.K.”, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gazetes.

Po ashtu, Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje edhe pranë Komunës së Prishtinës për të mësuar nëse institucioni i udhëhequr nga Përparim Rama ishte në dijeni se prapa kompanisë fituese qëndron një person i dënuar nga gjykata për shpëlarje parash. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Komuna e Prishtinës nuk ka kthyer asnjë përgjigje./Insajderi.or

JU REKOMANDOJMË

Liria ka Emër: Ejani me familjet tuaja nesër në Marshin për Liri, të mbrojmë lirinë, historinë dhe UÇK-në

Liria ka Emër: Ejani me familjet tuaja nesër në Marshin për Liri, të mbrojmë lirinë, historinë dhe UÇK-në
11/09/2026 - 16:39

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, që do të mbahet...

Më shumëDetails

Kurti: Emrat për nënkryetarët duhet të sqarohen në takime të përbashkëta

Pas shtyrjes së seancës konstituive, Albin Kurti bën këtë veprim të papritur
11/09/2026 - 16:32

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë një deputet të Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetar të Kuvendit, ndërsa ka kërkuar që...

Më shumëDetails

A do të marrë pjesë Albin Kurti në marshin për UÇK-në?

A do të marrë pjesë Albin Kurti në marshin për UÇK-në?
11/09/2026 - 16:20

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet nëse do t’i bashkohet nesër marshit për UÇK-në që është organizuar për nesër në prag të shpalljes së verdiktit...

Më shumëDetails

Maliqi: Kështu ka me shku kjo punë deri në paralizimin e Gjykatës Kushtetuese, ndryshe s’krijohet Republika e Tretë

Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
11/09/2026 - 16:08

Analisti politik, Agon Maliqi, tha se po bëhen manovra që “lideri”, duke iu referuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të zgjedhë elektoratin që ai e dëshiron, duke e...

Më shumëDetails

“Liria ka Emër” organizon dy tubime në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër” organizon dy tubime në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
11/09/2026 - 15:49

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar organizimin e dy tubimeve në Hagë, më 15 dhe 16 shtator, në prag dhe në ditën kur pritet shpallja e aktgjykimit...

Më shumëDetails

Edhe LDK lëshon sallën – seanca konstituive shtyhet për një ditë tjetër

Edhe LDK lëshon sallën – seanca konstituive shtyhet për një ditë tjetër
11/09/2026 - 15:09

Edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pas zhvillimeve në seancën konstituive. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Goditja ndaj “Trepçës” që la deri në 40 mijë euro dëm – bastisen pesë lokacione, katër persona nën dyshime

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë