Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

26/07/2026 - 14:05
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin klinika e specializuar në mbjellje të flokëve dhe trajtimeve estetike “Trandevue” Sh.P.K. me themelues Abdulalban Musliu në Prishtinë është gjobitur me 2 mijë euro për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor për gjobitjen e qendrës së gjenetikës “Trandevue”, që në rrjete sociale vepron me emrin “Trandevue Clinic”, thuhet se gjatë inspektimit të realizuar më 14 maj 2026 është konstatuar se ky institucion privat ofron shërbime shëndetësore të transplantit të flokëve, transplantit të veturllave dhe PRP në mënyrë të kundërligjshme, pasi që këto shërbime nuk i ka të lajmëruara e as licencuara në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Për shkak të këtyre gjetjeve, në fund të inspektimit, Inspektorati Shëndetësor me procesverbal i ka ndaluar klinikës “Trandevue” ushtrimin e veprimtarisë së transplantit të flokëve, transplantin e vetullave dhe PRPderi në lajmërimin në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Institucioneve Private Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht deri në licencimin e tyre.

Me rastin e këtij inspektimi, inspektorët kanë bërë gjetje skandaloze në “Trandevue Clinic”, pasi që aty kanë zbuluar se rreth 300 pacientë kanë marrë shërbime të palicencuara në Ministrinë e Shëndetësisë

Madje, inspektorët shëndetësorë kanë konstatuar se “Trandevue Clinic” ka reklamuar në mënyrë aktive shërbimet e transplantit të flokëvë, duke krijuar perceptimin e ofrimit të rregullt të këtyre shërbimeve për publikun.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Trandevue” Sh.P.K. për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Pra, me 14 maj 2026 klinikës “Trandevue” i ishte ndaluar transplanti i florëve, por nga një kërkim i thjeshtë në faqen e saj në Facebook, shihet se kjo klinikë ka vazhduar transplantet e flokëve të paktën nga data 23 maj, përderisa vendimi nga inspektorët shëndetësorë është lëshuar më 22 maj.

Foto: Abdulalban Musliu - pronar i "Trandevue"
Foto: Abdulalban Musliu – pronar i “Trandevue”

 

LEXONI EDHE:

Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë

Tags: Abdulalban MusliuKlinikaTrandevue

JU REKOMANDOJMË

Rama: Qeveria e “vadës së Lupçit” vendosi t’i bllokojë punimet në “Ishullin Urban”

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
10/09/2026 - 18:54

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar sërish Qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje për bllokimin e projekteve kapitale në kryeqytet. Rama ka deklaruar se Qeveria, pa dhënë...

Më shumëDetails

Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
10/09/2026 - 18:42

Për herë të parë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë është organizuar një turnir garues në lojën e shahut, në të cilin morën pjesë të burgosur të komuniteteve...

Më shumëDetails

Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)

Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)
10/09/2026 - 18:22

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë estetike...

Më shumëDetails

Aleanca bojkoton sërish seancën konstituive, Arifi: Nuk bëhemi pjesë e lojës së Kurtit

Arifi: Të gjithë janë të shqetësuar për konstituimin e kuvendit vetëm Kurti jo
10/09/2026 - 18:19

Avni Arifi nga Aleanca ka deklaruar se shtatë deputetët e këtij subjekti nuk do të marrin pjesë as në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Duke folur...

Më shumëDetails

“Nga 5 mijë dollarë për amerikanët nëse Republikanët i fitojnë zgjedhjet”, Hyseni e VV: A u shokuan Bajrami e Hoti

“Nga 5 mijë dollarë për amerikanët nëse Republikanët i fitojnë zgjedhjet”, Hyseni e VV: A u shokuan Bajrami e Hoti
10/09/2026 - 18:11

Presidenti amerikan Donald Trump u ka premtuar votuesve nga 5 mijë dollarë për çdo qytetar të rritur amerikan, nëse Partia Republikane arrin të mbajë kontrollin mbi Dhomën e...

Më shumëDetails

Takimi me Prattipatin, Hamza shpreh shqetësime për sjelljet e VV’së: Bllokada të marrë fund sa më shpejt

Takimi me Prattipatin, Hamza shpreh shqetësime për sjelljet e VV’së: Bllokada të marrë fund sa më shpejt
10/09/2026 - 17:48

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate ka dhënë detaje për takimin që i pari i kësaj partie, Bedri Hamza, ka zhvilluar me të Ngarkuarën me Punë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Daka sqaron situatën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Shkurt, po jo” Publikohen incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë