Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

26/07/2026 - 15:32
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Përveç aspektit ligjor, rreziku qëndron te pasojat shëndetësore nga aplikimi joprofesional: infeksione, deformime, reaksione alergjike dhe dëmtime serioze.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin subjekti privat shëndetësor “AB Beauty” me themeluese Agnesa Behluli në Ferizaj, është gjobitur me 2 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

“AB Beauty” është gjobitur pas inspektimit të realizuar nga inspektorët shëndetësorë më 12 shkurt 2026, pasi që është konstatuar se në mënyrë të kundërligjshme ka ofruar shërbimin shëndetësor invaziv të injektimit të fillerëve dhe botox-it, pa poseduar licencë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Inspektimi është fokusuar në dëshminë e licencimit të institucionit si estetikë thelbësore duke u bazuar në kodin etik, kodin profesional dhe standardet e cilësisë për ofrimin e shërbimeve invazive me theks të veçantë filler dhe botox. Gjatë kohës së inspektimit, është konstatuar se ky subjekt shëndetësor nuk posedon licencë për ushtrimin e veprimtarive shëndetësore nga Ministria e Shëndetësisë. Në sistemin online të Divizionit të Licencimit dhe Akreditimit në MSh nuk figuron që ky subjekt ka bërë aplikimin për licencimin të veprimtarisë shëndetësore”, thuhet në arsyetimin e vendimit për gjobitjen e “AB Beauty” me thelemuese Agnesa Behluli.

Tutje, inspektorët shëndetësorë në vendim tregojnë se themeluesja Agnesa Behluli ka pohuar se shërbimet invazive i ofron vetë ajo.

“U gjetën 3 (tre) ampula botox, si dhe 1 (një) shiringë botoxi, të cilat janë konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik. U gjet një listë që përmbante evidencë për shërbime si filler, botox. U gjetën formularë të plotësuar nga klientët për aplikimin e botox-it dhe fillerëve”, thuhet në vendimin që mban datën 25 shkurt.

Foto: Agnesa Behluli - pronar e AB BEAUTY 2026 (Agnesa Behluli B.I.)
Foto: Agnesa Behluli – pronare e AB BEAUTY 2026 (Agnesa Behluli B.I.)

LEXONI EDHE:

Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

JU REKOMANDOJMË

“Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president”, befason deputeti i LDK-së

“Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president”, befason deputeti i LDK-së
16/09/2026 - 20:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi. Sadiku ka thënë se...

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman, Rudolph: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin

Ambasadori gjerman, Rudolph: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin
16/09/2026 - 20:38

Ambasadori gjerman në Kosovë ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të shpallur sot në gjyqin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve....

Më shumëDetails

Pas vendimit të Speciales, Thaçin e vizitoi i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin

Pas vendimit të Speciales, Thaçin e vizitoi i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin
16/09/2026 - 20:15

vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi, e ka vizituar atë në njësinë e paraburgimit. Pas takimit, ai ka...

Më shumëDetails

Verdikti në Hagë, Eman Rrahmani: Do të veprojmë edhe me shkelje kushtetuese

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
16/09/2026 - 20:05

Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani, ka thënë se janë duke i analizuar veprimet që do t'i ndërmarrin për ta parandaluar një padrejtësi që po iu bëhet ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Elisa Spiropali

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
16/09/2026 - 19:52

Ish-ministrja Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata e Hagës. Sipas saj “Gjykata nuk mund ta rishkruajë si projekt kriminal luftën...

Më shumëDetails

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi
16/09/2026 - 19:29

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga një gjykatë në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë