Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, është deklaruar lidhur me konfrontimin që ia bëri një qytetar në Kuvendin e Kosovës, në ditën kur ‘Tempulli i Demokracisë’ u hap për mërgimtarët për vizitë.
Jashari për Kosova Live tha se ndjen keqardhje për sjelljen e tij dhe se beson që kjo është një reflektim e gjuhës polarizuese të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.
“Mua më ka ardhë keq për zotëriun në fjalë, më ka ardhë keq pastaj për etiketimet që janë vazhdu në rrjete sociale. Megjithatë, kjo besoj që është pasqyra që Vetëvendosje ka arritur një përçarje në shoqërinë tonë dhe këtu është reflektu më së shumti”, deklaroi ajo.











