Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale po vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor, ndërsa këtë herë është zgjeruar në gjithsej 18 komuna të Kosovës.
Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se afati i fundit për aplikim është 10 dhjetori, duke theksuar se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet një nga prioritetet e qeverisë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Postimi:
Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve me asistencë sociale po vazhdon edhe këtë vit shkollor edhe në më shumë komuna, 18 gjithsej.
Afati për aplikim është deri më 10 dhjetor, në vegëzën:
https://rks-gov.net/596
Edukimi në fëmijëri të hershme është prioriteti i qeverisë sonë, për të cilin po punojmë çdo ditë.
Qeveria për familjen.













