Pas disa minutash tensioni, janë kthyer tensionet në bulevard.
Në rrugë ka dalë një mjet ujëhedhës, i shoqëruar nga dhjetëra efektivë, teksa protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe me fishekzjarrë.
Policia po përpiqet të avancojë dhe të shpërndajë protestuesit për të mos i lejuar të grumbullohen në numër të madh.
Policia ka nisur edhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës, raporton Top Channel.













