Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali, dërgohet në paraburgim për një muaj

14/08/2026 - 16:39
në Lajme
A A
I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali, dërgohet në paraburgim për një muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Fehim Salit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Vendimin e ka marrë më 14 gusht gjyqtari i procedurës paraprake, Kushtrim Shyti, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktvendimit, paraburgimi do të llogaritet nga 13 gushti 2026, kur Sali ishte arrestuar, dhe do të zgjasë deri më 13 shtator 2026.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar se Sali ka hyrë në shërbim informativ të huaj, ka mbledhur të dhëna për të ose në ndonjë mënyrë tjetër ka ndihmuar punën e këtij shërbimi, veprime që parashihen si forma të veprës penale të spiunazhit.

Sipas gjetjeve të gjykatës, hetimi ndaj Salit është iniciuar pas një informacioni të pranuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) më 20 qershor 2025, lidhur me aktivitetin e dyshuar të tij dhe lidhjet me Shërbimin Informativ të Serbisë – BIA.

Në aktvendim thuhet se Sali dyshohet se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Zhelimir Matoviç, të njohur me nofkën “Zheljko”, të cilin AKI e ka identifikuar si zyrtar të BIA-s që nga viti 2002.

Gjykata thotë se, sipas provave të paraqitura nga Prokuroria, Sali dyshohet se i ka ofruar Matoviçit informacione për situatën politike në Kosovë, ka ndërmarrë veprime për identifikimin dhe fotografimin e zyrtarëve të AKI-së, ka ofruar të dhëna për persona të caktuar dhe ka propozuar persona si objektiva të mundshëm për kontaktim ose rekrutim nga BIA, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, sipas aktvendimit, ai dyshohet se ka ndërmjetësuar për çështje dhe dokumente të lidhura me institucionet e Serbisë, si dhe ka mbajtur kontakte me persona me ndikim politik e shoqëror në Kosovë dhe Serbi.

Gjykata ka theksuar se vetëm kontakti me një zyrtar të një shërbimi të huaj nuk do të ishte i mjaftueshëm për të krijuar dyshim të bazuar për spiunazh. Megjithatë, sipas saj, në këtë rast kontaktet janë vlerësuar së bashku me komunikimet, veprimet e dyshuara, masat e veçanta hetimore dhe provat e tjera të siguruara gjatë hetimit.

Në kuadër të hetimeve, gjatë kontrollit të automjetit dhe shtëpisë së Salit janë sekuestruar katër telefona celularë, dokumente relevante dhe rreth 40 mijë euro. Pajisjet elektronike pritet t’i nënshtrohen ekzaminimit forenzik.

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se ekziston rrezik i ikjes, pasi Sali është ndaluar më 13 gusht, rreth orës 04:00, në pikën kufitare në Merdare, gjatë daljes nga Kosova. Në vlerësimin e gjykatës ka ndikuar edhe fakti se ai posedon shtetësi të Kosovës dhe të Serbisë dhe ka lidhje familjare në Serbi.

Përveç rrezikut të ikjes, gjykata ka konstatuar edhe rrezik të ndikimit në dëshmitarë dhe prova, si dhe rrezik të përsëritjes së veprës penale.

Mbrojtja e ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim, duke argumentuar se Sali ka vendbanim të përhershëm në Kosovë, familjen dhe punën si mësimdhënës këtu, ndërsa udhëtimet e tij në Serbi kanë qenë për arsye familjare dhe personale. Vetë Sali ka mohuar kryerjen e veprës penale.

Gjykata, megjithatë, ka vlerësuar se masat më të buta, përfshirë arrestin shtëpiak, dorëzaninë apo paraqitjen në polici, nuk do të ishin të mjaftueshme për të siguruar praninë e tij dhe për të parandaluar pengimin e hetimeve./BetimipërDrejtësi/

JU REKOMANDOJMË

Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
14/08/2026 - 18:27

Bekim Salihu nga Instituti GAP, në një intervistë në EURO n’T7, ka thënë se Qeveria e vendit këtë vit ka vendosur të jetë strikte në grantin për arsim,...

Më shumëDetails

Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje

Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje
14/08/2026 - 18:09

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, i ka reaguar deputetëve të PDK’së, duke iu referuar me ironi si “gardianë të Kushtetutës”, se në vitin 2014 partia e tyre...

Më shumëDetails

Raif Gashi e demanton ish punonjësin e UDB-së për Vahide Brahën: Ajo ka qenë një Shote Galicë, më ka strehuar në ilegalitet

Raif Gashi e demanton ish punonjësin e UDB-së për Vahide Brahën: Ajo ka qenë një Shote Galicë, më ka strehuar në ilegalitet
14/08/2026 - 17:50

Raif Gashi, një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndjeu nevojën të shfaqet publikisht sot, përmes një reagimi në Gazetën Express, pasi dëgjoi të flitej jo mirë...

Më shumëDetails

Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi
14/08/2026 - 17:37

TV Dukagjini ka publikuar një fotografi ku shihet oficeri i Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), Zhelimir Matoviq, i cili dyshohet se ka qenë rekrutuesi i Fehim Salit, të...

Më shumëDetails

Policia “zbarkon” në veri, vazhdojnë kontrollet për armëmbajtje të paligjshme

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
14/08/2026 - 17:33

Policia e Kosovës po vazhdon kontrollet në fshatrat e komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit. Gjatë ditës së sotme, një aksion kontrolli është duke u zhvilluar...

Më shumëDetails

MIT-i pezullon nga puna zyrtarët ndaj të cilëve prokuroria ngriti aktakuzë

MIT-i pezullon nga puna zyrtarët ndaj të cilëve prokuroria ngriti aktakuzë
14/08/2026 - 17:30

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se zyrtarët, ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim pozitë, janë pezulluar nga detyra....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë