Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në gjendje të rënduar emocionale dhe duke përdorur tableta/ Çka deklaroi në polici Vezir Haziraj dhe çka thotë avokati për rastin e tij?

15/08/2026 - 21:01
në Pa kategori
A A
Policia njofton për arrestimin e Vezir Hazirajt: U dorëzua pasi që e pa se s’kishte mundësi largimi, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vezir Haziraj u dorëzua sot në polici, pas 8 ditësh qëndrimi në arrati, si i dyshuar për disa vepra penale.

Ai u intervistua për ca çaste në prani të avokatit mbrojtës.

Në procesverbalin e siguruar nga IndeksOnline mësohet se avokati i Hazirajt, Asdren Mekaj, ka kërkuar që klientit të tij t’i bëhet ekzaminimi, pasi ky i fundit është në gjendje të rënduar emocionale.

Haziraj deklaroi përpara ekipit hetues se është duke përdorur medikamente si tramadol dhe diazepam, të cilat zakonisht shfrytëzohen si analgjetik dhe qetësues.

Avokati Mekaj ka deklaruar për IndeksOnline se çështja aktualisht ndodhet në fazë fillestare.

“Për momentin nuk do të ketë deklarim të detajuar lidhur me rrethanat e rastit. Çështja ndodhet ende në fazën fillestare dhe, në këtë moment, prioritet i mbrojtjes është garantimi i plotë i të drejtave të të mbrojturit, si dhe vlerësimi i rrethanave relevante që lidhen me gjendjen e tij dhe nevojën për një vlerësim profesional.

Në këtë drejtim, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Policinë e Kosovës për profesionalizmin, korrektësinë dhe qasjen e treguar gjatë trajtimit të këtij rasti. Bashkëpunimi institucional dhe respektimi i të drejtave të personit të përfshirë janë veçanërisht të rëndësishme në një fazë të tillë të procedurës” tha Mekaj.

Ai shtoi se informacionet e mëtutjeshme do të ndahen pas përfundimit të vlerësimeve përkatëse dhe në funksion të respektimit të plotë të interesave dhe të drejtave të të mbrojturit.

Në njoftimin e sotëm, Policia e Kosovës deklaroi se Haziraj “duke e parë se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, deklaroi për IndeksOnline se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, Haziraj është ndaluar për 48 orë.

“Brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore, për çka do ju mbajmë të informuar” përfundoi Nikçi.

Vezir Haziraj prej kohësh njihej si person problematik në Istog dhe jo vetëm, teksa për disa raste të ndryshme penale kishte pasur edhe dosje në polici.

JU REKOMANDOJMË

Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare ngre alarmin

Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare ngre alarmin
15/08/2026 - 22:59

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar statistikat për lejeqëndrimet e përkohshme të lëshuara në Kosovë gjatë muajit korrik, ku rezultojnë gjithsej 1,259 lejeqëndrime.Sipas të dhënave, 748 lejeqëndrime...

Më shumëDetails

Ali Ahmeti tha se ka pasur ‘‘projekt për ndarjen’’ e Maqedonisë, i reagon Menduh Thaçi: S’ka pasur dokument, s’ka ekzistuar

Ali Ahmeti tha se ka pasur ‘‘projekt për ndarjen’’ e Maqedonisë, i reagon Menduh Thaçi: S’ka pasur dokument, s’ka ekzistuar
15/08/2026 - 22:52

Nuk ka ekzistuar dokument për ndarjen e Maqedonisë dhe se ideja për ndarjen e vendit është nxjerrë nga pseudo-akademikë të UDB-së, thotë kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke...

Më shumëDetails

Rusia paralajmëron SHBA-në dhe Turqinë: Transferimi i armëve në Ukrainë do të shkaktojë dëme

Rusia paralajmëron SHBA-në dhe Turqinë: Transferimi i armëve në Ukrainë do të shkaktojë dëme
15/08/2026 - 22:42

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Turqinë lidhur me raportimet për një transferim të mundshëm të armëve dhe municioneve amerikane nga territori turk drejt Ukrainës. Zëdhënësja e...

Më shumëDetails

Afrim Hoti: Është momenti i fundit për kompromis, zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Afrim Hoti: Është momenti i fundit për kompromis, zgjedhjet nuk janë zgjidhje
15/08/2026 - 22:30

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, e konsideron shkuarjen në zgjedhje të reja si humbje kohe, në një kohë kur vendi po përballet me krizë politike dhe institucionale....

Më shumëDetails

Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani

Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani
15/08/2026 - 22:25

Komentet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta shpallur Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së shkaktuan një reagim nga Irani, i cili deklaroi se Ngushtica do të vazhdojë...

Më shumëDetails

Vezir Haziraj me 12 aktakuza, probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare

Vezir Haziraj me 12 aktakuza, probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare
15/08/2026 - 22:11

Vezir Haziraj, i kërkuar së fundmi për tentim-vrasje, rezulton të ketë pasur probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare. Sipas dosjes së siguruar nga Klan Kosova, ndaj tij...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë