Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I infiltruar i CIA-s në Al-Kaeda? Historia e shqiptarit që përballet me deportimin nga SHBA

21/08/2026 - 07:48
në Lajme
A A
I infiltruar i CIA-s në Al-Kaeda? Historia e shqiptarit që përballet me deportimin nga SHBA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Administrata e Presidentit Donald Trump po përpiqet të deportojë Blerim Skoron, një shtetas me origjinë nga Kosova, i cili pretendon se ka punuar për CIA-n dhe ka qenë i infiltruar në rrjete terroriste pas sulmeve të 11 shtatorit, duke ndihmuar në arrestimin dhe dënimin e anëtarëve të disa organizatave terroriste.

Agjentë të Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) e arrestuan 55-vjeçarin më 3 gusht, jashtë një zyre emigracioni në Elizabeth, New Jersey, ku ai kishte shkuar për të rinovuar dokumentet e tij.

Avokatët e Skoros kanë paraqitur një kërkesë në gjykatën federale për të ndaluar deportimin e tij, duke argumentuar se ai ka kryer për vite me radhë punë të rëndësishme për agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës dhe se, për shkak të kësaj veprimtarie, rrezikon të torturohet ose të vritet nëse kthehet në Kosovë.

Skoro, i cili jeton në Staten Island, New York, me gruan dhe tre fëmijët e tij, kishte marrë në vitin 2022 një shtyrje të deportimit për shkak të rrezikut që i kanosej nëse kthehej në Kosovë.

Sipas avokatëve të tij, vendimi ishte marrë pjesërisht për shkak të ndihmës që ai kishte dhënë në sigurimin e arrestimeve të anëtarëve të Al-Kaedës, Al-Shabaab dhe Hezbollahut.

“Nuk e mendova kurrë se do të më tradhtonin në këtë mënyrë”, i tha Skoro CBS News nga Qendra e Paraburgimit Elizabeth në New Jersey. “Ju lutem, nëse vdes, duhet të vdes në këtë vend që fëmijët e mi të më varrosin.”

Si nisi bashkëpunimi me autoritetet amerikane

Sipas dokumenteve të FBI-së, marrëdhënia e Skoros me zyrtarët amerikanë të inteligjencës nisi pasi ai u arrestua për trafik droge në vitin 2000.

Ai kishte ardhur në SHBA në vitin 1994, pasi kishte kërkuar azil pas largimit nga Ushtria e atëhershme Jugosllave. Sipas deklarimeve të tij, familja e tij ishte larguar nga Kosova gjatë konfliktit të viteve ’90.

Gjatë kohës që vuante dënimin në një burg federal në Pensilvani, nga viti 2002 deri në vitin 2006, Skoro thotë se mblodhi informacione për FBI-në mbi persona të dyshuar për terrorizëm.

Dokumente të redaktuara të FBI-së nga viti 2004, të siguruara nga CBS News, e rendisin Skoron si informator në një hetim që lidhej me Osama bin Ladenin. Dokumentet përmendin se ai kishte dhënë informacione të konsideruara “të zbatueshme” dhe “të besueshme”, përfshirë të dhëna mbi një kamp trajnimi në Siri.

Pas 11 shtatorit, Skoro pretendon se CIA e rekrutoi për të shfrytëzuar lidhjet e tij me qarqet radikale islamike.

Pretendon se infiltroi Al-Kaedën

Skoro thotë se në vitin 2007 u deportua në Kosovë dhe se CIA i kërkoi të infiltohej në rrjetet e Al-Kaedës nga Ballkani.

Sipas deklarimeve të tij, ai veproi si agjent i fshehtë nga viti 2007 deri në vitin 2009, duke udhëtuar në Kosovë, Siri, Liban, Jordani, Pakistan dhe Egjipt.

Ai pretendon gjithashtu se ndihmoi në arrestimin e Betim Kaziu, një shtetas nga Brooklyn i dënuar me 27 vite burg pasi tentoi të siguronte armë për organizatën terroriste somaleze Al-Shabaab, me qëllim sulmimin e trupave amerikane jashtë vendit.

Sipas deklaratës së tij ligjore, Skoro i dha fshehurazi një bashkëpunëtori të CIA-s vendndodhjen e Kaziu në Kosovë, çka çoi në arrestimin e tij në vitin 2009.

Skoro pretendon gjithashtu se ka ndihmuar në parandalimin e dërgesave të uraniumit në Kosovë dhe se, pas kthimit në SHBA, ka vazhduar t’u japë informacione FBI-së dhe Departamentit të Policisë së Nju Jorkut.

Gjykata e kishte ndaluar deportimin e tij në Kosovë

Në nëntor të vitit 2022, një gjykatës federal ndaloi deportimin e Skoros drejt Kosovës, për shkak të rrezikut të torturës dhe vrasjes së tij atje, në bazë të Konventës Kundër Torturës.

Megjithatë, vendimi nuk i dha atij status të ligjshëm qëndrimi në SHBA.

Avokatët e tij argumentojnë tani se, për shkak të mbrojtjes së dhënë nga gjykata në vitin 2022, ICE duhet të marrë autorizim gjyqësor përpara se ta deportojë.

Gjykatësi federal Robert Kirsch i ka kërkuar qeverisë amerikane të përgjigjet ndaj kërkesës së Skoros.

ICE ka pranuar kërkesën për koment nga CBS News, por nuk ka dhënë përgjigje. As CIA dhe FBI nuk kanë komentuar mbi rastin.

Gruaja e tij, Susan Skoro, e cila ishte me të kur u arrestua, e cilësoi ndalimin si një tradhti.

“Ai e kreu dënimin e tij. Ai pothuajse humbi jetën dhe askujt nuk i bëhet vonë. Ai meriton një falje”, tha ajo./Cbsnews

JU REKOMANDOJMË

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?
21/11/2026 - 22:53

Ligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026 parasheh ndarjen e 102 milionë eurove për mbulimin e kostos së pagës së 13-të...

Më shumëDetails

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?
21/11/2026 - 22:34

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë të Pejës është përfshirë nga zjarri për herë të dytë, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales
21/11/2026 - 21:26

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë afat deri më 27 nëntor për të dorëzuar njoftimet për apel kundër aktgjykimit të shkallës së...

Më shumëDetails

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik
21/11/2026 - 20:18

Çështja e energjisë elektrike dhe paralajmërimet për një dimër të vështirë kanë rikthyer kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e këtij sektori. Në mesin e kritikëve është...

Më shumëDetails

Kurti jep lajmin e mirë: Projekti i banimit social në Pejë drejt fundit

Kurti jep lajmin e mirë: Projekti i banimit social në Pejë drejt fundit
21/11/2026 - 20:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë lajmin e mirë se projekti i banimit social në Pejë është në fazën finale, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

KEK nënshkruan kontratë afro 95 mijë euro për remontin e pajisjeve vitale në “Kosova A”

Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyrave të korporatës
21/11/2026 - 19:52

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 94 mijë e 598 euro e 24 centë për mirëmbajtjen preventive dhe remontin e furnizuesve të thëngjillit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga Kosova dyshohet se mashtruan 85 të moshuara në Norvegji, grupi bënte jetë luksoze

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë